Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Flori - Press

From :
Reply-To : "Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List "
Sent : Sunday, November 27, 2005 10:19 PM
To : art-cafe@alb-net.com
Subject : Re: [Art-Cafe] Nenshkruhet rezolute per Kosoven dhe ngrihet Flamurishqipt...


Materjal i huazuar nga:

--- Art-Cafe: Albanian Arts & Entertainment List ---


Aktiviteti i Dr. Velaj eshte me te vertete per lavdate. Megjitheate, shkrimi i z. Simsia ka nevoje per nje plotesim. Dr. Velaj, para se te nisej per ne Japoni, me ftesen e Prof. Dr. Kazhuhiko Yamamoto, autor i " Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimet e saj Kulturore" ne anglisht, me tha se do te ligjeronte mbi po kete teme, por jo ne japonishten por ne anglishten. Dr. Velaj eshte perkthyesi i ketij shkrimi ne shqip. Me tha ai se s'do te kishte kuptim te vishte kostum nga Jugu kur do te fliste per Kanunin. Sidoqofte, pa marre parasyshe se cila ishte tema e Dr. Velaj, misioni i tij qe i rendesishem dhe u be me denjesi.


anglishte i prof. dr. Kazuhiko Yamamoto " Struktura Etike e Kanunit dhe
Nenkuptimet e saj Kulturore".




In a message dated 11/24/05 8:20:36 A.M. Eastern Standard Time, Agideba@aol.com writes:
Te falenderoj z. Pandeli Simsia për këtë lajm vërtetë të bukur që më ngroh zemrën dhe më bën të mendoj se, shqiptarë të mëdhenj si z. Selahudin Velaj, Shqipëria Etnike, ka nxjerrë dhe do të nxjerrë përherë deri sa të ketë shqiptarë mbi dhe.
Më këtë rast sjell nga arshiva ime, një histori të largët që nuk vdes kurrë, të një shqiptari tjetër të madh që me inisiativën e vet, kur Shqipëria kishte rrezikun tjetër më të madh të ricoptimit të saj, i përndritëshmi Ipeshkev i Lezhës L.Bumçi, udhëtoi nga Parisi në Romë në mes të dimrit të vitit 1919 dhe më 28 Dhjetor së bashku me z. Mehdi Frashëri mbriti në Romë dhe kur tërë Roma festonte Vitin e Ri, Peshkopi zemërzjarr e kaloi kohën duke u lutur të takonte Papën e Romës Benedikt XV i cili më në fund, pas këmbënguljes së çuditëshme të shqiptarit të çuditshëm, e pranoi në një audiencë të shkurtër.
Monsinjori shqiptar i drejtohet Papës me këto fjalë magjie: "Vij para juve Ati i Shenjtë me urdhër të të gjithë shqiptarëve; muslimanë, ortodoks dhe katolikë, të cilët ju luten juve në emër të Zotit që të shpëtoni Shqipërinë nga coptimi i mëtejshëm. Greku, sipas akordit Tittoni-Venizellos, do të na i xhavti Korçën dhe Gjirokatrën. Në emër të drejtësië na shpëtoni!"
Papa i thotë, "...sesi mundem unë t'ju shpëtoj juve kur Italia së më dëgjon më dhe Franca është armike e juaja?!"
Ipeshkevi shqiptar e pat përgjigjen gadi, "At i shenjtë, në botë nuk është vetëm Italia dhe Franca por ka edhe një Amerikë* e një Angli me të cilat ju mund të bisedoni. Ju keni në dorë tërë punët e Botës. Ne shqiptaët jemi të vegjël por kemi ndihmën e madhe nga ju dhe Zoti. Ju lutem premtomni ndihmë?" Dhe Papa i pat premtuarë. Korça dhe Gjirokastra shpëtuanë.

*Me presidentin e Amerikës kishte folur goja-gojës Fan Noli jonë i madh në datën 4 korrik 1919 dhe ai i kishte premtuarë ndihmë.

Të fala, Agimi



Ne Japoni ngrihet Flamuri Shqiptar dhe nenshkruhet rezolute per Pavaresine e Kosoves!

