Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 26, 2005

Kompania italiane, ENEL: KESH nuk iu pergjigj ofertes sone per te blere energji. Drejtori I KESH, Beli: Ka probleme me transmetimin

Ora: 7:30
Nga Gazeta Shqiptare

TIRANE (24 Nentor) -Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nuk i eshte pergjigjur kerkeses se kompanise Italiane ENEL e cila konfirmon se ka siguruar mënyrën se si të japë 200 MW energji elektrike Shqipërisë. Deklarata eshte bere nga e ngarkuara me çështjet e mediave ndërkombëtare pranë kësaj kompanie, Roberta Vivienzio, e cila rrëzon variantin e dhënë dje nga drejtori i KESH, Andi Beli, i cili sipas televizioni Klan tha se për importin e energjisë ka problem me transmetimin.
Kreu i KESH ka deklaruar dje se ka probleme në rrjetin e transmetimit që importi i energjisë të bëhet, ashtu siç ishte premtuar, nëpëmjet kabllit nënujor të Igumenicës. “Importi ka probleme, në rradhë të pare, me transmetimin me linjën e Jugut. Janë probleme kryesisht teknike”, tha ai. Pak kohë më parë, Ruli delaroi se Greqia kishte marre OK nga kompania italiane ENEL se mund të realizohej transmetimi nga Igumenica, pra nuk kishte asnjë problem. Sipas burimeve të gazetës marrëveshja parashikonte që importi i energjisë nga Italia do të niste në 21 nëntor për 15 ditë rresht.

Italianët: “KESH nuk ka pranuar propozimin tonë”

Ndërkohë, Ka hedhur poshtë zyrtarisht çdo hamendje për mungesën e dëshirës për bashkëpunim dje korporata energjitike italiane ENEL. Në përgjigje të interesimit ishte një mesazh nga e ngarkuara me çështjet e mediave ndërkombëtare pranë kësaj kompanie, Roberta Vivienzio, që sqaron se pala italiane ka bërë të gjitha përpjekjet teknike dhe ka gjetur rrugët e mundësitë për realizimin e transmetimit të sasisë së energjisë elektrike deri në 200 megavat. Por, ka qenë pala shqiptare që nuk është përgjigjur, të paktën deri tani, thekson ajo. Teksti i plotë i mesazhit është si më poshtë:
“ENEL-i saktëson se ka vlerësuar me shumë kujdes, javët e kaluara, sëbashku me drejtuesit e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, sasitë dhe kushtet teknike të furnizimeve më të përshtatshme për plotësimin e nevojave të Shqipërisë. Mbi këtë bazë dhe në përgjigje të një programi specifik të furnizimeve nga ana e KESH-it, ENEL më pas ka përgatitur para një jave një ofertë zyrtare për vënien në dispozicion të sasive deri në 200 megavat duke filluar që nga kjo javë, duke siguruar edhe kapacitetin e duhur të interkoneksionit dhe vektorimit të energjisë, për t’iu përgjigjur menjëherë kërkesës.
Megjithatë, deri tani kjo ofertë nuk është pranuar nga KESH-i. Kështu, nuk është e saktë t’i vesh ENEL-it faj për mosrealizim të çështjes në fjalë”

Mohimi
Kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare ka deklaruar edhe se nuk është e vërtetë se Greqia nuk po na jep energji. “Nuk është aspak i vërtetë bllokimi i importit nga Greqia. Energjia në këtë moment fizikisht hyn nga Greqia”, u shpreh Beli. Ndërkohë, ai nuk ka bërë asnjë koment lidhur me faktin se informacionet në këtë drejtim nuk kishin të bënin me dëshirën apo jo të fqinjit jugor për të lejuar kalimin e energjisë së importuar nga KESH në Lindje.

KESH, nëpër kufijtë
e shteteve të Ballkanit

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Andi Beli deklaroi se, nga 350 megavat, që është fuqia normale e sistemit në bandë, pa vënë në rrezik sistemin tonë energjitik, aktualisht po importohet nga 220 deri në 240 megavat në bandë. Përsa i takon importit nga Bullgaria, Beli theksoi se janë zgjidhur të gjitha problemet e transmetimit në kufirin rumuno-bullgar, duke shtuar se janë duke u zgjidhur edhe problemet e transmetimit në kufirin bullgaro-serb.
Është me të vërtetë e çuditshme që KESH-i të merret me zgjidhjen e problemeve të kalimit kufitar të energjisë, madje ai nuk është marrë në të kaluarën as me gjetjen e rrugëve të transmetimit.

(/Balkanweb)