Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, nëntor 21, 2005

Flori - Press

Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme



Rezoluta e parlamentit te Kosovës e miratuar me unanimitet nga te gjitha forcat politike te parlamentit te Kosovës është një prove e pa kontestueshme qe ne themel te saj tregon se sa afër jemi neve për pavarësinë e Kosovës. Krijimi i grupeve negociuse te dy palve ajo kosovare dhe tjetra serbe për çështjen e statusit te Kosovës është drita jeshile qe i dha tashme komuniteti i gjere nderkombetre përcaktimit dejuro Kosove e pavarur. Rezoluta e para ca kohesh e parlamentit serb tregon se ata jo vetëm nuk e pranojnë termin pavarësi te Kosovës por shkojnë me tutje duke i mbyllur shtigjet për diskutim te saj për pavarësi te Kosovës me një nga pikat e rezolutës se tyre ku thonë qe te ruhet sovraniteti dhe integriteti i shtetit te Serbisë dhe malit te zi si një e drejte ndërkombëtare. Kjo pik e kësaj rezolute është sa djallëzore dhe e qëllimshme aq dhe provokative për vet kosovaret ne një kohe kur dihet se de fakto Kosova nuk është pjesë e shtetit te Serbisë dhe te malit te zi mbasi Kosova është e humbur për serbet qysh ne vitin 1999 ku forcat serbe u dëbuan dhe ishin te detyruar te kapitullonin nga krimet monstruoze dhe te pashembullta qe bene kundër popullsisë se Kosovës. Ne te njëjtën kohe kjo pik e rezolutës se parlamentit serb-mali zi do te thotë e përkthyer ne gjuhen diplomatike qe Serbia nuk do te lejoj te preket sovraniteti dhe tjetërsimi i kufirit te saj ku Kosovën e quan pjesë te saj. Përballe djallëzisë se nacionalizmit te tërbuar serb, përballë realitetit te ri qe kemi tashme ne Kosove ku vete kosovaret kane te drejtën e tyre për vetëvendosje mbasi popullsia këtu është mbi 90%, ku kosovaret kane ndërtuar institucionet e tyre te një shteti , ku populli kosovar përveç pavarësisë nuk pranon asnjë alternativ tjetër qe te diskutohet, ku kosovaret janë te gatshme te marrin përsipër te gjitha pergjegjesite ne mbrojtje te drejtave te minoriteteve etnike ne Kosovë, komuniteti ndërkombëtar është i ndërgjegjshëm se përveç pavarësisë se Kosovës nuk ka asnjë alternativ tjetër për te diskutuar dhe vendosur pavarësisht se Serbia e ka te vështirë për ta pranuar e gëlltitur atë. Uniteti i liderëve kosovare duke folur te gjithë një zëri ne emër te popullit kosovar për pavarësinë e Kosovës ashtu siç e shpreh dhe rezoluta e parlamentit te Kosovës është dëshmia e qarte qe kosovaret dine te bashkohen dhe te mbrojnë interesat e madhore te Kosovës për te formuar shtet sovran e te pavarur. Mirëpo ky unitet qe liderët e Kosovës e kane shprehur qarte dhe prere ne rezolutën e tyre nuk i shkon për shtat Serbisë dhe aleateve te saj dhe e ka bere atë ne te njëjtën kohe qe te behet me agresive ne deklaratat e saj kur behet fjale për pavarësinë e Kosovës. Rezoluta e parlamentit shqiptare e miratuar dhe ajo një zëri nga te gjitha forcat politike ne Shqipëri për pavarësinë e Kosovës forcon i jep kuraje me shume popullit kosovare e ne te njëjtën kohe opinionit ndërkombëtare se qetësia dhe stabiliteti ne Ballkan varet shume nga stabiliteti dhe vetëvendosja e popullit kosovar ne pavarësinë e tyre. Me sa shohem neve ne te gjitha deklaratat e nderkombetarve gjithmonë e me qarte thuhet dhe shkruhet se pavarësia e shpejt e Kosovës është e vetmja rruge qe plotëson dëshirën e vet popullit kosovare si dhe e dyta komuniteti ndërkombëtare dhe ne te njëjtën kohe korrigjohen padrejtësitë qe i janë bere shqiptarve nga fuqitë e mëdha ne ndarjen dhe mohimin e identitetit te tyre. Do apo nuk do, i vjen mire apo nuk i vjen mire Serbisë tashme pavarësia e Kosovës eshte me afër se kurrë sepse realiteti kosovare defakto eshte i pavarur dhe de juro do ta shohem se afërmi per te cilen populli kosovare e ka ëndërruar me shekuj. Pavarësia e Kosovës është një formalitet ku fjalën e fundit do ta thotë vet populli kosovare me referendumin qe do te beje populli kosovare e mbështetur dhe e njohur ligjërisht nga komuniteti ndërkombëtare.



Engjëll Shehu

http://engjellshehu.blogspot.com/
http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit