Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Gratë që pinë shumë kola me kafeinë mund të shtojnë rrezikun e një goditje në zemër




Lajm i mirë për gratë që pinë kafe: ajo nuk e shton rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, kjo sipas një studimi të ri të Shoqatës Amerikane të Mjeksisë. Studimi u krye për 12 vjet dhe përfshiu më shumë se 150 mijë gra. Mjeku Wolfgang Winkelmayer dhe kolegët e tij që kryen studimin prisnin të zbulonin se kafeina e kafesë do të krijonte rrezik më të lartë për tensionin e gjakut.

"Përkundrazi, kafeja ka efekt parandalues për tensionin e lartë të gjakut."

Dr. Winkelmayer dhe personeli i tij zbuluan se edhe gratë që pinin 6 apo më shumë filxhan kafe në ditë nuk janë më shumë në rrezik nga tensioni. Por ai thotë se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për gratë që e marrin kafeinën nga kolat.

"Zbuluam se nga pijet e gazuara që përmbajnë kafeinë, kola e rregullt apo dietike ka rreziqe më të larta për tensionin e gjakut."

Kola e regullt e shton rrezikun me 44 përqin tek gratë më të moshuara dhe 28 përqind tek të rejat. Megjithatë Dr. Winkelmayer thotë se më shumë studime janë të nevojshme për të zbuluar shkaqet e kësaj rritjeje të rrezikut.

"Nuk do të nxitohesha për të arritur në një konkluzion. Duhen studime të mëtejshme për t’i konsoliduar këto përfundime."

Por Dr. Winkelmayer thotë se zbulimet për kafeinën e kafes janë të qarta. Shoqata amerikane e Pijeve publikoi një deklaratë ku thuhet se faktorë të tjerë mund të shkaktojnë tensionin e lartë në gjak: mënyra e jetesës, stresi apo kushte të tjera shëndetësore dhe se studimet e ardhshme do të vërtetojnë sa të rëndësishme janë këto faktorë.