Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Ismail Qemali (1844-1919)

Ismail Qemali (1844-1919)


ISMAIL (BEJ) QEMALI"
AI QE U BETUA NE EMER TE KOMBIT
ISMAIL (BEJ) QEMALI
(1844 -1919)

Burr i Shtetit dhe Diplomati me Largpames Shqiptar
Ismail Qemal Bej Vlora, Burri me i Larte i Shtetit Shqiptar. figura më madhore, luftëtari i orëve të para për krijimin e një Shqipërie etnike, personaliteti më i shquar dhe më i veçantë i luftës për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar, intelektuali i mirëfilltë, një drejtues largpamës dhe njeriu liridashës.
Ai lindi në Vlorë në vitin 1844 nga një familje me prejardhje çifligare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në shkollën "ZOSIMEA" në Janinë të Greqisë. Për të gjithë shqiptarët Ai është personaletiteti më i lartë i Kombit mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit pasi mundi t'i fal Shqipërisë
më 28 Nëntor 1912, Pavarësine Kombëtare -Territoriale
Përkrah tij u gjendën patriotët më të mire shqiptarë, ata që u betuan përjetësisht Në Emët të Kombit. Këtë ngjarje e cila përbën në vetvete aktin më të madh historik të kombit shqiptar e përkrahën fuqishëm mendja dhe duart e forta të Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit dhe një gupi të madh patriotësh shqiptarë. Nga Kosova përveç Isa Boletinit kishin ardhur edhe Mehmet Pash Deralla, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zenel Begolli, Halim Mus Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza Beg Gjakova, Vehbi Dibra, etj.
Mbas pushtimit të gjatë rreth 500 vjeçar Otomano-Turk më në fund Shqipëria gëzoi pavarësinë e saj të plotë në trojet e saj duke valëvitur për here të pare mbas duarve të Skënderbeut Flamurin e Arbrit.
Flamuri që ngriti në Vlorë Ismail Qemali u qendis nga vajza vlonjate Marigo Posia.
Më në fund Shqipëria kishte Kryeministrin e saj të Parë me një Shqipëri të Pavarur.
Përpara kësaj ngjarjeje kaq të madhe qysh nga viti 1859 ai jetoi në Stamboll së bashku me familjen e tij nga ku u përpoq për percaktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.
Ai u zgjodh atje deputet i Perandorisë Osmane dhe përfaqësues i Sanxhakut te Beratit. Kërkesat e Ismail Qemalit për reforma demokratike e çuan atë në një konflikt të ashpër me qarqet konservatore të atëhershme të Stambollit.
Gjat periudhës së tij si deputet ai ndihmoi levizjen çlirimtare të bashkëatdhetarëve të tij dhe lehtesoi me sa mundej gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te Perandorise.
Por keto nuk kaluan pa u vene re nga Porta e Larte e cila e denoi ate me internim duke e ndeshkuar per shtate vjet me rradhë.
Ne maj te 1900 per t'ju shpetuar ndjekjeve te Sulltanit ai u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne Paris e me vone ne vende te ndryshme te Evropes prej nga vendosi edhe lidhjet me rrethet politikes se Levizjes Kombetare Shqiptare.
Ai Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të vendit.
Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e cila shpalli duke valevitur per here te pare mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit, Flamurin e Pavaresise se Shqiperise se Pavarur.
Nga Ballkoni i Shtepise se Vogel historike ne Skele
Më 28 Nëntor te vitit 1912
u shpall
Pavarësia Kombetare-Teritoriale e Shqipërisë se Pavarur
Ai ishte burri me i Larte i Shtetit Shqiptar mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit dhe Diplomati me Largpames i Politikes Shqiptare te te gjitha koherave.
Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemalit në kushte shumë të vështira mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të organizimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare te cilat i hapën nje rruge te re Shqiperise se asaj kohe. Taban i cili ishte me i forti se kurre mbi te cilin ecen edhe sot e kesaj dite Shqiperia.
Qeveria e Ismail Qemalit ra ne Vitin 1914.
Vitet e fundit të jetës së tij Ismail Qemali i kaloi në mergim duke i perdorur ato deri na çastet e tij te fundit në dobi të çështjes shqiptare.
Nje pyetje me gerryen vazhdimisht mendjen:
Perse Shqiperia nuk diti t'i mbaj kurre prane vetes bijt e saj me te mire...?
Ai Vdiq në Itali në vitin 1919 dhe para se te mbyllte syte la nje porosi "nje amanet":
Me varrosni ne Kanine
Te kem Skelen perkashi, ...
i cili nuk u plotësua....


