Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, nëntor 24, 2005

Gripi i shpendëve, OBSH reagon.


Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), ka nxjerrë në qarkullim nje udhëzues për masat që mund të nërmerren si përgjigjie ndaj kërcënimit të pandemisë së gripit të shpendëve.Ky dokument synon të jetë një mjet frutdhënës në aktivitetet që po ndërmëerren në këtë situatë shqetësuese.
OBSH
OBSH

Duke iu drejtuar politikëbërësve ky dokument gjithashtu përshkruan çështje që mund të orientojne drejt zgjedhjeve politike te cilat mund të ndërmerren në një situate që karakterizohet si nga urgjenca ashtu dhe pasiguria.

Duke parë afersinë e kërcënimit, OBSH-ja rekomandon që të gjitha vendet të ndërmarrin veprime urgjente për t’u përgatitur për pandeminë dhe ka hartuar një plan vendi model që do t’u japë shumë vendeve në zhvillim një start të mirë në vlerësimin e gjendjes së tyre të përgatitjes dhe në indentifikimin e nevojave përparësore.