Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, nëntor 02, 2005

From : Tan Mezini
Reply-To : "Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List "
Sent : Wednesday, November 2, 2005 11:28 AM
To : art-cafe@alb-net.com
Subject : [Art-Cafe] Nga Arben Xhaferri: Kosova- bashkim me Shqiperine

Go to previous message | Go to next message | Junk E-Mail | Inbox

We've identified this mail as junk. Please tell us if we were right or wrong by clicking Junk or Not Junk
     --- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---




"Kosova, bashkim me Shqiperine"
E Hene, 31 Tetor 2005
INTERVISTA Flet Arben Xhaferri: Kosova s'mund te jete shtet funksional me 2 milione banore. Duhet bashkuar me Shqiperine. Ata qe deklarohen ndryshe - behen te moderuar pa nevoje

Arlinda Desku

Berat Buzhala

Keshilli i Sigurimit ka vendosur qe negociatat per statusin e Kosoves te fillojne, ndersa Kofi Anan ka permendur "pavaresine" dhe "autonomine" si opsione ne tavolinen e bisedimeve. A duhet te kete frike nga "pavaresia e kushtezuar", nese me kete nenkuptohet kompromisi?

"Cdo politikan duhet te flase dicka per dukurite qe jane vetvetiu atraktive. Ne fillim fjalite, zakonisht, jane te buta, plot politesa e diplomaci. Por, stili, menyra e te shprehurit vetvetiu nuk mund te ofroje zgjidhje, prandaj duhen perdorur fjali pa ekuivoke. Vleresoj se per ceshtjen e Kosoves nuk mund te kete zgjidhje tjeter, pos pavaresise. Zgjidhjet e tjera krijojne konflikte. Deri me tash, ceshtja e pazgjidhur e Kosoves ka sjelle konflikte. Nese nuk deshirojme te vazhdohet me konflikte, duhet qe Kosoves t'i jepet statusi i shtetit te pavarur. Kosova ka ekzistuar si ceshtje per shkak te shqiptareve, jo per shkak te serbeve. Po te kishte pasur 90 per qind serbe ne Kosove, s'do te kishim kauze kosovare, do te ishte vetvetiu nje ceshtje e zgjidhur. Kosova eshte nje ceshtje e rendesishme politike e nderkombetare per shkak te kerkesave te shqiptareve per liri dhe per krijim te shtetit te tyre - si garance per mireqenien e tyre. Kosova nuk eshte ceshtje per shkak te rezolutave. Rezolutat jane pasoje te ceshtjes se pazgjidhur te saj. Nese kjo eshte e sakte, atehere nuk mendoj se ne OKB do te flijohet ceshtja e Kosoves, sic paralajmerojne disa pesimiste. Ne OKB duhet te zgjidhet kjo ceshtje. Paradoksalisht del qe OKB funksionon si nje akusheri politike ku lindin shtete te reja. Ne fillim kur u themelua Liga e Kombeve, ne bote ekzistonin 50 shtete te pranuara, nderkaq sot jane 185. Politikanet serbe cuditerisht edhe kete realitet nuk e shohin.

Pra, Kombet e Bashkuara jane krijuar si institucion nderkombetar per ta menaxhuar sa me mire procesin e clirimit te kombeve te ndryshme nga zgjedha e huaj dhe procesin e dekolonizimit. Kosova hyn ne kategorine e dekolonizimit, prandaj OKB duhet te marre kete pergjegjesi dhe ta dekolonizoje Kosoven, duke ia dhene statusin e shtetit te pavarur. Ne OKB merren vendime per nderrimin e kufijve, prandaj nuk quhet kote Organizate e KOMBEVE te Bashkuara dhe jo e shteteve. Te ishte e shteteve, atehere nuk do te mundej te ndryshoheshin kufijte dhe organizata nuk do te kishte mision moral dhe njerezor... Me nderrimin e kufijve clirohen popujt nga zgjedha dhe padrejtesite, prandaj edhe me kete rast argumenti serb per mosndryshim te kufijve ne thelb behet i pakuptimte."

Edhe pavaresia e kushtezuar do te prodhonte konflikte te reja, mendoni ju?

"Varet cfare kuptojme me "kushtezim". Konflikte te reja mund te sjelle vendimi qe Kosova serish te futet ne sistemin e serbeve, pa marre parasysh si do te perkufizohet ky sistem. Kushtezimet mund te jene te papranueshme, nese vene ne pikepyetje statusin e shtetit te pavarur. Por, nese faktori nderkombetar, ai qe i percakton proceset historike, do te insistoje ne nje pavaresi te kushtezuar, qe nuk e demton idene e pavaresise se plote te Kosoves, atehere problemi eshte i qarte dhe nuk ka nevoje per demagogji retorike."

Lideret kosovare kane hequr dore nga kerkesa e bashkimit me Shqiperine. Ata e kane deklaruar hapur nje gje te tille. Ju zhgenjen fakti se jeni i vetem ne idene e bashkimit?

