Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 08, 2005

Flori - Press

PER FORUMET VIRTUALE:Art-Cafe ;FLORI-PRESS ,FloArt;GJUHA SHQIPE,ENGJELLSHEHU





SHKRUAN: Flori Bruqi





SI TA NJOFIM INTERNETIN?







WWW (World wide web) është përhapur me shpejtësi të jashtëzakonshme duke zënë tashmë një vend të përhershëm në jetën e përditshme të shumë njerëzve në vendet e industrializuara.



Madje ky sistem po vazhdon rrugën e triumfit drejt vendeve të tjera më pak të zhvilluara,si fjala vjen në Kosovë,Shqipëri,Maqedoni etj.

Interneti është një parajsë, si për ata që komunikojnë me miqtë në mbarë botën nëpërmjet e-malit, apo për ata që kërkojnë informacion, ashtu edhe për kriminelët dhe terroristët.



Qeveritë janë duke reaguar: në shumë vende nëpërmjet procedura të përshpejtuara janë përcaktuar ligje përkatëse, për të kufizuar kërcënimet e mundshme dhe ato ekzistente, ndërsa në vende të tjera proceset janë në vijim.

I ngarkuari i OSBE-së për mediat, Milosh Harasti këto zhvillime i sheh me skepticizëm: "Aktualisht autoritetet në botë janë përfshirë nga ethet e vendosjes së rregullave.

Por në një sfond të tillë dua të theksoj, se ne vërtetë ndodhemi në dilemë për shkak të lirisë së medieve.

Për këtë arësye përgjigjet i kërkojmë brenda kuadrit të lirisë së medieve. Përkufizimi është që: zgjidhja të jetë sa më pak restriktive dhe sa më pak kufizuese për lirinë e shtypit."

E qartë është gjithashtu, se interneti është një medium global, ndaj për të duhet të ketë rregulla globale.

Në këtë mënyrë organizatat ndërkombëtare si Bashkësia Evropiane(BE-ja), Këshilli i Evropës(KE) dhe OKB-ja kërkojnë vendosjen e rregullave të përbashkëta që të jenë të vlefshme në të gjitha vendet anëtare.

Por ka nga ata që thonë se në internet nuk ka nevojë për regulla specifike mbi përmbajtjen.

Kategoritë ekzistuese të ligjit janë të mjaftueshme për të ndëshkuar veprimet kriminale si: ndërhyjet, dëmtimet apo përhapjen e panikut.

Në organizatën e shërbimeve hotline janë aktivizuar 18 vende që kujdesen për ruajtjen e pastër të world wide web(www).

Secili që has në internet pornografi me fëmijë apo të tjera aktivitete kriminale mund të informojë shërbimin hotline.

Ky shërbim vendos kontakt me shërbimin provider, pra me ndërmarrjen ku është regjistruar faqja përkatëse, ose adresa e e-mailit për ta bllokuar atë.

Megjithatë edhe vetërregullimi ka kufij thekson Kalanan, sekretar i përgjithshëm i kësaj organizatne: "Modeli i organizatës sonë është mjaft efikas, por nuk besoj se ajo e zgjidh problemin, madje ajo nuk është menduar si një instancë që të zgjidhë problemet."

Në rastin e përndjekjes penale duhet të ndërhyjnë gjykatat.

Kjo nuk ndodhi me ca nofka qe shkruanin letra anonime moderatoreve të web faqeve virtuale në internet fjala vjen, “Floart” ,” Flori-Press” ,,Art-Café” apo “Albeuropë”.

Në imboxat e e-mailave personal (Flori Bruqit,Engjell Shehut,Gezim Ajgerajt dhe Iljaz Prokshit) ne te shumtën e rasteve NOFKAGJIJTË,dërgonin virus të qëllimt dhe Letra kërcnuese,të denueshme më ligjet demokratike të vendit ku ato nofka janë strehuar si azilantë politikë apo ekonomikë!...

Ky është edhe thelbi i problemit: si mund të veprohet në rastin e procesit kundër provider-it "yahoo" nëpërmjet të cilit një shtetas amerikan shet në internet ide ekstremiste të djathta, që nuk janë të ndaluara në SHBA, por që janë të ndaluara në Gjermani dhe në Francë? Cili ligj duhet të aplikohet në këtë rast? …

Si të mbroj kompjuterin nga viruset ?!

