Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 13, 2005

Kush ishte Lekë Dukagjini?



nga Llemadeo

Lekë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar.

Per studiuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet. Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit.

Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit.

Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.

Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe.

"Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.

Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.

Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe.

"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.

Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.
Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".

Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.

Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an

Kronologjia e jetës së tij
Në shek.VII-të permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.

1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.

1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.

1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.

1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.

1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.

1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.

1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.

1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.

1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.

1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Za****ne per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.

1447 Vriten ne pusi Leke Za****a se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.

1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.

1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.

1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.

1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.

1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.

1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.

1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.

1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.

1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.

1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.

1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.

1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.

1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.

1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.

1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.

1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.

1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.

1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.

1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.

1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta.


Korrieri


Princi i perfolur Leke Dukagjini
Nga Tonin Cobani
Leke Dukagjini eshte nje figure historike mjaft komplekse. Madje eshte nje figure edhe e legjendarizuar, nese e pranojme kete term, ashtu sic e kemi pranuar per Heroin tone Kombetar Gjergj Kastriot-Skenderbeun.

Leke Dukagjin (1410-1481) ishte bashkekohes i Gjergj Kastriotit (1405-1468). Historia i njeh te dy si princer trashegimtare, qe u lartesuan kur moren ne sundim dy principatat qe mbanin mbiemrat e tyre: Leka - te Dukagjineve, pas vdekjes se te atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - te Kastrioteve me 1443, tete vjet pas vdekjes se te atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjineve kishte si kryeqender qytetin e Lezhes, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe ne verilindje te Shkodres dhe shtrihej deri thelle trojeve te Serbise se sotme me kryeqender te dyte qytetin e Ulpianes afer Prizrenit; ndersa Principata e Kastrioteve me kryeqender Krujen, perfshinte Matin dhe krahinen e Dibres, duke u shtrire nga keshtjella e Rodonit ne bregdetin e Adriatikut.

Deri ne kohen kur vihen ne krye te principatave te tyre, Leke Dukagjini kishte marre nje kulture te gjithanshme me fryme humaniste te Rilindjes Evropiane, ne qytete te tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra; nderkohe qe Sk-nderbeu kishte bere nje karriere te shpejte dhe te shkelqyer prej ushtaraku ne oborrin e sulltan Muratit II.

Ne udheheqje te Beselidhjes Shqiptare (themeluar ne Lezhe me 1444) Skenderbeu e ndien perhere prane vetes Leken (fillimisht te atin e tij Pal Dukagjinin), sepse te dy luftuan krah per krah (apo edhe iu kundervune njeri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndersa Leke Dukagjini e pasoi vepren e tij, duke u prire shqiptareve ne fazen me te veshtire te rezistences se tyre antiosmane, deri ne fund te jetes se vet (1481).

Me te drejte kroniste e historiane, duke filluar nga Tivarasi\Biemi, Frengu, Barleti e Muzaka, bashkekohes te tyre, e deri te Gegaj e Noli te shek.XX, kane ndricuar bemat e Gjergj Kastriotit dhe neper to kane permendur edhe Leke Dukagjinin, ashtu sikunder disa princer te tjere te kohes. Por nuk do te mund te thuhet se, po me te drejte, ata, historiane e kroniste, e kane perfolur vend e pa vend Leke Dukagjinin, vetem e vetem se ishin te magjepsur prej heroit te vepres se tyre, Skenderbeu. Me me barazpeshe se historianet kane vepruar "legjendarizuesit" anonime te figurave te tilla. Nga anonimati, Skenderbeu u identifikua me princin dragua, qe guxon te matet dhe fiton ne cdo rast me kucedren; ndersa te Leke Dukagjini u pa princi engjell, qe u shfaq me guxim dhe urtesi per te ruajtur ne vazhdimesi shqiptarizmen.

Historianet e kane perfolur qe ne krye Leke Dukagjinin, sepse kerkuan te ai nje personazh antagonist te Skendebeut per ta intriguar jeteshkrimin e heroit te vetem shqiptar, qe njohu Evropa ne perballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin te fajesonin Evropen perendimore, qe nuk arriti te krijonte nje koalicion antiosman ne Ballkan. Ata nuk guxuan te gjykonin, vecanerisht, Republiken e Venedikut, qe jo vetem nuk u qendroi aleate shqiptareve kur mbanin mbi supet e tyre nje perandori te tere te egersuar kunder Evropes, por e shrytezoi rezistencen e tyre per interesat e veta komercialiste, duke i percare princerit shqiptare me intriga, duke i kundervene ata njeri me tjetrin edhe me arme dhe, kur nuk ia arrinte kesaj, duke i shpallur armiq te Republikes dhe te Krishterimit. Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjnin. Ndersa historianet kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e tij (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj historianet heshtin. Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa qe gjalle.