ISMAIL (BEJ) QEMALI
(1844 -1919) was born in Vlorë, Albania. He was a principal figure in the Declaration of Independence and the formation of an independent government of Albania in November 28, 1912. This signaled the end of almost 500 years of Ottoman rule in Albania. Together with Isa Boletini & Luigj Gurakuqi, he raised the flag on the balcony of two-story building in Vlorë.
posted by shqiperia @ 1:36 MD

e shtunë, nëntor 26
Nimete Progonati (1929-1944)


Nimete Isuf Progonati u lind ne Luzat te Tepelenes me 26 Korrik 1929. Ajo ishte Debatikase qe ishte nje program komunist per te rinjte qe donin te angazhoheshin ne luften Nacional Clirimtare. Si e tille Nimetja, qepte yje dhe thurte fanella e corape per luftetarte partizane, prishte parrulat fashiste dhe shperndante trakte komuniste. Ajo gjithashtu kujdesej per partizanet e plagosur dhe bente roje ne mbledhje te shtabit komunist ne Tepelene.
E terhequr nga dashuria e saj per atdheun dhe bindjet e saja ne organizaten komuniste, Nimetja hyn me deshire ne ceten partizane te Ethem Gjinushit, e cila me vone hyn ne Brigaden e V Sulmuese. Nimetja bente pjese ne kompanine e peste, bataljoni i peste se Brigades se V Sulmuese. Ne betejn ne Corovode tregoi trimerine e saj prej burrneshe, per kete aresye kryetaru i brigades se peste sulmuese Hysni Kapo i dhuroi nje arme automatike, dy granata dore, dhe lavde per vajzen nga Luzati. Shefqet Peci, nje udheheqes komunist i asaj kohe e quajti Nimente nje Zhan D'Ark Shqiptare, ndersa nje tjeter udheheqes komunist Mehmet Shehu tha: Me Shqiponja te tilla si Nimetja, Shqiperine do ta clirojme me cdo kusht. Megjithese clirimi i Shqiperise kishte te bente me luften ne aspektin global, si psh shkatrrimi i trupave gjermane ne frotin Britanik dhe ate Rus, lufta e popullit Shqiptar i dha nje identitet vete kombit.
Nimetja mori pjese ne te gjitha betejat qe zhvilloi Brigada e V Sulmuese (B5S), ajo luftone me pushke dhe me pene. Burimet thone se Nimetja kishte qejf poezine dhe shkruante mbi luften kundra pushtuesit gjerman. Nimete Progonati u vra ne betejen e Linjes ne Diber, me 26 Korrik 1944. Mbas vdekjes eshte dekoruar me Medaljen e Trimerise, Medaljen e Clirimit, Medaljen e Kujtimit dhe eshte shpallur Heroine e Popullit. Shkolla 9-vjecare e Linjes ne Diber mban emrin Nimete Progonati, dhe ne vendin ku ra eshte ngritur nje momument kujtues.
Shkolla 8-vjecare ne Memalija poashtu mban emrin e saj, si dhe ish-shtepia e Pionerit mbante emrin e Nimete Progonatit, ndersa ne qender te Tepelenes me 11 Janar 2001 u perurua busti i Nimete Progonatit qe u prodhua nga Mumtaz Dhrami. Per 15-vjecaren nga Luzati jane botuar kujtime, vjersha, tregime, kenge, dhe dokumentare televizive.



Michael Wunn: Nuk ka burgje të fshehta në Bonstill


Mbrojtja amerikane përgënjeshtroi lajmin se në Kosovë po ngrihet një kamp për të burgosurit i modelit Guantanamo për elementë të dyshuar për terrorizëm."Nuk ka burgje të fshehta në kampin Bonstill –ka deklaruar zëdhënesi i ushtrisë amerikane në Kosovë, majori Michael Wunn.
Këto koment ai e bëri gjatë diskutimit lidhur me bazat ushtarake amerikane si pjesë e NATO-s në Kosovë. Një ditë më parë komisioneri evropian për të drejtat e njeriut Alvaro Robles deklaroi se ka parë në Kosovë myslimanë të dënuar në burgje të ngjashëm si në burgin e Guantanamos në Kubë. (RFE)