Fatkeqesisht disa kompjutera te forumistëve virtualë jane infektuar shpeshherë nga viruset e fundit (një herë ishte akuzuar pa të drejtë edhe shkruesi i këtyre rreshtave nga një mik i imi i mirë më emrin Adri Vigani(Darwin) se gjëja unë ju sjellë kafepirësve kokëçarje më dërgesa virusesh,ku për këtë gjë shkrova në Art-Cafe ,për “Hakerizmin ,hakeret,viruset” etj(shkrime në 4 vazhdime)duke mos qene (disa)vete kafepirës te zotet e kompjutareve ne dijeni mbi ketë.

Si mund të vërehet kjo ?


Nje lloj virusi qe eshte perhapur kohet e fundit permes e-mail, kur nuk eshte bllokuar ne kohe nga programet antiviruse, futet ne kutine tende postare, kopjon adresat e ruajtura ose edhe adresat prej nga te cilat ke marre ndonje leter elektronike dhe ne emer te tyre dergon nje kopje te vetvetes per ne adresa te tjera.

P.sh. nga kompjuteri i infektuar i dikujt qe ka adresen tonë te ruajtur ne kompjuter ose qe ka marre nje pergjigje prej nesh, virusi mund te dergoje nje leter ne emer te tonin me vetveten te bashkangjitur ne leter per tek nje adrese tjeter qe gjendet gjithashtu ne kete kuti postare. Marresit i dikut sikur i ka ardhur nje leter nga moderuesi yne fjala vjen Flori Bruqi.

Nese eshte i lidhur ne nje sistem me nje antivirus te instaluar ne server, me te zbuluar virusin, sistemi i dergon nje leter automatike mbrapsh "derguesit te letres", pra moderusit tone (pasi sistemi mendon se ky ishte derguesi) duke e njoftuar se ka derguar nje leter me virus apo me permbajtje te paligjshme. Ne te vertete asnje leter elektronike me virus nuk eshte derguar nga fjala vjen moderuesi yne Flori Bruqi.

Dërguesi i vërtetë nuk njoftohet dhe nuk arrin të kuptojë se është ai që po e përhap virusin për sa kohë nuk të instaluar një program bllokues të dërgimit të letrave elektronike në masë apo në mënyrë të pavullnetshme.

Ne po te njejten menyre moderusit tone Flori Bruqi i vijne letra me kopje te ketij virusi ne emer te adresave te tjera qe gjenden ne kutine postare te personit me kompjuter te infektuar nga virusi duke te lene pershtypjen sikur te gjithe keta individe i kane kompjuterat te infektuara.

E verteta mund te mos jete keshtu.

Pra duke u nisur nga ajo se ne kutine postare të Flori Bruqit (floribruqi@hotmail.com)vijne me dhjetra letra me viruse ne dite, mund te vij ne perfundimin se disa/shume nga ata qe kane (pasur) kontakt me moderuesin Flori Bruqi kane kompjutera te infektuar, por kjo nuk do te thote aspak se infektimi eshte kryer nga kontakti me moderusin tonë...

Programe kundër viruseve


Një virus kompjuterik është një program që infekton sistemin tënd operativ dhe në varësi të qëllimit të krijimit të tij mund të dëmtojë tërë sistemin, pjesë të tij, programe apo të përgjojë në forma të ndryshme, të përdorë kompjuterin tënd për sulme ndaj kompjuterave të tjerë, serverave si të Microsoft'it, NATO-s etj si dhe të kryejë veprimtari të tjera të paligjshme.


Gjithkush që zotëron një kompjuter e ka për detyrë të mbrohet nga viruset dhe përgjigjet përpara ligjit për sulme apo veprimtaritë e paligjshme që mund të bëhen nga kompjuteri i tij.

Ndër programet më të sukseshme kundër viruseve jane Norton Antivirus , McAfee. .

Keto mund te shkarkohen nga Download.com (tek fusha e kerkimit shkruaj emrin e programit) dhe mund te perdoren falas per nje periudhe te caktuar.
Ka edhe programe antiviruse falas si Avast Home Edition apo NOD32 Anti-Virus.
Instalimi i nje program antivirus në një kompjuter të infektuar nga viruse mund të çojë në infektimin e vetë programit antivirus, prandaj është e këshillueshme kryerja më parë të një skanimi të kompjuterit përmes një programi antivirus nga një cd.

Firewall - muret mbrojtese kunder djegies


Disa mure mbrojtese si Zone Alarm kane nje funksion te ashtuquajtur "E-mail protection" i cili kur eshte aktivizuar mbron kompjuterin tend nga bashkengjitjet (attachments) e nje letre qe mund te jene ne te vertete viruse.

