Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Kalmi Rej:Zvicra mbështet pavarësinë formale të Kosovës


"Zvicra mbështet pavarësinë formale të Kosovës" tha në Lubjanë, Ministrja e Jashtme Mishel Kalmi Rej. Sipas saj, mungesa e statusit shkakton vështirësi të shumta politike dhe ekonomike. "Andaj Zvicra angazhohet për parimin, standardet pas statusit" tha Kalmi Rej, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Dimitrij Rupel.
Ai tha se "statusi i pazgjidhur i Kosovës paraqet burim potencial të destabilitetit në Evropën Juglindore, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështes procesin e bisedimeve për statusin e Kosovës".