Te nderuar motra dhe vellezer bashkeatdhetare!
Njoftimet nga larg me lajmet e mira, per te cilat kemi shume nevoje te mesojme cdo dite, larg fyerjeve dhe sharjeve ndaj njeri tjetrit, na gezojne, te ndjehemi krenare, per fatin e madh qe kemi, qe jemi shqiptare.
Sic edhe kemi mesuar para pak kohesh, doktori i nderuar, akademiku, patrioti i ndershem, biri i Vlores trime dhe heroike, biri i gjithe shqiptarise Selahedin Velaj do te shkonte ne Japoni me nje mision teper te rendesishem, fisnik dhe atdhetar, per te mbajtur nje referat, per ceshtjen me te rendesishme te Kombit Shqiptar, Pavaresia e Kosoves.
Doktori i nderuar Velaj ia arriti qellimit te tij.
Menjehere, sapo miku im i nderuar Dr. Selahedin Velaj me njoftoi nga Tokio, nga Japonia e larget, i cili ndodhet keto dite atje per te mbajtur nje referat per zgjidhjen e Ceshtjes se Kosoves, Pavaresine e saj, mendova gezimin tim qe ndjej per ate, cfare ai ka bere, ta ndaj bashke me Ju.
Per dy dite resht doktori i nderuar Selahedin Velaj mbajti dy referate prej 90 minutash. Nje ne Universitetin e KYUSU ne FUKUOKA dhe tjetra ne Tokio. "The true fact about Kosovas problem with Serbia".
Fjala e Dr. Selahedin Velaj eshte pritur me shume interes nga te pranishmit.
Per suksesin e madh qe ka patur Dr. Velaj ne Japoni kane shkruar shtypi japonez si dhe radiot dhe televizionet e shumte.
Miku shqiptar eshte pritur me respekt dhe nderime edhe nga autoritetet japoneze me te cilat ka patur takime te ndryshme.
E vecanta e fjales se mbajtur nga Dr. Velaj eshte se, pervec diskutimit ne dy gjuhe, anglisht dhe japonisht, Dr. Velaj ka bere edhe surprizen e tij me te kendeshme, ka pershendetur te gjithe pjesemarresit ne gjuhen tone te bukur shqipe, e cila ka ngjallur emocione tek te pranishmit.
Flamuri Shqiptar eshte valevitur i bukur dhe krenar ne qiellin e Japonise, i cuar personalisht nga Dr. Velaj.
Sic edhe me njofton Dr. Velaj referati doli me shume sukses.
Rezoluta per Pavaresine e Kosoves eshte nenshkruar ne me teper se 135 njerez, intelektuale japoneze te ndryshem.
Gjate bisedes se Dr. Velaj dhe profesorit japonez Yamomoto me kerkesen e Dr. Velaj, ne ditet e ardheshme do te krijohet Shoqata Shqiptaro - Japoneze "SKENDERBEU".
Fjala e Dr. Velajt ka patur jehone te madhe edhe ne faqet e ndryshme te Internetit ku eshte perkrahur kerkesa e tij nga mijera njerez.
Akti personal patriotik i Dr. Velaj na ben te ndjehemi krenare. Kombi Shqiptar ka patur gjithmone dhe ka burra te mencur, trima dhe patriote te flakte.
Dr. Velajn nuk e dergoi shteti shqiptar te nisej drejt Japonise se larget me Flamurin Shqiptar ne canten e tij per nje mision te tille patriotik.
Ate e nisi atje ndjenja e tij per atdheun, per kombin e tij te vuajtur dhe te pergjysmuar, dashuria qe ai ka per gjithe bashkekombasit e vete.
Akti i rendesishem i Dr. Selahedin Velajt, i vlonjatit patriot per ceshtjen e Kosoves se tij dhe tonen bashke, tregon se shqiptaret jane nje, vellezer te nje gjaku, pavaresisht se ku jetojme, ne Vlore apo ne Prishtine, ne Berat apo ne Peje, ne Lushnje a ne Gostivar, ne Shkoder a ne Cameri, ne Diber a ne Kraje....
Me aktin e tij patriotik Dr. i nderuar Selahedin Velaj eshte ambasadori i Shqiperise i pa akredituar nga shteti shqiptar.
Ate e akrediton ndjenja dhe dashuria qe ai ka per vendin e tij, per popullin e tij.
Vajtja e Dr. Velaj ne Japonine e larget per ceshtjen me te rendesishme te kombit tone, Pavaresia e Kosoves, eshte vazhdimesia e shqetesimit te tij, qe Ai ka per kete ceshtje madhore.
Para pak kohesh me nje mision te tille, Dr. Velaj shkoi ne Kosove, ku pati kontakte me perfaqesuesit me te larte te Kosoves, me Presidentin e saj zotin Ibrahim Rugova.
Njerez te tille si Dr. Selahedin Velaj patriote te zjarrte mbeten perhere Nderi i Kombit.
I urojme Doktor Velajt jete te gjate, suksese ne misionin e tij individual patriotik.
I urojme udhe te mbare gjate kthimit te tij nga Tokio ne SH.B.A.

Pierre-P.Simsia
New York