Njekohesisht nuk lejon nje virus te dergoje vetveten permes letrave elektronike per ne kompjutera te tjerë.

Lexoje postën në rrjet


Një mënyrë e sigurtë për të mos u infektuar nga viruse është leximi i postës në rrjet, pra jo shkarkimi i saj në kompjuter.

Kjo do të thotë se duhet të përdorësh kuti postare të bazuara në rrjet (web based e-mail), pra lexoje postën përmes p.sh. Hotmail apo Yahoo të cilat të ofrojnë një kuti postare falas, apo diku tjetër ku të është ofruar një shërbim i ngjashëm.

Në këtë mënyrë ia lë punën për të skanuar për viruse dikujt tjetër, shoqërive të specializuara për këtë punë.
Hotmail skanon bashkangjitjet (attachments) që të vijnë me letrat elektronike dhe nuk i hap ato nëse gjen ndonjë virus në to. Si Hotmail ashtu edhe Yahoo kanë vënë në përdorim një sistem kundër reklamave të padëshiruara (antispam) që më ka bllokuar në mënyrë të ndjeshme dhe të kënaqshme ardhmjen e tyre në kutinë time elektronike në Hotmail. Për të mos marrë reklama të padëshiruara (spam) që do të mbushnin kutinë tënde postare, nuk duhet të lesh adresën tënde elektronike më kot nëpër libra përshtypjesh apo vende të ngjashme me këto, në internet.

Kjo pasi ka robotë elektronikë në internet që janë pikërisht në kërkim të këtyre adresave, për t'u dërguar më pas reklama.
PhpNuke, sistemi që përdor edhe moderuesit tanë, përpiqetn përmes kodesh t'i mbajë larg këta robotë djallëzorë por versione të reja të tyre dalin përditë dhe nuik mund të them se është 100% i sigurtë.

Mos përdor kuti postare të bazuara në kompjuterin tënd si Outlook, Eudora etj. Kjo do ta ekspozonte drejtpërdrejtë kompjuterin tënd ndaj viruseve, dhe mund të ketë të tillë që i shpëtojnë programit tënd kundër viruseve.

Mos prano bashkëngjitje
Nuk ka përse të pranosh bashkëngjitje (attachments) nga persona që nuk i njeh. Unë i fshij letrat me bashkëngjitje nga personat që nuk i njoh, pa lexuar fare letrën. Nuk shoh ndonjë arsye që dikush që nuk e njoh të më dërgojë p.sh. një foto, një shkrim të shkruar në PDF, një video, një program etj.

Ai që don të më dërgojë ndonjë fill le të më lajmërojë me një letër paraardhëse ku të më sqarojë për çfarë bëhet fjalë dhe përse duhet ta marr patjetër këtë bashkëngjitje.
Moderuesit e Floart-it dhe Flori-Press-it dhe Sport-ritmi i zemres nuk dërgon asnjëherë bashkëngjitje (attachments).
Shumë viruse vetëekzekutohen me të hapur letrën që ka si bashkangjitje virusin, pa qenë nevoja të hapësh bashkëngjitjen. Viruse të tjerë vetëekzekutohen edhe pa hapur fare letrën ku virusi është bashkëngjitur prandaj përsëris se pikësëpari nuk duhet të shkarkosh postën tënde në kompjuter. Nëse të duhet ta bësh patjetër, bëje nën sistemin operativ Linux.

Fshi letrat në bazë të titujve
Krijuesit e viruseve apo edhe të reklamave të padëshiruara përpiqen t'i japin tituj tërheqës letrave të tyre që përmbajnë virus. Kështu unë fshi pa hapur letrat që që përmbajnë tituj diktues të këtij lloji në anglisht: "Important", "Urgent", "Immediate help..", "Read this". Askush perveç teje nuk mund ta dijë se çfarë është "e rëndësishme", "që nuk pret" apo që "duhet lexuar".
Disa viruse kopjojnë një tekst çfarëdo nga një letër që ndodhet në kutinë tënde postare dhe e vënë si titull. Në këtë mënyrë shohim edhe viruse që përhapen me titull në shqip (pasi letra nga e cila virusi ka kopjuar ka qenë në shqip, e një shqiptari). Tituj e këtyre letrave janë shpeshherë pa kuptim pasi virusi nuk din shqip :) dhe mund të jetë e shkëputur diku nga mesi i fjalisë.
Si rrjedhim i sa më sipër do të thoja që të vendosësh gjithnjë një titull me kuptim, që përmbledh në dy fjalë përmbajtjen e letrës apo gjënë më kryesore që ke dashur të thuash me të. Kjo hyn edhe tek abc-ja e të shkruarit të një letre dhe tregon që në titull nivelin tënd kulturor.
Shqiptareve u drejtohet me një titull në shqip. Titujt e thatë e bajatë në anglisht si "Hi", "Hello" janë shpesh viruse dhe unë i fshij pa i lexuar mesazhet me tituj të tillë që vijnë qoftë në adresë të Flori Bruqit,Engjell Shehut,Iljaz Prokshit apo gezim Ajgerajt .

