Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 24, 2005

Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën për Kosovën

Kuvendi i Shqipërisë njëzërit e ka miratuar rezolutën për Kosovën. Për rezolutën, e cila më parë u miratua në parim, votuan të gjithë deputetët e pranishëm në sallë. Rezoluta e hartuar nga komisioni i Jashtëm i Kuvendit e përshëndet vendimin e Këshillit të Sigurimit të KB, duke nënvizuar nevojën e kalimit nga statusi aktual në krijimin e një shteti të pavarur dhe demokratik evropian.