Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 13, 2005

Flori Bruqi: Lajme per gripin e shpezeve(H5-N1)

Gripi i shpendeve, sensibilizohen 1 milion fermere

Plan Albania ne bashkepunim me shoqaten e Epidimiologeve te Shqiperise marrin iniciativen per te sensibilizuar 1 milion fermere per semundjen pandemike te Gripit te Pulave.

Sipas Shefit te Departamentit te Shendetit Publik dhe dr.e shkencave ne Fakultetin e Mjekesise Enver Roshi, sensibilizimi ka si synim qe te njohe fermeret Shqiptare me patologjine dhe shenjat e semundjes si dhe masat qe duhet te merren ne rast te identifikimit te saj.

Para ca ditësh u realizua nje takim me specialiste te Drejtorise se Shendetit Paresor ne Elbasan.Dr. Enver Roshi shprehet se skema e takimeve nis me specialistet e shendetit publik te cilet me pas do te shperndahen ne komuna e fshatra ku do te inicojne takime me veterinere dhe fermere te zones. Ne projekt jane perfshire prefekturat dhe nenprefekturat Elbasan, Tirane, Berat, Lushnje, Gramsh, Librazhd, dhe Diber.

Aktualisht nuk eshte identifikuar asnje vate e gripit te shpendeve ne vendin tone, megjithate masat e marra kane si synim izolimin ne kohe te ndonje vatre te mundeshme.


Gripi i pulave, sherr Shqiperi-Greqi

Qeveria helene i dorezoi kohe me pare ambasadorit shqiptare ne Athine, Bashkim Zeneli, nje note zyrtare ku i kerkon anullimin e menjehershem te ndalimit te importimit te pulave nga ky vend. Deklarata e plote dhe si perligjet kerkesa e pales greke

Editon KURANI

TIRANE - Nje note zyrtare e ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit te Greqise per Shqiperine, kerkon heqjen e sanksioneve ndaj vendit fqinje per importimin e pulave, iu dorezua dje ambasadorit tone ne Athine, Bashkim Zeneli. Lajmi konfirmohet nga nje deklarate e posacme qe e publikoi dje, qeveria greke. Ne noten qe ministria greke i ka dorezuar dje zyrtarisht, perfaqesuesit te diplomacise shqiptare ne Athine, Bashkim Zeneli, deklarohet se cdo lloj alarmi eshte i pajustifikueshem.

Noten zyrtare e publikoi sekretari i Pergjithshem i dikasterit te Bujqesise dhe Ushqimit te Greqise, dr Hristos Angulas. "Ju nenvizojme se rezultatet e derisotme negative, te analizave te shpendeve nen dyshimet per gripin e pulave H5N1, ne Greqi, nuk justifikojne ne asnje menyre dhe rrethane, zbatimin nga ana e qeverise dhe institucioneve shteterore shqiptare, te disa masave qe synojne ndalimin e importimit te pulave dhe shpendeve te tjere nga vendi yne". Me tej ne noten e qeverise helene thuhet se "aplikimi i masave qe vendosi qeveria e Shqiperise ne rendim te vendit tone, jane te pajustifikueshme, ndaj kerkojme qe ato te anullohen. Ky hap, mendojme se duhet te jete nje tregues i fqinjesise sone te mire dhe te bashkepunimit tone ne te gjitha fushat, duke perfshire sigurisht, edhe ate te tregtise". Ne fund te notes zyrtare greke, vihet ne dukje se "eshte e njohur tashme per te gjithe se Greqia, zbaton me perpikmeri, direktiven e Bashkimit Evropian, nr 92/40/EEC ne lidhje me masat per mbrojtjen nga gripi i pulave H5N1, ndaj cdo shqetesim i metejshem nuk eshte i justifikueshem".

Nderkohe, ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Aleksandros Kondos, konfirmoi dje per mediat vendase se i kishte kerkuar zyrtarisht ministrit grek te Puneve te Jashtme, Evripidhi Stilianidhi, qe te dorezonte noten ndaj autoriteteve shqiptare. Kondos, tha se nota e pergatitur nga ministria qe ai drejton, iu dorezua qeverise shqiptare, permes ambasadorit Bashkim Zeneli.

Kondos deklaroi se ministria e Puneve te Jashtme e Greqise duhet te negocioje ne vijim me palen shqiptare, per te anulluar masat e marra ne drejtim te ruajtjes nga gripi i shpendeve, duke rilejuar importimin nga ky vend, te pulave dhe nenprodukteve te tyre nga Greqia. "Kjo ministri, te shfrytezoje te gjitha hapesirat per te bindur Shqiperine qe te anulloje masat e saj", tha Kondos, duke shtuar se e njejta kerkese i eshte bere dje, edhe Bullgarise dhe FYROM-it (Ish Republika Jugosllave e Maqedonise).