Ndërro adresën elektronike
Nëse sheh që posta jote të mbushet përplot me reklama të padëshiruara (spam) dhe letra me viruse atëherë ka ardhur koha të krijosh një adresë të re. Njofto ata me të cilët don të mbash kontaktin, duke u dhënë adresën e re.
Shfrytëzoj rastin që përmes këtij shkrimi të njoftoj lexuesit e FLORI-PRES-it ,FLOART-it etj., se edhe adresa e deritanishme redaksia(*)do të fshihet për shkak të pikërisht këtyre letrave të padëshirueshme dhe kontakti mund të mbahet përmes formës ne adresën e re < filanfisteku @hotmail.com>….apo< tatamata .@yahoo.co.uk >etj …

Shkarkime nga interneti


Një virus nuk përhapet vetëm përmes postës elektronike por edhe nëpërmjet shkarkimesh që bën nga interneti përmes p.sh. programit Kazaa, ndonëse këta programe shkarkimi të ofrojnë deri diku njëfarë mbrojtjeje ndaj viruseve.

Ti je në kërkim të qylit - të një kopje të manipuluar (cracked) të një programi për të cilin ndryshe duhej të paguaje - dhe has në një fill .exe me emrin e programit në fjalë dhe nis ta shkarkosh. Virusi mund të jetë prej vetëm disa kilobyte's dhe ndonëse ti mendon se filli nuk është shkarkuar i tëri ai nis të veprojë në kompjuterin tënd.

Këto janë viruse të hedhura në internet nga vetë shoqëritë që prodhojnë programet, një kopje të manipuluar të të cilave je duke kërkuar.
Ky është në të vërtetë veprim i paligjshëm që kryhet nga këto shoqëri por kush e ka ngenë të bëj kërkime për të vërtetur se vetë shoqëria e ka lëshuar atë virus si dhe askush nuk guxon t'i hedhë në gjyq këto shoqëri.

Për çfarë t'i padiste ?

Që ka shkarkuar një program të manipuluar që i doli të ishte virus ?

Në këtë mënyrë ti zë mend, nuk përpiqesh më të kërkosh për kopje të manipuluara dhe zgjedh më mirë të blesh programin apo të heqësh dorë fare.


Unë mund të thoja që: ata që manipulojnë programet (crackers) nuk lëshojnë kopje .exe të tyre por një paketë të ngjeshur të tipeve .rar apo.zip (apo imazhe cd-sh), brenda të cilave ndodhet programi, numri i serisë ose një program që prodhon automatikisht numra serish apo ndryshe çelësit e programit (keygenerator, shkurt keyg.) ose një kopje e manipuluar e fillit .exe, të gjitha këto të shoqëruara me një fill të tipit .nfo apo .txt ku autori i manipulimeve vë firmën e tij.

Në varësi të shkallës së rrezikshmërisë së virusit, disa viruse mund të parandalohen, izolohen, shkulen dhe fshihen nga kompjuteri yt nga programet kundërviruse, por disa të tjerë të rrezikshëm e shumta që mund të bëhet nga programi antivirus është izolimi i tyre.

Ndoshta freskimi (update) i definicioneve të programit kundërvirus mund të ndihmonte por shpeshherë jo, pra të mbetet të formatosh edhe njëherë të tërë kompjuterin nga fillimi, veç në mos...

Përdor Linux
Linux'i më ka shpëtuar disa herë nga virusë të tillë të rrezikshëm.
Linux është një sistem operativ ashtu si ç'është Windows, por në ndryshim nga ky i dyti Linux është falas. Ka disa lloje shpërndarjesh Linux'i si Mandrake dhe Red Hat. Më tepër mbi Linux'in mund të gjeni tek Alblinux.

Në të njëjtin kompjuter mund të instalohen dy apo më tepër sisteme operative dhe instalimi i Linux përkrah Windows është mëse i këshillueshëm.