Por te perfolurit e Leke Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes se tij, ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane ne principaten e tij e me gjere. Te perfolurit pas vdekjes ka te beje me vepren, Kanunin, qe u la trashegim Leke Dukagjini shtetasve te tij, shqiptareve. Thelbi i Kanunit te Leke Dukagjinit jane fjalet e urta te dala nga goja e tij, qe u ruajten (dhe u pasuruan) brez pas brezi per gati gjashte shekuj. Ky fenomen homerik ka legjendarizuar emrin e Leke Dukagjinit duke e kthyer ate ne nje mit te vertete, aq sa studiuesit e kane pasur te veshtire ta pranojne si nje realitet historik. Prandaj disa syresh kane vazhduar ta perflasin Leke Dukagjinin, se bashku me Kanunin e tij, ashtu si eshte perfolur e verbuar Homeri, se bashku me Iliaden e Odisene e tij (Sa per ngjashmeri edhe Leke Dukagjinit i eshte sajuar nje vella i verber). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike per Leke Dukagjinin, mund te hidhet drite per kohen dhe rrethanat kur u ngjizen fjalet e urta te Kanunit te tij.

Ne fund te viteve '50 te shek.XV Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara: Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principates, eshte shkaterruar me themele nga turqit me pare se te binte ne doren e tyre Prizreni (1458), nje qender tjeter e zhvilluar e Principates se Dukagjineve. Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka pushtuar keshtjellen e Shatit ne Zadrime per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt. Me malesoret e Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetem ringriti qyteze-keshtjellat e veta, por siguroi ne menyre te panderprere nje ushtri te mjaftueshme qe luajti rol te rendesishim ne kuadrin e trupave te Lidhjes se Lezhes nen komanden e Skenderbut dhe me pas. Ne kembin te kesaj gatishmerie, Leke Dukagjini u siguroi malesoreve te principates se tij dhe te gjithe atyre qe u bashkuan me te per te gjetur mbrojtje, vecanerisht, pas vdekjes se Skenderbeut, lirine brenda organizimit te tyre fisnor, te cilen ne kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta te formuluara apo te rithena prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi nder shekuj si "Commom law" anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefen Gjecovit, ne kapercyell te shekujve XIX-XX.

Ne kohen kur Gjecovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, se bashku me autorin qe e kishte dhene ate, ishin te shenjteruar prej te gjithe shqiptareve, pavaresisht nga besimi fetar i tyre. Ne popull nuk mbeti i perfolur emri i Leke Dukagjinit, perkundrazi, ai u heroizua. Fakti qe nje sundimtar ishte kthyer ne nje hero te vertete, popullor e kombetar, mund te shpjegohet sipas nje teorie qe thote se masat popullore (malesoret), duke i pranuar sundimtaret dhe kaloresit si heronj te tyre, ata vete "identifikoheshin me vlerat e prijesit dhe te fisnikerise ose, te pakten, sepse atyre u duhej ta strukturonin boten e tyre neper mjet modelesh qe u jepte grupi sundues" (P.Burke:169).

Kanuni i Leke Dukagjinit eshte nje veper unikale me fryme humaniste e periudhes se Rilindjes Evropine ne gjuhen shqipe, e cila, megjithese u perfol dhe vazhdon te perflitet edhe sot e kesaj dite, eshte vleresuar nga studiues serioze, vendas dhe te huaj, si nje "veper monumentale" (A.Buda\Gjecovi-Kryeziu:22), "kontribut ne thesarin e kultures boterore" (C. Von Schwerin\Hylli i Drites 1939:502) dhe autori i saj, Leke Dukagjini, eshte cilesuar "nje personalitet imponues" (E.Durham:116) e "Hero Kombetar" (J.Hahn:114) i popullit te vet. Shume shkrimtare dhe artiste i kane kushtuar vepra, ne mes te te cileve Dritero Agolli ("Mundja e Leke Dukagjinit", poezi, 1969), Henrik Lacaj ("Dy princa per nje vashe", drame historike vene ne skene me regjine e vete autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit "Rozafat" te Shkodres me 1937, ku rolin e Leke Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaci), arbereshi Anton Santori ("Alessio Ducagini", melodrame, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar me 1983), piktori Naxhi Bakalli ("Kuvendi i Dukagjinit", tablo murale 4x3.2m ne Muzeun Historik te Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjell Berisha ("Rrenjet e Dukagjinit", vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota ("Leke Dukagjini", portret, Galeria e artit ne Shkoder), skulptori Sotir Kosta ("Leke Dukagjini", portret ne bronz-GKA Tirane dhe Muzeu Kombetar i Skenderbeut ne Kruje, 1982) etj.