Nderkohe, ne nje shkrese zyrtare qe dje, drejtori i pergjithshem per mbikeqyrjen e shendetit te kafsheve ne ministrine greke te Bujqesise, Vasilios Stylas, i dergoi dje homologut te tij shqiptar, Zace Malaj, e informon ate per rezultatet e analizave te pulave te dyshuara si te infektuara nga gripi i shpendeve H5N1 ne nje ishull helen.

"Ne vijim te leterkembimit tone me numer referimi, 309790, date 18.10.2005, deshirojme t'ju informojme se kampionet e rinj te gjakut, te dates 17.10.2005, te cilat u derguan ne laboratorin kombetar te Selanikut, ishin sierologjikisht negative. Te njejtat rezultate negative, jane perftuar edhe nga ekzaminimet e shpejta RT-PCR, te kryera njekohesisht, ne laboratorin e Londres ne Britanine e Madhe".

Deklarata vijon me sugjerimin se "pas ketij zhvillimi, eshte determinante qe masat ndaluese qe keni sanksionuar kohet e fundit ndaj Greqise, te rishikohen ne drejtim te refuzimit te importimit nga ana e Shqiperise, te pulave dhe shpezeve qe vijne nga Greqia si dhe te nenprodukteve te tyre". "Nga ana tjeter, duam te saktesojme edhe faktin se keto produkte, vijne nga krahina dhe zona te nje distance te larget nga ku u identifikua gripi i pulave pak jave me pare ne Greqi, ku edhe atje, eshte ndalur infektimi". Ne keto kushte, autoritetet helene, besojne se, "eshte plotesisht e pajustifikueshme qe te vazhdohet me ndalimin e importit te pulave nga Greqia ne drejtim te Shqiperise dhe kerkojme qe te terhiqet ky vendim". Qeveria helene thote edhe se "deshiron te beje me dije se eshte e njohur boterisht, qe Greqia ka zbatuar plotesisht, direktiven e Bashkimit Evropian, nr 92/40/EEC". Me tej, ajo shton: "Ne kete menyre, cdo lloj alarmi eshte i pajustifikueshem".

Para disa ditesh ne Kakavije, u bllokua nje kamion me 3 360 pula te cilat vinin nga Greqia. Shpendet e gjalle, u ndaluan te hyjne ne territorin shqiptar. Per shkak te qendrimit disa dite ne arka pa ushqim dhe nga asfiksia, dhjetra pula ngordhen. Me nje vendim te qeverise sone, u krye groposja e te gjitha pulave te gjalla, ne nje zone mes kufirit shqiptaro-grek.

GRIPI I SHPENDEVE MUND TE ARIJE EVROPEN

Gjate muajve te fundit gjithnje e me shpesh po flitet per perhapjen e gripit te shpendeve ne Azi dhe ne Rusi. Kjo semundje gjate muajve te fundit ka prekur mijera shpende dhe nepermjet nje versioni te ri edhe me te rrezikshem ajo u ka kushtuar jeten disa dhjetera njerezve ne Azi. Shperthimi i fundit i virusit ndodhi ne Kazakistan dhe mendohet qe virusi permes zogjve shtegtare mund te perhapet edhe ne Evrope. Nje informacion mbi mundesite e perhapjes, pasojat e virusit dhe se si duhet reaguar ndaj rrezikut te perhapjes se tij. Duket sikur virusi eshte shume larg, por perhapja se fundi ne Lindje te Rusise e gripit te shpendeve mund te paraqese nje rrezik real per Evropen. Ekspertet paraljamerojne nga nje forme e re e virusit te levizshem, qe mund te kaloje nga nje njeri tek tjetri. Tani per tani ky virus mund te kaloje vetem nga shpendet tek njeriu, kjo pasi shpendet permbajne nje virus me mutacion te larte. Por perderisa keto viruse jane te njohur per ndryshimet e shpejta qe pesojne, shkencetaret jane te shqetesuar per faktin, se e njejta gje mund te ndodhe edhe me virusin e gripit te shpendeve.