Linux njeh Windows nëse ky i fundit është i formatuar në formatin FAT.

Windows nuk njeh Linux. Meqenëse Linux ka një mënyrë tjetër ndërtimi, një program i Windows nuk mund të ekzekutohet në Linux, pra as edhe virusi (që është në të vërtetë një program) nuk mund të bëjë gjë në Linux.

Kur programi juaj kundërvirusi gjen një virus të cilin nuk mund ta heqë, ky të tregon të paktën vendin se ku ndodhet ky virus. Shëno këtë adresë dhe dil menjëherë nga Windows për të mos i lënë kohë virusit të dëmtojë fillet. Përmes sistemit operativ Linux mund të futesh në dosjet e Windows dhe të heqësh fillin e infektuar.


Por më përparë duhet të kesh ndryshuar formatin e filleve të Windows nga NTSF në FAT. Kjo mund të bëhet përmes programe të posatëshme si Partition Magic, i cili e bën këtë ndryshim formati pa fshirë fillet.


Duhet patur parasysh se programet e Windows punojnë pak më mirë në formatin NTSF.
Instalimi i Linux'it këshillohet të kryhet pas këtij ndryshimi të formatit, në mënyrë që Linux të njohë Windows gjatë instalimit.
Udhëzime mbi instalimin e Linux'it mund të gjeni tek Alblinux si dhe mund të shfrytëzoni forumet e kësaj faqeje(Alblinux) për të parashtruar problemet që ju dalin.

Po përmes Linux mund të futesh në internet dhe të shkarkosh postën tënde në kompjuter pa pasur frikë për letrat me virus.

Ndaj kompjuterin në disa drejtori


Përmes Partition Magic mund të bëhet edhe ndarja e kompjuterit në disa drejtori, p.sh. C dhe D, ku në C të mbahet sistemi operativ Windows dhe të instalohen programet kurse D të jetë si arkiv, ku të ruash p.sh. punimet e tua, filmat, muzikën, fotot etj.
Virusi sulmon dhe infekton sistemin operativ. Nëse një virus ka sulmuar sistemin operativ Windows, mund të formatosh drejtorinë C duke fshirë gjithçka që ndodhet në të por jo drejtorinë D ku ke arkivin.





Ç’është programi eMule?

eMule - një nga mënyrat më të mira për të shkarkuar filma nga interneti
eMule apo ndryshe mushka elektronike, po duron barra të rënda dhe të një sortimenti të madh mbi samarin e saj dhe transporton goxha mirë ngarkesat llokma-llokma saqë po ia merr në kthesë mënyrave të tjera të popullarizuara të bartjes elektronike të filleve si Kazaa, DC++ apo Bittorrent.









eMule (shkarko eMule) futet në rrjetin e quajtur eDonkey (gomari elektronik) në të cilin gjenden një numër i madh fillesh qoftë të reja apo të vjetra. Në parim eMule punon në të njëjtën mënyrë si Bittorrent. Një fill, për shembull film, ndahet në shumë llokma. Sapo të kesh shkarkuar të plotë një llokmë në kompjuterin tënd, dikush tjetër nis ta ngarkojë atë prej teje në "mushkën e vet". Programi shkarkon ato llokma që janë në gjendje të mirë. Pra nuk shkarkohen në rradhë njëra pas tjetrës por kuturu përgjatë fillit, dhe duket t'u japë përparësi llokmave në fund të fillit. Një zgjidhje e mençur që shton numrin e burimeve, pasi burime me llokmat e fillimit janë gjithmonë më të lehtë për tu gjetur.


Kështu nuk është nevoja të kesh në zotërim tërë filmin në mënyrë që dikush ta ngarkojë atë prej teje. Kjo bën që të krijohet një numër tepër i madh burimesh nga ku mund të shkarkosh dhe i jep një rrjedhë të qëndrueshme shkarkimit



Një gjë të tillë nuk është e mundur me programet si Kazaa apo DC++ të cilat kërkojnë që më parë filli të jetë i plotë.


Por shpejtësia e shkarkimit nuk duket të jetë e përmasave që mund të marrë tek DC++ nëse je futur në një nyjë (hub) të shtetit ku banon dhe ke arritur të gjesh fillën që don të shkarkosh dhe nën kushtin tjetër kryesor që burimi yt nuk shkëputet nga lidhja.

Në ndryshim nga eMule, përmes Bittorrent mund të gjenden vetëm fillet më popullore, d.m.th. më të fundit dhe sidomos filma serialë.

