Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 24, 2005

Lajme ditore nga Flori-Press-i

Lene: BE synon Kosovën demokratike e shumë etnike Aktuale
"Bashkimi Evropian synon Kosovën demokratike dhe shumë etnike. Unioni kundërshton kthimin në gjendjen e para vitit 1999 si dhe ndarjen e Kosovës, apo bashkangjitjen e saj ndonjë vendi fqinj", tha i dërguari i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stephan Lehne.
Për gazetën austriake "Standard" ai tha se gjendja e pakicave, do të jetë çështje vendimtare në negociatat për statusin.