Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 19, 2005

From :
Reply-To : "Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List "
Sent : Friday, November 18, 2005 4:35 PM
To : art-cafe@alb-net.com
Subject : [Art-Cafe] Ja fryma e servilizmit mbas bejtes politike te kadarese

Go to previous message|Go to next message|Junk E-Mail|Inbox
MIME-Version: 1.0
Received: from alb-net.com ([216.133.77.15]) by mc2-f36.hotmail.com with Microsoft SMTPSVC(6.0.3790.211); Sat, 19 Nov 2005 03:27:47 -0800
Received: from alb-net.com (alb-net.com [127.0.0.1])by alb-net.com (Postfix) with ESMTP id B079A10C8053;Sat, 19 Nov 2005 06:27:09 -0500 (EST)
Received: from localhost (alb-net.com [127.0.0.1])by alb-net.com (Postfix) with ESMTP id 96DC110C8053for ; Fri, 18 Nov 2005 11:36:08 -0500 (EST)
Received: from imo-d22.mx.aol.com (imo-d22.mx.aol.com [205.188.144.208])by alb-net.com (Postfix) with ESMTP id AB17E10C8027for ; Fri, 18 Nov 2005 11:35:59 -0500 (EST)
Received: from Illyricum6@aol.comby imo-d22.mx.aol.com (mail_out_v38_r6.3.) id j.e3.2129d17e (15864)for ; Fri, 18 Nov 2005 11:35:58 -0500 (EST)
Received: from FWM-R41 (fwm-r41.webmail.aol.com [152.163.181.145]) byair-id06.mx.aol.com (v108.30) with ESMTP idMAILINID63-3df8437e02ee1e6; Fri, 18 Nov 2005 11:35:58 -0500
Received: from 129.44.59.211 by FWM-R41.sysops.aol.com (152.163.181.145) withHTTP (WebMailUI); Fri, 18 Nov 2005 11:35:54 -0500
Sender: art-cafe-bounces@alb-net.com
X-Message-Info: yOfSAGsvVmVweF+ElfLjQ9Z+MXHQd4/e1fqWXio+Waw=
X-Original-To: art-cafe@alb-net.com
Delivered-To: art-cafe@alb-net.com
X-MB-Message-Source: WebUI
X-MB-Message-Type: User
X-Mailer: AOL WebMail 14877
X-AOL-IP: 152.163.181.145
X-Spam-Flag: NO
X-Virus-Scanned: by AMaViS 0.3.12
X-Mailman-Approved-At: Sat, 19 Nov 2005 06:27:07 -0500
X-BeenThere: art-cafe@alb-net.com
X-Mailman-Version: 2.1.6
Precedence: list
List-Id: "Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List "
List-Unsubscribe: ,
List-Archive:
List-Post:
List-Help:
List-Subscribe: ,
Errors-To: art-cafe-bounces@alb-net.com
Return-Path: art-cafe-bounces@alb-net.com
X-OriginalArrivalTime: 19 Nov 2005 11:27:47.0363 (UTC) FILETIME=[4469DF30:01C5ECFC]

View E-mail Message Source
We've identified this mail as junk. Please tell us if we were right or wrong by clicking Junk or Not Junk
Content-Type: multipart/mixed; boundary="===============1840772083=="
Content-Type: text/plain; charset=us-ascii
Content-Transfer-Encoding: 7bit
Content-Disposition: inline
MIME-Version: 1.0
     --- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---

Content-Type: multipart/alternative; boundary="--------MailBlocks_8C7BA754777176B_E20_3A24_FWM-R41.sysops.aol.com"
Content-Type: text/html; charset=iso-8859-1
Content-Transfer-Encoding: quoted-printable
Nuk besoj se z. simbas detari e ka seriozisht kur ban analiza te tilla, mbas lodhjes qi te shkakton leximi deri ne gjyse perralles pa art TIRANA NE DIMER, shkrue ndoshta nga ndonji bejtexhi dasmash ne tirane, durres, vlone (qi ka abopzue duke i vue emnin e shkrimtarit te njohun shqiptar Ismail kadare) ose me shum mundsi ne shkoder. une nuk kam se çfare te shtoj ma teper kritikes se shkuter, por konçize te z. perparim kapllani, apo z. luka luka etj. kadare ka nji proze te bukur (hiç anen politike), por qi nuk e çon me sukses deri ne fund, mbasi nga punet e medha qi ka harron logjiken e zhvillimit e e djallos me mbarimin pa asnji kuptim e shije leximi deri ne fund. nga hiçi nuk del veçse hiçi. per poezi apo vjersha asht ma i dobti ne krahasim me xhevahir spahiun, visar zhitin, hivzi nelaj, bardhyl londo, ledia dushi, anton çefa, primo shllaku, agim shehu, zef zorba, ervin hativi, vasil qesari, kolec traboini, et. ndoshta adolishentet e tiranes duhet te jene disa here ma nalt artistikisht sesa autori i bejtes politike TIRANA NE DIMER.