Si apokrif i Leke Dukagjinit ka mbetur portreti i i Simon Rrotes (1887-1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit ne pamje ballore, me nje veshtrim te mprehte ku bashkohet zgjuarsia dhe urtesia, veshur me nje jelek te kostumit tradicional te malesoreve te veriut, me shpate ne brez dhe me nje doreshkrim te Kanunit ne doren e majte, qe te sugjeron intelektualin humanist te shek.XV. Kur behet fjale per fisnikun fiorentinas me "nje personalitet te jashtezakonshem", Lorenzo de' Medici, me te cilin ne kemi dashur ta perafrojme Leke Dukagjinin qe ne fillim te ketij jeteshkrimi, shkruhet se "ishte nje politikan gjenial, i cili mund te dallonte pushtetin e njemendet nga shfaqjet e jashtme te tij. Frontespisi i librit te tij e tregon ne rruget e Firences, te veshur si nje qytetar i thjeshte, te rrethuar prej vajzash qe kendojne baladat e tij... Ne te vertete, Lorenzo-ja ishte nje poet i mire dhe perkrahesi me bujar i poeteve te tjere si dhe i shkencetareve e filozofeve" (K.Clark:106). Keshtu mund ta perfytyrojme deri ne nje fare shkalle edhe Leke Dukagjinin, poezite e te cilit do te ishin sentencat e Kanunit. Nese ky krahasim nuk do te shkonte, si cdo krahasim tjeter, se paku, Principata e Dukagjineve mund te perqasej me oborret me te vogla te Italise veriore ne cerekun e fundit te shek.XV, te cileve "Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa Firences" (K.Clark:107). Dhe Leka mund te perafrohej, ndoshta, me Duken e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili "nuk ishte vetem nje burre jashtezakonisht i kulturuar dhe i mencur, por edhe strategu i madh i kohes se vet, qe diti te mbronte zoterimet e tij prej katileve qe e rrethonin. Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij te cmuara e tregojne duke lexuar nje nga doreshkrimet e tij. Eshte i veshur me parzmore dhe tere pajimet luftarake... Pallatin e tij nisen ta ndertonin si keshtjelle mbi nje shkemb thuajse te pakalueshem dhe vetem me pas, kur fituan siguri, lejuan t'i jepnin atij pamjen e bute dhe te sterholluar, qe e bene nje nga monumentet me te bukura arkitektonike te botes" (K.Clark:107 ).

Ne sot nuk jemi ne gjendje as te restaurojme nje keshtjelle a pallat princeror te Leke Dukagjinit,aq me pak, te mund ta vleresojme ate qe nuk ekziston me superlativa: "me i bukuri ne bote, ne mesdhe apo rajon", sepse ne ate kohe "keshtjella e qytete te lulezuara (shqiptare). me pallate e monumente. u zhdukne nga faqja e dheut . mbetne si hieje te bukurise dhe shkelqimit te vjeter" (F.S.Noli:591-592). Por Kanuni i Leke Dukagjinit eshte vertete monumenti me i rendesishem i kultures shqiptare gjate periudhes se Rilindjes Evropiane, qe ka gjalluar prej gjashte shekujsh dhe ka luajtur nje rol te jashtezakonshem ne jeten e popullit, ne gjuhen e te cilit eshte krijuar.




____________
O shtegtar që shkon në Shkodër, mos u ndal aty, por vijo më përpjetë dhe vetëm atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra.
( Indro Montanelli )

Zbulohet botimi i vitit 1933. ''Në kohën e diktaturës e ruajtëm duke e mbështjellë me një revistë partizane”

Zbulohet botimi origjinal i Kanunit të Lekë Dukagjinit

nga Kastriot Bushi

Thotë pa mëdyshje se familja e tij ka ruajtur me fanatizëm Kanunin origjinal të Lekë Dukagjinit, madje këtë botim ia kanë kërkuar disa shtëpi botuese dhe shumë shpejt do ta dorëzojë në njërën prej tyre. Gjergj Bugu rrëfen për gazetën se si babai i tij ka arritur ta ruajë me fanatizëm këtë “kushtetutë”, botim i vitit 1933 edhe në kohën e diktaturës, kur shtëpia e tij ishte bërë disa herë objekt kontrolli i agjentëve të sigurimit të shtetit. I botuar disa herë, Kanuni i Lekë Dukagjinit ka ardhur te lexuesit në forma të ndryshme deri në formën e sotme. Shtëpitë botuese kanë marrë përsipër të ndryshojnë ose të ndërhyjnë në fjalë të ndryshme, duke u munduar të sjellin aktet ligjore dhe nënligjore që ndodhen aty në formën më të kuptueshme për lexuesit. Përkundër kësaj, familja Bugu, me banim në Shkodër, pretendon se ruan të vetmin botim origjinal të Kanunit të Lekë Dukagjinit, me të gjithë fizionominë e tij.