Në pritje të lirisë

Në Prishtinë dhjetëra mijëra qytetarë defiluan me moton “Në pritje të Lirisë”
Në prag të shpalljes së vendimit të Tribunalit të Hagës, për procesin ndaj Fatmir Limajt dhe dy bashkëluftëtarëve tjerë, dhjetëra mijëra qytetarë morën pjesë sot në defilimin “Në pritje të Lirisë“, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe unionet e studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, e vlerësoi protestën si vullnet të qytetarëve të Kosovës. “Protesta është vullnet i qytetarëve të Kosovës për të protestuar në këtë mënyrë kundër padrejtësisë që po bëhet në emër të drejtësisë, luftës së popullit shqiptarë dhe në fund të fundit, fryteve të luftës dhe përpjekjeve të tyre”, tha Krasniqi. Ndërkaq, Faik Fazliu nga Shoqata e Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përsëriti qëndrimin e shoqatave të dala nga lufta se gjykimi i ish luftëtarëve ka prapavijë politike. “Kemi qenë të bindur edhe më herët se akuzat ndaj bashkëluftëtarëve tanë janë kryekëput politike dhe të shërbyera nga shërbëtorët e Millosheviqit dhe punëtorët e UDB-së. Ne edhe një herë kërkojmë fuqishëm nga Gjykata e Hagës që të mos bien në lajthitje të prokurorisë dhe bashkëluftëtarët tanë të jenë të lirë qysh nga data 30”.
Gjykata e Hagës më 30 nëntor do të shqiptojë vendimin për Fatmir Limajn, Isak Musliun e Haradin Balajn. Prokuroria ka kërkuar dënime drastike.

Rugova: 28 Nëntori-dita më e rëndësishme në historinë tonë moderne


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në mesazh, ndër të tjera, thuhet se 28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare, që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë.
“Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Evropës e të botës”, thuhet në mesazhin e presidentit Ibrahim Rugova.

Në Luginën e Preshevës shënohet Dita e Flamurit


Ndryshe nga herat e tjera, kremtimi i Festave të Nëntorit në Luginën e Preshevës është shënuar me një përkujdesje më të madhe, duke i dhënë kështu një karakter institucional, përkundër sanksioneve të parapara në legjislacionin serb...
Në organizim të përbashkët të përfaqësuesve politik dhe institucional të këtij rajoni dhe atyre të Shoqatës për Kultivimin dhe Ruajtjen e Vlerave, Kombëtare dhe Njerëzore, manifestimi qendror u mbajt në sheshin para Kuvendit Komunal në Preshevë. Vendosja e Flamurit Kombëtar, në godinën e Kuvendit Komunal, ishte momenti kulminant i manifestimit. Manifestimi qendror në Preshevë, ka kaluar pa ndonjë incident të regjistruar, ndërkohë që në Bujanoc, u krijua rrëmujë në mes policisë dhe qytetarëve, në momentin kur u tentua të vendoset Flamuri Kombëtar në godinën e Komunës së Bujanocit. Mirëpo, ky incident kaloi pa pasoja.


Në Shkup vendoset gurëthemeli i Shtatores së Skënderbeut

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe 600 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu sot në Shkup do të vendoset gurëthemeli i shtatores së Skënderbeut.
Vendosjen e gurëthemelit do ta bëjë kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili njëherit është edhe organizator i manifestimit bashkë me Ministrinë e Kulturës, ndërsa në manifestimin do të marrë pjesë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, si dhe përfaqësues tjerë politik shqiptar. Manifestimi i sotëm fillon në orën 11:00 me prezantimin e Shoqërive kulturore artistike në shkollën fillore "Liria", vazhdon në mesditë me simpoziumin e rastit që do të mbahet në Teatrin shqiptar në Shkup. Në orën 14:00 bëhet përurimi solemn i hedhjes së gurëthemelit të shtatores së Skëndërbeut, ku me program të vetin festiv paraqiten nxënësit e gjimnazit Zef Lush Marku" në Shkup. Manifestimi për ndër të flamurit dhe heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu përfundon me aheng muzikor në sheshin e Skënderbeut në Shkup, i cili fillon në orën 18.00. Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës, është kryeqendra e tretë e cila vendos shtatoren e të madhit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

U shënua 600 vjetori i lindjes së Skënderbeut

Me një akademi solemne sot në Prishtinë u shënua 600 vjetori i lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. “Ky përvjetor i madh i 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut dhe festa e 28 nëntorit na e përkujtojnë edhe trimërinë dhe sakrificën e madhe të Adem Jasharit dhe të shumë dëshmorëve e martirëve të tjerë që u sakrifikuan për atdhe gjatë gjithë historisë sonë shumë shekullore”, tha me këtë rast, zëvendëskryeministri Adem Salihaj.
Shënimi 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut u mbajt nën patronazhin e presidentit Ibrahim Rugova.