I dashur Ad,
Faleminderit qe me dhe kenaqesine te lexoj sot ne "Art-Cafe" nje poezi te tille, shkruar tani se fundi, nga Ismail Kadare. E perpiva ate me nje fryme dhe ndjeva thelle ne vetvete, ate qe eshte edhe veçantia e tij dhe e çdo shkrimtari te madh: pra ate qe mes vargjeve, te arrish te shohesh si ne nje keledioskop imazhe, situata, figura, personazhe, gjendje, rrenqethje, llohe dhe balte... Mbeta i mahnitur nga arti i tij, i cili edhe ne poezi ( ashtu si ne proze ) ka vertet "kulme Everesti". Ja pse, them se poetet tane te medhenj, ( nder te cilet ben pjese pa dyshim, me nje vend mjaft te nderuar, edhe Ismail Kadareja ), nuk kane "brire". Madheshtia e njekohesisht thjeshtesia e vargut te tyre "godet" thelle ne shpirt, me forcen e tij, me imagjinaten dhe perfytyrimet dritheruese qe ato te ngjallin. Poezia "Tirana ne dimer' eshte nje shembell tjeter se si, ne nje krijim me 100 vargje arrihet te shkruhet nje "roman epope" i cili do te thoshja se ka me teper me 1000 faqe e qe jep qarte e dukshem: te sotmen e te djeshmen, historine e djallezine, eterit dhe bijte, kobin dhe pezmin, "antishambrat" e lavdise, "sezhuret" e epshit dhe "ballkonet" e krimeve. Qe paraqet vlerat dhe cenet, krimet dhe dekoratat, jarget dhe babezite, rimelin e prostitutave e "papionet" e politikaneve, boset dhe lypsaret, hirin dhe shkelqimin e vulgut shqiptar, nje nge me te keqinjve ne Ballkan...
Edhe nje here faleminderit Adi qe na solle ne "Cafe" kete poezi kaq te fuqishme...
Simbad Detari
--------------------------------------------------------------------------------------
Tirana në dimër
Ismail KADARE
Kjo poemë me titull "Tirana në dimër" e shkruajtuar në mars-prill të këtij viti e ka thyer betimin e Ismail Kadaresë. Në vitin 1997 kur shkroi poezinë "Krishtlindje në Nju Jork", Ismail Kadare deklaroi se ajo ishte poezia e fundit që shkruante në jetën e tij. Por duket, Kadare është kthyer sërish tek pasioni i hershëm. "Tirana në dimër" është përfshirë në vëllimin me 100 poezi të zgjedhura nga krijimtaria 50-vjeçare e Ismail Kadaresë që sapo ka dalë në treg nga shtëpia botuese "Onufri". "Milosao" po boton me lejen e botuesit një pjesë të kësaj poeme.
