Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 05, 2005

Flori Bruqi :Lajme te reja per virusin H5 N1

Botuar ne Flori-Press dhe Floart
Te dashur lexues,ju sjellim shkrimin per virusin e gripit te
shpezeve,i cili kercnon edhe regjionin tone.Per momentin
neKosove deri me tash nuk eshte izoluar virusi H5N1.
Ekipet e mjekeve nga IKSHPK,nga institucionet veternere
te MBPZHRK jane ne teren.

Dozat e vaksinave kunder gripit jane rreth 10 mije sosh te
siguruara nga MSHK,kurse Kosoves i lypsen rreth
100.000 vaksina.

Poashtu preparatet dezinfektuese MSHK akoma nuk i ka siguruar.
Te njajten problem e ka edhe MBPZHRK ngase me rreth
400.000 euro sa jane dhene kesaj ministrije nuk mund te
parandaloj zhdukjen totale te faunes tone te begatshme...

Me gjeresisht lexoni shkrimin nese ju intereson te plote
ne Flori-Press dhe Floart.)

Origjina e virusit



Tregjet e hapura të shpendëve ndihmojnë në përhapjen e virusit
Tregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve.

Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë. Ato përhapen nëpërmjet glasave dhe sekrecioneve të tjera.

Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen.

Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar.

Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë.
Dimensioni njerëzor



Kina mori masa urgjente pasi gripi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e shpendëve migrues


Kina mori masa urgjente pasi virusi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e zogjve migrues.

Simptomat tek njerëzit të cilët infektohen nga virusi H5N1 variojnë nga ethe tek dhimbja e grykës, sëmundje të frymëmarjes dhe, në rastet më ekstreme, në bllokim të organeve të tëra.

Që nga momenti kur ndodhi rasti i parë në vitin 2004 gjetën vdekjen më shumë se gjysma e njerëzve që ishin infektuar nga sëmundja.

Vietnami është vendi më i prekur deri më tani, por meqënëse sëmundja nuk ka të bëjë me ushqimin e gatuar ekspertët thonë se nuk është e rrezikshme të hash mish shpendësh.







LUFTA KUNDËR VIRUSIT H5 N1
Epidemia botërore e gripit të vitit 1918 shkaktoi vdekjen e më shumë njerëzve se Lufta e Parë Botërore. Për momentin nuk ekziston ndonjë vaksinë për të mbrojtur qëniet njerëzore nga gripi i shpendëve H5N1.

Megjithatë puna tek disa prototipë vazhdon. Përpjekjet vështirësohen nga mosnjohja e formës që mendohet se do të marrë virusi nëse ai do të pësojë ndryshim (transferohet tek njerëzit).

Megjithatë disa lloj ilaçesh anti-virale që janë në dispozicion mund të ndihmojnë kufizimin e symptomave.


Kërcënim global nga Virusi H5 N1



Shkencëtarët kanë frikë për përhapjen së shpejti të një epidemie gripi vdekjeprurës me përmasa globale tek njerëzit mbasi kjo po ndodh tre ose katër herë gjatë një shekulli.

Gripi i shpendëve që ka shumë gjasa të shkaktohet nga virusi H5N1, po shkakton një alarm të veçantë.

Ky virus gjithashtu ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve që nga koha kur u rishfaq në Azinë Jug-lindore në vitin 2003.

Ekspertët mendojnë se është vetëm çështje kohe përpara se virusi të ndryshojë dhe të përhapet me lehtësi tek njerëzit...
Një kërcënim në rritje



Një variant i ri i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse mund të përhapet nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Kjo mund të ndodhë nëse qëniet njerëzore do t'i kishin të dyja infeksionet në të njëjtën kohë.

Mendohet se varianti i ri mund të përhapet me lehtësi dhe me shpejtësi duke shkaktuar vdekjen e një numëri të madh njerëzish, sistemi i imunitetit të të cilëve nuk është i përgatitur për t'u përballur me infeksionin.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.

Pergatiti:Flori Bruqi