Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 05, 2005

Kërcënim global nga Virusi H5 N1


Botuar ne Flori-Press dhe Floart
(Te dashur lexues,ju sjellim shkrimin per virusin e gripit te shpezeve,i cili kercnon edhe regjionin tone.Per momentin ne
Kosove deri me tash nuk eshte izoluar virusi H5N1.Ekipet e
mjekeve nga IKSHPK,nga institucionet veternere te MBPZHRK
jane ne teren. Dozat e vaksinave kunder gripit jane rreth 10
mije sosh te siguruara nga MSHK,kurse Kosoves i lypsen rreth
100.000 vaksina.Poashtu preparatet dezinfektuese MSHK akoma
nuk i ka siguruar.Te njajten problem e ka edhe MBPZHRK ngase
me rreth 400.000 euro sa jane dhene kesaj ministrije nuk mund te
parandaloj zhdukjen totale te faunes tone te begatshme...
Me gjeresisht lexoni shkrimin nese ju intereson te plote ne Flori-Press dhe Floart.)
Kërcënim global nga Virusi H5 N1







Origjina e virusit



Tregjet e hapura të shpendëve ndihmojnë në përhapjen e virusit
Tregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve.

Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë. Ato përhapen nëpërmjet glasave dhe sekrecioneve të tjera.

Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen.

Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar.

Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë.
Dimensioni njerëzor



Kina mori masa urgjente pasi gripi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e shpendëve migrues

Kina mori masa urgjente pasi virusi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e zogjve migrues.

Simptomat tek njerëzit të cilët infektohen nga virusi H5N1 variojnë nga ethe tek dhimbja e grykës, sëmundje të frymëmarjes dhe, në rastet më ekstreme, në bllokim të organeve të tëra.

Që nga momenti kur ndodhi rasti i parë në vitin 2004 gjetën vdekjen më shumë se gjysma e njerëzve që ishin infektuar nga sëmundja.

Vietnami është vendi më i prekur deri më tani, por meqënëse sëmundja nuk ka të bëjë me ushqimin e gatuar ekspertët thonë se nuk është e rrezikshme të hash mish shpendësh.


LUFTA KUNDËR VIRUSIT H5 N1
Epidemia botërore e gripit të vitit 1918 shkaktoi vdekjen e më shumë njerëzve se Lufta e Parë Botërore. Për momentin nuk ekziston ndonjë vaksinë për të mbrojtur qëniet njerëzore nga gripi i shpendëve H5N1.

Megjithatë puna tek disa prototipë vazhdon. Përpjekjet vështirësohen nga mosnjohja e formës që mendohet se do të marrë virusi nëse ai do të pësojë ndryshim (transferohet tek njerëzit).

Megjithatë disa lloj ilaçesh anti-virale që janë në dispozicion mund të ndihmojnë kufizimin e symptomave.
Pergatiti:Flori Bruqi