Maestoso
1
Fryn erë e dimrit, fishkëllen si bishë
Që nga Gjykatë e Lartë në Parlament.
Tirana gdhin, aq pabesisht e hijshme,
Sa s'di ç'ta marrësh, delir apo qytet.
Zgjohet sërish, me atë emër të tmerrshëm,
Që një mijë vite rreh ta heqë më kot.
Vërtetin gjethet dantealigershëm
Si shpirtra që nuk patën trupa dot.
Përballë tyre, zyrtarë të pashpirt,
Në varg veturash rendin, s'dihet ku.
E verbër si të tjerat ngjan kjo ditë
Ngaqë askush s'beson askënd, askund.
2
Në një mëngjes të tillë ç'të bësh më mirë,
Se sa të shkosh në klubin "Davidoff"?
Të zësh një kënd mu te qelqnajë e ngrirë
Dhe mendjen mundësisht ta çosh në off.
Në kafene ka për çdo punë një qasje,
Të tillë që kurrkënd nuk e gjen dot.
Për tri mijë euro porosit një vrasje,
Për katër mijë, titullin vikont.
Për gjithçka flitet, pronat, asgjëkundin,
Çmimin Nobel a një veturë të re,
Për zgjedhjet dhe dekretet krejt të fundit
Të zotit president me emër hebre.
Flitet për mllefe, për kupën që u mbush,
Për Jezu Krishtin a ndjesën fill pas kobit.
Në njërën nga tryezat shpall dikush
Një skicë të re të historisë së kombit.
Pas tij, kur etërit tanë një vjeshtë dolën për pre,
Një shkabë rrëmbyen në trojet e mëdha.
Më lehtë u merrje shpirtin se atë shpend,
Ndaj bota u lodh e shkabën ua la.
Krenarë që Romën e Bizantin zhvatën,
Jo një kasolle vllahu në Ballkan,
E vunë në flamur të tyre shkabën
Dhe bij të saj u shpallën anembanë.
Kështu në kafene kjo punë merr qasje
Me "kundra" e "pro" të bujshme, natyrisht.
Okej, për tri mijë euro, thotë vrasësi,
Për dukën dhe dukeshën bashkë, dyfish.
3
Mesdita ia beh, si grua e dehur tapë.
Temperatura e dollari zbresin prap.
Po shqyhen celularët: okej, shkërdhatë,
Rrofsh, je yll bote, e tung, e top, e trap.
A shqip është kjo llahtarë apo dreqnisht?
Për gjithçka flitet, heshtet për gjithçka.
Ja të dy palët, xhelatë, viktima e ish,
Kujtime shkruajnë netëve me mllefe të mëdha.
Po ç'është ky popull që në gropë i shtrirë
Kujton aq krenarisht se është në majë?
Dhe kur përkunër, nga gropa del i lirë,
Jam i rrëzuar! Klith me thirravaj?
Një makth i dalë nga një gjumë i marrë
Më i zbërthyeshëm se ky komb do të qe.
Ca trumba zogjsh me curle e celularë
Që nëpër mjegull klithin, nëpër re.
4
Pse gjethet befas prarim kurore marrin,
Tek shtrohen si qilim mbi bulevard?
Kambana e katedrales së Shën Palit
Trishtueshëm bie si me peng e aht.
Ç'nuk pjell ky vend, horra, shenjtorë e tmerr,
Zonja Makbeth e pranga e perla e hekura.
Dhe ja tani njëra pas tjetrës nxjerr
Dy mbretëresha, që të dyja të vdekura.
Nuk qenë robina jo, rrëmbyer vonë,
Pas dokeve kreshnike a në pritë.
Kanë ardhur vetë, ndonëse qenë në fron
E para veç një vit, e dyta as një ditë.
Dhe katedralja i përcjell me vaj
Dy mjellmat e gabuara, të mekura.
Ato që s'erdhën për kurorë, veç për varr,
Të brishtat zonja, mbretëreshat e vdekura.
