Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 08, 2005

Huazuar nga UKAlbanians

 GRESA DARDANI-MISS SHQIPTARJA NE UK 2005

GRESA DARDANI-MISS SHQIPTARJA NE UK 2005

Më 6 nëntor 2005, në Logan Hall në Londër u mbajt spektakli i bukurisë “Miss Shqiptarja ne UK”. Kurorën e fitoi vajza 15 vjeçare nga Prishtina Gresa Dardani, e cila është nxënëse e klasës së dhjetë në një shkollë private këtu në Londër dhe e cila mendon që të studioj juridikun në të ardhmen. Ajo ka pasion që të ndihmoj strukturimin e spitaleve ne Kosovë si dhe dëshiron që në të ardhmen t’u ndihmoj jetimëve.

Ndërsa përcjellësja e parë e Miss -it u zgjodh 17 vjeçarja , adhuruesja e tenisit Debora Krasniqi, poashtu nga Prishtina kurse shoqëruesja e dytë e Miss Shqiptarës në UK ishte bukuroshja Sindi Berisha nga Tirana.

Në një natë tipike londineze me shi, bashkombasit tanë në Londër gjetën ngrohtësi në Spektaklin e parë të Bukurisë shqiptare i cili përmbushi sallën Logan Hall me rreth 1.000 spektatorë të cilët ishin dëshmitare të një organizimi mjaft atraktiv ku sundoi bukuria shqiptare dhe u kurorëzua me sukses zgjedhja e më të bukurës.

Fillimisht 17 vajzat konkurruese u paraqiten ne skene me veshje kombëtare dhe pastaj ato vazhduan ta pushtojnë skenën me veshje “casual”, elegante, me bikini
dhe fustane tjera te dizajnuara nga stilistja e modës Afërdita Statovci.

Spektaklin e udhëhoqi moderatori Gentian Zhgumi i cili me profesionalizëm dhe zotësi bëri që ky spektakël të jetë sa më i këndshëm, edhe atëherë kur pati një incident të vogël ne publik i cili shumë shpejt u eliminua nga pjesëtaret e sigurimit.

Juria profesionale e përbëre nga 9 anëtare, në mesin e tyre edhe këngëtari i mirënjohur i “Ritmit Të Rrugës”, Memli Krasniqi , zgjodhën disa shpërblime në mesin e të cilave ishin: Miss Fotogjenja- Margarita Gashi, Miss buzëqeshja Donika Islami, Miss Miqësia –Sonila Reka, Miss Media - Suada Salihu , Miss Interneti –Marsela Shabani, Miss Eleganca- Vjollca Llapashtica dhe Miss Vallëzimi- Ferdane Krasniqi.

Gjatë këtij manifestime pati edhe pika muzikore nga: Grupi “Smugglers”, këngëtarja Jana, Kobra, grupi “Sea Melody”, “Era Corrupted” etj. Për arsye të refuzimit të vizës nuk ishin të pranishëm “Etno Engjujt” të cilët ishin paralajmëruar të marrin pjesë, sidoqoftë programi vazhdoi me solistet tjerë të cilët dhanë interpretime të shkëlqyeshme dhe morën duartrokitje të zjarrta nga publiku.

Në këtë spektakël ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Britani të madhe, Zotëri Kastriot Robo, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i dha çmimin e Përcjellëses se pare te Miss-it Debora Krasniqit ndërsa fitueses së kurorës Miss Shqiptarja në UK Gresa Dardanit, shpërblimin ia dhuroi vet organizatorja e këtij Manifestimi, Burbuqe Paçarada.

Shkruajti Valbona Bashota

http://www.ukalbanians.org/index.php?module=announce&ANN_user_op=view&ANN_id=151&b117534e50046a47cc583efd831192d8=ab4abfdb3a92714ada55306891ed6947