Tek eMule dhe Bittorrent nuk je i detyruar të kesh më parë disa fille të tuat që t'ua vësh në dispozicion të tjerëve në mënyrë që të shkarkosh nga të tjerët (si tek DC++) si dhe nuk ka grada si p.sh. tek Kazaa ku ato që kanë grada më të lartë kanë përparësim në shkarkime.


Karakteristika tjetër e eMule është që mund të shkarkosh nga disa përdorues përnjëherë si tek Kazaa duke mos patur frikë se burimi yt po shkëputet nga interneti.


Për më tepër mund të kufizosh shpejtësitë e ngarkimit dhe shkarkimit, kështu dikush që ngarkon prej teje nuk mund të të vjedhë të gjithë shpejtësinë e mundshme që arrin lidhja jote me rrjetin.


Vlerat e shpejtësive në fjalë jipen tek: Prefer... -> Connection përkatësisht Download për shpejtësinë e shkarkimit nga interneti në kompjuterin tënd dhe Upload për ngarkimin që i bëjnë të tjerët filleve nga kompjuteri i juaj..

Për të parë pjesën e shkarkuar të një filmi duhet të zgjedhësh më parë një program për leximit e videove tek Prefer...-> Files -> Video Player. Unë do të rekomandoja programin Avi Preview që vjen së bashku me Kazaa Lite.


Kujdes ! Mos gabo të shkarkosh ndonjëherë Kazaa prej kazaa.com. Ky program vjen së bashku me programe spiune
Kazaa Lite është versioni falas dhe pa spiunë i Kazaa's. Fatkeqësisht ky program është braktisur, pasi të drejtat duken të jenë shitur. Prandaj ju këshillojmë të gjeni ndonjë kopje të mbetur akoma diku në internet. Versioni i fundit i Kazaa Lite është 2.4.3. Ky program është më i përsosur se vetë Kazaa.

Problemi me muret mbrojtëse

Në ndryshim nga Kazaa që nuk ka probleme me muret mbrojtëse nga sulmet nga jashtë, të ashtuquajtura Firewall, eMule përdor disa porta që janë të bllokuara nga këto mure. Mua vetë për kafepirësit tanë (Art-Café)më mori me të vërtetë shumë kohë dhe mund që të jap vlerat e kënaqshme për eMule. Jo vetëm që nuk puqet me programin tonë mbrojtës Zone Alarm, por as me vetë murin mbrojtës të Windows-it.

Atëherë duhen bërë disa ndryshime që fatkeqësisht ulin edhe nivelin e mbrojtjes së kompjuterit.

E para, duhet çaktivizuar muri mbrojtës i Windows. Për Windows Xp shkohet tek Start - > Connect to - > Show All Connections. Aty zgjidh lidhjen tënde me internetin p.sh. My ISP. Pastaj kliko me sustën e djathtë të miut dhe zgjidh Properties. Në dritaren e re që do të të shfaqet zgjidh Advanced. Tek Internet Connection Firewall zbraz kutinë ku thotë Protect my computer... dhe shtyp OK për të ruajtur ndryshimet. Duhet të shkëputesh nga interneti dhe të futesh përsëri pas ndryshimeve që këto të gjejnë vend. Gjithsesi keni parasysh se muri mbrojtës i Windows mundohet të fshehë kompjuterin tënd nga interneti. Nëse nuk të gjejnë dot, nuk të sulmojnë dot. Por këtë efekt mund ta bëjë më me efektivitet edhe një program i mirë mbrojtës si Zone Alarm.

Për mua Zone Alarm është programi më i mirë mbrojtës që gjendet tani për tani dhe i lehtë për t'u konfiguruar pra nuk jam gati ta lë për shkak të mundësisë së përdorimit të programit eMule ndonëse sugjerohet të përdoret një tjetër program mbrojtës së bashku me eMule dhe ky është Kerio Personal Firewall. Një kopje njëmujë të vlefshme të këtij programi mund ta shkarkoni këtu (Kerio Firewall)
Instalimi i dy programeve mbrojtëse nuk këshillohet pasi kokolepsen me njëra-tjetrën duke ulur aftësinë mbrojtëse të kompjuterit tënd. Ajo që këshillohet për ata që duan një mbrojtje më të mirë të kompjuterit të tyre është pasja e një programi të mirë mbrojtës dhe e një pajisje të jashtme mbrojtëse; software firewall dhe hardware firewall.

