Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Flori - Press

Në Tuz u be promovimi i librit te shkrimtarit nga Malesia
z. Fran Camaj.


Në sallën solemne të gjimnazit “ 25 maji” në Tuz u mbajt përurimi gjegjësisht promovimi i librit të shkrimtarit nga Malësia z. Fran Camaj. Romani mban titullin “Rruga e pamëshirshme” dhe u botua në Tiran në mbarim të vitit të kaluar. Të pranishmëve përveç z. Nikollë Berishaj i cili e udhëheqi këtë program iu drejtuan të ftuarit nga Shqipëria zoterinjtë: redaktori Skënder Hasko, shkrimtari Ridvan Dibra, drejtori i shtëpisë botuese TOENA Fatmir Toçi si dhe shkrimtari nga Malësia z. Anton Gojçaj. Të gjithë këta u shprehen lidhur me veprën në pyetje dhe shprehën dëshirën që tubime të këtilla të ken sa më shpesh sepse siç tha dhe zotëri Toçi “ngjarje të këtilla të plotësojnë dhe kënaqin shpirtërisht”. Dhe së fundi të pranishmëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar u drejtua dhe vet autori z. Camaj. Ai nuk foli përmbi veprën e vet sepse atë çfar ai mendon e ka shpreh në vepër, me fjalë, por foli për atë se ishte në dilem se a ta titullonte veprën “Rruga e pamëshirshme” apo “Tragjedia Malësore”. Foli për atë që shkruan dhe në fillim të veprës, pra se këtë roman ia ka kushtuar të gjithë atyre malësoreve që humbën jeten tragjikisht në SH.B.A, fatkeqësisht shumica në rethana ende të pa qarta.
Ky manifestim u ndoq nga mediat vendase RTVMZ, Tv Boin, Koha Javore si dhe nga Tv Vizion Plus nga Tirana. Prezent ishin dhe ministri i popujve pakicë në Mal të zi z. Gëzim Hajdinaga, z. Ferhat Dinosha si dhe shumë dashamirës tjerë të librit dhe fjalës së shkruar.
- Z. Fran Camaj pranojë një dhuratë modeste nga z. Shtjefën Ivezaj pronar i muzeut etnografik.
Së fundi për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej modest të sponzoruar nga diskonti i pijeve “NERA”.
- z. Fran Camaj ka lindur më 22.01.1949 në fshatin Spijë pran Tuzit, Malësia e Madhe. Shkollën fillore e ka kryer në Arzë Hot, kurse shkollën Normale dhe shkollën e Lartë Pedagogjike për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prizren. Fakultetin Filozofik- Gjuhë e letërsi shqipe e ka kryer në Prishtinë.
Dhejtë vjet ka punuar si arsimtarë i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore të Hotit dhe në gjimnazin e Tuzit, kurse prej vitit 1980 deri në vitin 1998 ka drejtuar Redaksinë e Programit Shqip në Radion e Malit të Zi. Prej vitit 1998 është redaktor përgjegjës i Redaksisë së Programit Shqip të Televizionit të Malit të Zi, në Podgoricë.
Romani “Rruga e pamëshirshme” është vepra e parë letrare që ka botuar deri tani. Është bashkëautori i Abetares së parë dhe të vetmes në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe bashkëautor i Librit të leximit për klasën e tetë të shkollës fillore “Rreze”. Të dyja këto tekste shkollore ende janë në përdorim në shkollat shqipe në Mal të zi. Përveç gazetarisë merret edhe me përkthime. Ka marrë pjesë me kumtesa dhe punime të ndryshme në disa simpoziume dhe tubime shkencore ndërkombëtare dhe vendore.
Vepra “Rruga e pamëshirshme” është një vepër që vlen të lexohet aq më tepër sepse ka të bëjë me ne, me malsorët, me fatin e popullit tonë. Është një vepër që nuk të len pa emocione dhe mbresa. Ajo çfar përshkruhet në roman është reale, fatkeqësisht është e vertetë që i ngjan familjes së Mark Lul Hasit (familja në roman), mirëpo këso familjes fatkeqësisht jan shumë. Mundë të jenë familje nga e kaluara apo nga e tashmja. Është kjo një fatkeqësi kombëtare, tragjedi për popullin shqiptarë qoftë brenda kufijve apo më tej. Së fundi na mbetet të themi atë çfar tha dhe vet autori në përfundim të këtij përurimi “ E dhasht zoti të mos përsëriten më këto tragjedi”.

Marre nga malesia org.


Kthjelltësia është vuajtja që ndodhet më pranë diellit - René Clair
www.traboini.com