5
Në klubin "Davidoff" qelqnajë e ngrirë
Dremitje dite sjell s'di se nga ku.
Një si madonë e lodhur më është përhirë,
Që italishtja gjuhë mund t'ishte gjithashtu.
Lehonë e zbehtë pas lindjes së kaltëreme,
Në të njëmijtin e treqindin vit,
Më shumë se Krishti madonën, kjo poemë
E lodhi ndoshta gjuhën italisht.
O këto pamje i njoh dhe nuk i njoh,
Këto tri kate, rradhët, ashensorët,
Ku hypin, zdrypin, klithin obobo,
Rufjanët, mëkatarët dhe mizorët.
Të gjithë janë aty, rrahin më kot
Të ndërrojnë katet, por katet s'ndërrohen kurrë.
Të zes, në mjegull shtyhen sindozot,
Ish-korbat e së zezës diktaturë.
Nga bie dalja? Ku ndodhet Purgatori?
Nga pyetjet sheshi gumëzhin si zgjoi.
Shkodran je ti? Ç'plenum i zi të polli?
Më ngriti i dyti, i gjashti më rrëzoi.
Një zë gjëmon: këndej plenumi i katërt,
Piktorët andej, i pesti rreth u mbush.
Shkrimtar spiun je ti? Rend te i shtati.
Në s'do të digjesh te i teti shkrumb.
Rendni, fatzinj, mëshirë për ju nuk ka,
Ashtu siç ju nuk patët për askënd.
S'ka vend ndërkaq te Tmerret e Mëdha,
As te Politbyroja nuk ka vend.
Me ngut po shtohet një Gropë e Hon i Ri,
Bri Lugjezezës një tjetër Lugjezezë.
I nënti rreth po mbushet, dhe ai.
S'ka mbetur veç një vend për Zonjën e Zezë.
6
Në kafene ka rënë njëfarë qetësimi.
Shpirti pushim kërkon, e ndoshta mall.
Anëdete blu, plazhe të shkreta dimri,
Hotele ku nuk mbërrin i ftohti i madh.
Një grua e mjegullt, shfaqur te qelqnaja
M'u duk se më kujtonte një premtim.
Vdekja s'më la, atë premtim të mbaja,
I thashë më në fund plot pikëllim.
Ajo më pa habitshëm që pas qelqit:
Nuk të marr vesh, kjo gjuhë më bën ujem.
Në qoftë se ti, siç thua, je i vdekur,
Atëhere mua ç'më mbetet që të jem?
S'e di, i thashë, me habi të ftohtë,
Tek shpirti prapë me pikëllim m'u mbush.
Dikush nga ne të dy s'është më në botë,
Po cili a cila, këtë s'e di askush.
Një copë herë me shenja morëm e dhamë.
S'kuptoheshim, veç kishim mall e mund.
Gjersa ajo u tret te qelqi i madh
Dhe unë mbeta shkret në kundaskund.
7
Mbrëmja po bie. Tirana rrotull bllokut
Nis të stoliset për ballo a për orgji.
Një foshnje e rastit, e paligjshme e Nju-Jorkut,
Një ëndërr xhuxhe a shkërbim i tij.
Në borxhe e gjyqe rrokaqiejt vërtitin
Drita dhe bare rrotulluese lart.
Poshtë tyre, luanesha të përgjumura në pritë,
"Amerikan", "Raiffeisen" e "Credin's Bank".
Por s'do t'ia dijë askush për borxhe a gjyq,
Të dehur qejfit krejt a marrja e hakut.
I gjatë, si natë e ankthshme n'udhëkryq
Shfaqet mes brymës kryebashkiaku.
Kull e Sahatit po tregon një orë,
Që ndoshta kundërshtohet si çdo gjë.
Në sallat e muzeut të fundit vizitorë
Ja muzgu si në kurth befas i zi.
.
.... Paris, mars-prill 2005
Copyright .......Milosao