Atëherë nëse edhe ti si unë nuk don të heqësh dorë nga Zone Alarm, duhet të bësh ndryshimet e mëposhtme tek ky program.
Shko tek Firewall - > Main -> Internet Security. Këtu duhet të zgjedhësh nivelin më të lartë, pra High, që të kesh nivelin më të lartë të mbrojtjes. Këtu shtyp mbi Custom. Tek dritarja e re, tek High Security Settings mbush kutinë Allow incoming UDP ports. Me të mbushur këtë kuti do të të hapet një shirit në fund të dritares përkrah të cilit shkruan Ports. Aty shkruaj vlerën 4672.
Pastaj mbush kutinë Allow Incoming TCP ports dhe kësaj jepi vlerën 4662. Këto janë portat që përdor eMule.
Në fund shtyp Apply dhe pastaj OK për të ruajtur ndryshimet.

Tani mund të përdorësh eMule me të gjithë kapacitetin që të ofron ajo që shprehet në gradën High ID. E kundërta, Low ID ndodh kur programi mbrojtës i Windows është i aktivizuar. Si Low ID nuk të shfaqet i njëjti numër i madh burimesh si ç'do të ishte rasti i High ID, Për të parë gradën ID mjafton që në programin eMule të shkosh tek Servers - > My Info.

Por keni parasysh se Zone Alarm do ta shkëpusë lidhjen me rrjetin e eDonkey nëse nuk je i ulur përpara kompjuterit për një kohë të gjatë. Kjo është një masë sigurie e vetë programit. Për mua ky nuk është ndonjë fakt shqetësues pasi unë prapëseprapë e fik kompjuterin kur nuk jam duke punuar me të. Kjo jo vetëm që kursen rrymën dhe vetë kompjuterin por nuk është mirë ta lesh kompjuterin të lidhur me internetin për një kohë të gjatë pasi u le edhe sulmuesve kohën e duhur për t'i provuar të gjithë mundësitë për të çarë në kompjuterin tënd. Me shkarkimet që mund të kem nisur, nuk kam ngut.
Nëse don patjetër të vazhdosh shkarkimin edhe kur nuk je pranë kompjuterit, atëherë provo të mbash në punë Windows Media Player duke luajtur disa këngë që i ke në kompjuter. Nëse nuk ke plot të tilla atëherë shko tek funksionet e këtij programi Play -> Repeat. Në këtë mënyrë programi përsërit pafundësisht të njëjtat këngë.
Duket se ky rreng e bën Zone Alarm të mendojë se dikush po punon me kompjuterin.

Virusi i ri MyDoom



Virusi i ri MyDoom përhapet shpejt në internet

Në qarkullim është një worm i ri, i quajtur MyDoom i cili po përhapet shumë shpejt në internet. Firma për sigurinë e kompjuterëve thonë se vlerësojnë që virusi MyDoom po gjeneronte ndërmjet 20-30 % të trafikut të e-mailave në të gjithë botën, duke provuar të infektojë kompjuterët.

Mbasi të ketë infektuar kompjuterin tuaj, do t'a mësojë që të sulmojë apo të krijojë trafik në serverin web të SCO, zotëruesit të sistemit operativ Unix, duke filluar nga data 1 dhjetor ... deri në 12 dhjetor....(sigurisht pa dijeninë tuaj).

Në SHBA, FBI-ja ka filluar njëhetim për të gjetur autorët e virusit. SCO jep 250.000 $ për të zbuluar dhe arrestuar krijuesin e këtij krimbi!
Para ligjit konsideroheni bashkfajtorë, prandaj merrni masat për të mbrojtur kompjuterin tuaj

Symantek e njeh këtë worm nën emrin Novarg (W32.Novarg.A@mm) dhe konsiderohet i nivelit 4, pra tepër i rrezikshëm….



Internet nga priza e rrymës elektrike

Teknologjia Powerline bën të mundur hyrjen në internet nëpërmjet linjës së rrymës elektrike. Ky shërbim i ri ka filluar nga puna në Gjermani.

Sinjalet vijnë në stacionin elektrik lokal dhe prej andej nëpërmjet linjës së rrymës elektrike dërgohen së bashku me rrymën për në banesë. Një aparat shndërrues bën të ndur përzgjedhjen e sinjaleve, duke i sjellur këto të fundit drejtpërdrejtë tek modemi.
Në çdo dhomë ku ka një prizë korenti mund të lidhet edhe kompjuteri me internetin.
Shpejtësia e shërbimit Powerline është dy megabit për sekondë, çfarë do të thotë 30 herë më e madhe se e ISDN-së.
E meta e teknologjisë Powerline është se lëshon një rrezatim që mund të shkaktonte ndërhyrje në valët e aparateve të tjera marrëse.