"Te gjithe se bashku merremi me retorike, kerkojme pozicionime ne kuader te retorikes. Por, duhet te merremi me kerkesa, me probleme shume konkrete. Ose do te tregojme energji shtetformuese, ose nuk do ta kemi ate qe kerkojme. Argumentet qe e kontestojne idene e pavaresise se Kosoves, spikasin ceshtjen e mosfunksionimit te shtetit ligjor, e krimit te organizuar, e korrupsionit, e levizjeve integraliste fetare... Bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte nje kerkese e drejte, qe herdokure do te realizohet, per shkak se ekziston deshire dhe gatishmeri e madhe e qytetareve, qe keshtu te perfundoje ky proces historik. Mirepo, keto procese shkojne faza-faza. Po te kishim pasur kapacitete te medha financiare e ushtarake, moti do ta kryenim kete pune. Meqe nuk i kemi, duhen me doemos ta ndjekim trasene politike te caktuar nga faktori nderkombetar. Ne fazat e ardhshme, kur realitetet do te behen te natyrshme edhe per kundershtaret tane, kur interaksioni intra-shqiptar do te strukturohet, kur kolonizatoret do te konstatojne se s' kane me llogari nga kolonite e tyre, atehere kur do te kuptohet qarte se tendenca historike afirmon sistemet kompakte, kohezive dhe funksionale, kjo ide do te realizohet natyrshem. Por, mund te ndodhe edhe kunderta, nese ne do te rrime duarkryq, duke pritur mrekulline si peshqesh nga Zoti."

Sa per aletatet, nese e keni fjalen per ata nderkombetare, e kane bere te qarte qendrimin e tyre se jane kunder krijimit te shteteve etnike. Sa per qytetaret kosovare, nje hulumtim i fundit i opinionit ka treguar se vetem 10 per qind e tyre jane deklaruar ne favor te kesaj ideje...

"Varet kush i ka bere keto sondazhe dhe si ka parashtruar pyetjen. Shikuar realisht, Kosova nuk mund te pretendoje te jete shtet funksional me kete kapacitet ekonomik, me kete strukture te popullates, me kete sasi te taksapaguesve. Ndryshe funksionojne shtetet qe kane 7 milione banore, ndryshe funksionojne shtetet qe kane 2 milione banore.

Sa per deklarimet e bashkesise nderkombetare se jane kunder krijimit te shteteve etnike, mendoj se keto pohime jane ne funksion te preventives dhe te politikes ditore. Bashkesia nderkombetare me keto deklarata ne esence nuk do te marre pergjegjesine per ceshtje kaq dramatike dhe nuk do te paguaje koston per projekte qe nuk jane ne axhenden e tyre. Ajo zhvillon politike pragmatiste dhe reale. Nese nje popull tregon kapacitet per ndonje projekt, si bie fjala gjermanet per bashkim, ajo le qe nuk do ta kundershtoje kete, por do ta mbeshtese dhe e kunderta. Ne fillim te shfaqjes se krizes ne Jugosllavi, bashkesia nderkombetare e mbeshteti integritetin e saj, por kur u pa se forcat separatiste jane me te forta dhe reale, ajo filloi ta menaxhoje shperberjen e saj. Nga ana tjeter, duhet perkufizuar drejt modeli europian i shtetit. Europa eshte stabilizuar vetem ne saje te krijimit te shteteve etnike. Shikuar nga aspekti historik dhe shoqeror, telashet shfaqen, jo per shkak te shteteve etnike, por per shkak te atyre multietnike qe nuk funksionojne. Jugosllavia, pra, ishte nje shtet shume i lumtur multietnik, por sfiden e pare qe i dha Kosova, ne vitin 1981, nuk arriti ta mbijetoje.

Duke marre parasysh modelin europian te zgjidhjes se konflikteve nder-etnike, duke marre parasysh tendencen historike qe i afirmon formacionet kohezive dhe funksionale shoqerore, deklarata te tilla te faktoreve te ndryshem duhen trajtuar si pragmatike dhe utilitariste. Ne kete faze te zhvillimeve dramatike, ata nuk deshirojne te hapin probleme te tjera dhe me keto formula metojne ta kapercejne sa me qete kete krize momentale. Por, procesi historik, megjithate zhvillohet jashte vullnetit te politikaneve."

Mos eshte shume paragjykuese te thuhet se Kosova s'mund te jete shtet funksional - pa u bashkuar me Shqiperine? Ka shembuj ne bote ku ka pasur sukses funksionalizimi i shtetit edhe ne vende me banore me pak se Kosova...

"Vetem keshtu shteti shqiptar behet funksional. Ceshtja eshte shume objektive. Prej nga do t'i sigurojme mjetet per ta financuar arsimin, shendetesine, administraten, kulturen, institucionet e shumta joprofitabile? Nuk mund te merren vendime te prera politike pa i analizuar faktoret qe ndikojne ne funksionalitetin e formacioneve shoqerore, ngaqe ne kete menyre perjetesohet jostabiliteti i nje shteti. Ne Kosove gjithnje e me shpesh do te shfaqen protesta te arsimtareve, te mjekeve, te punetoreve, te institucioneve jo profitabile, per shkak se nuk ka kapacitete financiare per te funksionuar si shtet i pavarur.

Me kete rast kam parasysh se ne bote ka shembuj te shteteve te vogla funksionale. Por, ato funksionalitetin e arrijne fale interaksionit profitabil me shtet perreth. Luksemburgu funksionon si shtet i pavarur, ngaqe eshte ne interes edhe te shteteve fqinje. Kosova dhe shqiptaret jane te rrethuar me armiq, qe nuk na duan te miren, qofshin ata sllave, greke ose te tjere. Nuk mund te pretendojme ne nje dashamiresi te tille. Nese nuk do te kemi mbeshtetje te tille te rrethit ku jemi, atehere shteti i Kosoves do te jete fragjil, i brishte."

(Ne numrin e neserm dhene per gazeten "Express" ne Kosove, do te lexoni "Xhaferri: Gabimi i Mustafajt per Kosoven dhe roli i Maqedonise")



______________________________________________________________
www.artcafe-albania.com