Si e ruajtëm Kanunin
Botimi që është ruajtur me fanatizëm nga familja Bugu është i vitit 1933 dhe pa emrin e një autori. Ai është blerë në vitin 1956 nga Pal Bugu. Sipas djalit të tij, Gjergj Bugu, ky botim është më origjinali ndaj dhe kohët e fundit është kërkuar nga disa shtëpi botuese. “Edhe fjalët aty janë shkruar si 560 vite më parë”,- thotë Gjergji. Ai tregon se si babai i tij e ka ruajtur këtë “kushtetutë që nuk ka të paguar”. “Im atë, Pali, e ka ruajtur në bibliotekën e tij, në të cilën ndodheshin rreth 450 lloje librash. Ai ka mundur të ndryshojë vetëm kopertinën e tij. Gjatë kohës së monizmit, kanunin e mbështolli, me një revistë me partizanë, për ta shpëtuar nga shkatërrimi”,- kujton Gjergji. Pal Bugu ka punuar në ushtri si kapter. Por në kohën që kryente këtë detyrë, u akuzua se kishte harxhuar më shumë fishekë se sa ishin parashikuar. Regjimi i asaj kohe e futi në burg, duke e arrestuar për abuzime. Sapo përfundoi në qeli, akuza ndryshoi shumë shpejt,. Ai u akuzua për agjitacion dhe propagandë, duke u dënuar me 12 vjet burg. Shtëpia e tij u bë objekt i disa kontrolleve, por Pali e kishte gjetur më së miri marifetin që Kanuni të mos përfundonte në zjarr. E kishte mbështjellë Kanunin me faqen e parë të një reviste partizane dhe e kishte vendosur mes 450 lloj librave që kishte në bibliotekë. “Kjo kopertinë e ruajti Kanunin nga sekuestrimi dhe babain tim nga shtimi i viteve të burgut”. Me fanatizëm u ruajt Kanuni edhe nga djali i vetëm i Palit, Gjergji. “Babai im nuk rron më, por qëllimi i tij ka qenë që çdo gjë të mirë t’ua përcjellë fëmijëve dhe brezave”,- thotë Gjergji. Sipas tij, Kanunit nuk i ka ikur koha. “Por kur një gjë nuk e konsumon, nuk ia di shijen. Kështu po ndodh dhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Pra po ta studiosh edhe do ta vlerësosh”. Gjergji nuk do ta jepte këtë libër edhe sikur ta kërkonin ta blinin me flori. “Është një kushtetutë që unë e kam trashëguar nga im atë. Kam parë që Kanuni i Lekës është botuar nga disa shtëpi botuese, por jo si ky origjinali. Për mua ka vlera të jashtëzakonshme. Miliarda lekë të më ofronin, për mua nuk kanë vlerë përpara këtij botimi që zotëroj. Ky është kanuni që ka shuar gjakmarrjen, është ky kanun që u ka dhënë jetë njerëzve. Është ky kanun që e vlerëson njeriun si qenien më të vlerësuar në jetë. Është ky kanun që ka shmangur konfliktet”,- vlerëson Gjergji. Ai thotë se gjatë gjithë jetës së tij ka zbatuar me përpikmëri ligjet e kësaj “kushtetute të çmuar” .“E dija që po të ma gjenin në shtëpi do të më dënonin dhe mua Por unë nuk mund të rrija pa Kanunin dhe pa e studiuar atë” përfundon Gjergji.

Pas viteve ’90, Pali punoi për pajtimin e gjaqeve
Familja e Pal Bugut ka vite që është vendosur në qytetin e Shkodrës. Eshtë një nga familjet më të vjetra dukagjinase, që nuk ka trashëguar më shumë se një djalë. Atje në Dukagjin familja ka shtëpinë dykatëshe, me frengji, por që nuk banohet nga askush. Kati i parë i shtëpisë, tregon Gjergji, ka shpërbyer për bagëtitë, ndërsa në katin e dytë jetonin pjesëtarët e familjes. Familja dhe gjithë fisi Bugu njihet si një familje e ndershme dhe patriotike në të gjithë zonën, e respektuar dhe mikpritëse. Pas viteve ‘90 Pali punoi me misionin e pajtimit të gjaqeve, në zonën e Dukagjinit dhe të Shkodrës, deri dy vjet më parë, kur ndërroi dhe jetë. Nga të njohurit cilësohet si njeri i qetë dhe tepër i matur. Pal Bugu e bleu Kanunin në vitin 1956, por asnjëherë nuk tregoi, duke ruajtur besën dhe fjalën, se kush ishte personi që ia dha. Nuk e tregoi as pas viteve ’90, thotë i biri.

Shekulli




____________
Kush e harron të kaluarën, ai nuk ka as të ardhme!