Spiunë në kompjuterin tënd?

Një e vërtetë shqetësuese është ajo që në këtë çast agjentë sekretë të shërbimeve sekrete që operojnë në Kosovë mund të jenë duke përgjuar brenda kompjuterit tënd. Të ashtuquajturat "programe parazite" marrin shënim gjithçka që ti bën me kompjuterin tënd të cilat u shiten pastaj palëve të treta që mund të jenë të interesuara.

Pjesa më e madhe e programeve parazite ndahen në dy kategori:

- "adware" - programe në kompjuterin tënd që bëjnë të kërcejnë përpara syve të tu dritare të vogla me reklama, instalojnë tabela me reklama ose gjatë kërkimit që bën në internet apo gjatë bredhjes atje të sjellin në plan të parë faqet prej të cilave sponsorizohen (EZula).

- "spyware" - pajisje të fshehura në kompjuterin tënd që shohin se çfarë bën, vjedhin të dhënat personale dhe i dërgojnë pastaj në rrjet.

Të përbashkët kanë atë që këta vetëshkarkohen në heshtje në kompjuterin tënd ndërkohë që je në linjë.

Ndonjëherë këta vijnë të bashkangjitura me programe që ti i shkarkon nga rrjeti - hollësitë janë shpesh të përshkruara me germa të vogla në marrëveshjen për përdorimin e tyre por pjesa më e madhe e përdoruesve e kalojnë këtë pa i hedhur ndonjë sy.

Ndonjëherë ato nuk kanë nevojë as për lejen tënde për tu vetëshkarkuar ndërsa je futur në ndonjë faqje ku s´duhet të futeshe.

Programe kundër "adware" dhe "spyware"

Vetëm pas instalimit të një ashtuquajturi 'mur kundër djegjes' (firewall) - që lejon vetëm programet e lejuara prej teje të futen në internet - arrin të kuptosh se ç´po ndodh.

Gjithashtu janë zhvilluar programe që gjejnë dhe heqin programet parazite. Unë si moderues(Flori Bruqi) ju këshillojë shkarkimin dhe përdorimin bashkarisht të programeve të mëposhtme:

Spybot - Search & Destroy 1.1 nga Universiteti i Dortmund'it.

Ad-aware 6.0 Build 162 nga FileForum.

Ndërkohë edhe pala tjetër po kundërsulmon. Disa programe të krijuara së fundi janë në gjendje të ç´instalojnë pajisjet kundër-parazitare.


Shmangiuni Internet Explorer

Disa shoqëri janë duke shfrytëzuar disa të çara në programin Messenger të Windows për të shfaqur tinazi reklama në ekran.

Mënyra më e lehtë për t´iu shmangur këtyre parazitëve është mospërdorimi i Internet Explorer pasiqë është bërë shënjestër e shumë shoqërive "adware" dhe "spyware".

Zoti Laurent Dhima, mjeshtri i portalit shqiptar Alblinux , thotë se po në të njëjtën mënyrë edhe vetë sistemi operativ Windows është bërë shënjestër e një numri të pafund shoqërish dhe njerëzish të paskrupullt, duke këshilluar përdorimin e sistemit operativ Linux që është më i qëndrueshëm nga ana e sigurisë.

Kur je duke përdorur Windows për tu futur në rrjet duhet të sigurohesh më parë që të paktën ke instaluar arnat e sigurimit. Asnjëherë nuk duhet të klikosh "Yes" (Po) kur të shfaqet 'Do you want to download and install?' (A don të shkarkosh dhe instalosh ?) përpara se të jesh 100 % i sigurtë se shoqëria që e ka bërë atë program është e besueshme dhe se ai program të nevojitet me të vërtetë.
Përveç se spiunojnë atë që bën, pjesa më e madhe e programeve parazite janë të shkruara keq dhe mund të dëmtojnë proceset në kompjuterin tënd, disa të tjera ta ngadalsojnë kompjuterin si dhe lidhjen me internetin tënd të dashur lexues të forumeve tona shumë të lexuara si
Art-Café ;alb-shkenca org

http://floartnblogspot.com

http://flori-press.blogspot.com

http://sport-ritmizemres.blogspot.com

http://gjuhashqipe.blogspot.com

http://engjellshehu.blogspot.comm

http://www.metafora poetike .de.vu

http://www.kumanova.li,

http://bszh.ch,

http://shqip-dk etj.