Situata po vleresohet me seriozitet

Popullsia e Gjermanise as qe eshte e vetedijshme per mundesine e perhapjes vdekjeprurese te ketij virusi, por autoritetet jane duke e vleresuar situaten me seriozitet. Sekretari i shtetit prane ministrise per mbrojtjen e konsumatorit Myler, ve ne dukje, se si mund te reagoje Gjermania ndaj prekjes eventuale: "Duhet te kemi parasysh dy aspekte: nga njera ane ne po perpiqemi tani bashke me Komisionin e BE-se qe te ndalojme importimin e produkteve te shpendeve nga ato zona, ne te cilat eksziton epidemia e shpendeve. Pikerisht dy dite me pare ne u shkruajtem te gjitha landeve te federates qe te ndalojne importin e shpendeve dhe te produkteve te tyre nga Rusia dhe Kazakistani, ne menyre qe asnje produkt i rrezikshem te mos hyje ne Gjermani. Kjo eshte nje mase parandaluese ndaj nje krize te mundshme. Nga ana tjeter ne jemi duke bere te gjitha perpjekjet ne bashkepunim me te gjitha landet per rastin, nese ne Gjermani mund te kete epidemi te shpendeve. Per kete jemi duke u pergatitur si nga ana logjistike dhe krijuar nje qender ambulante te luftes kunder kesaj semundjeje. Kemi marre masa edhe per permiresimin e bashkerendimit mes landeve dhe federates. Por masa me e mire eshte ndalimi i importeve te rrezikshme."

Ne te kaluaren, shkaktonte miliona te vdekur

Ne te shkuaren kjo epidemi ka shkatuar miliona te vdekur. Ndaj eshte e kuptueshme frika, se virusi i gripit te shpendeve mund te arrije edhe ketu. Dr. Buholc punon ne institutin Robert Koh per semundjet ngjitese dhe epidemite ne Berlin. Ai sqaron, se sa serioz mund te jete ky problem: "Te gjithe ekspertet tani jane shume te shqetesuar, Aktualisht virusi eshte duke infektuar njerezit dhe po i semur ata. Ky variacion i virusit mund te beje qe edhe njerezit t"ia ngjisin ate njeri-tjetrit. Ende nuk ka arritur gjendja deri ketu, por nese ndodh kjo, atehere do te kemi te bejme me nje epidemi te pergjithshme, pra nje semundje prej se ciles mund te preket kushdo, sepse ne ende nuk kemi mundur te krijojme imunitet kunder ketij varianti te virusit." Problemi me i madh vazhdon te mbetet mundesia e trasferimit te virusit nga njeriu tek njeriu. Edhe mjekesia eshte e vet-dijshme per aftesine transformuese virusit. Ne nuk mund ta themi me saktesi, se ne c"forme gjenetike shnderrohet ky virus, ndaj nuk ka vlere as prodhimi i ndonje vaksine kunder formave te vjetra te tij, nenvizon Dr. Buholc: "Do te preferonim te kishim nje vaksine kunder ketij virusi. Por kjo eshte vetem ne menyre hipotetike, sepse ne ende nuk e njohim ate. Ne dijme ne vija te pergjithshme, se cilit lloj i perket ai, por ky lloj virusi shnderrohet shume shpejt. Ndaj tani shkenctaret jane duke studjuar nje vaksine, qe mund te luftoje ate qe do te jete varianti i ardhshem i virusit."

Njerezit, s"e kane kuptuar rrezikun

Por njerezit ende nuk e kane kuptuar rrezikun qe parashikojne ekspertet, ndaj jane te shpenguar sa i perket epidemise kercenuese. Ja se c"mendojne ata: "Spontanisht mund te them, qe te hame sa me pak mish pule". "Kam lexuar dicka ne gazete, por nuk di me shume per kete." "Kam dejguar per kete, te pakten per rrezikun ekzistues" "Natyrisht qe duhet te kontrollojme aq sa mund te kontrollojme, por tek e fundit nuk e di, nese eshte e nevojshme qe te ngjallim panik." E pra jane shumte ata, te cileve as qe u bejne pershtypje rreziqet e medha qe mund te sjelle gripi i shpendeve. Por gripi i shpendeve mund te transportohet edhe nepermjet kontaktit me shpendet e infektuar. Nese virusi ia del qe te perhapet tek njerezit, pasojat do te ishin katastrofale.

Gripi i shpendeve arrin ne Greqi


Gripi i shpendeve mberrin ne Greqi. Lajmi eshte konfirmuar nga ministri i Agrikultures ne Athine i cili ka bere te ditur dje se virusi eshte evidentuar ne nje gjel deti qe ka ngordhur pa asnje arsye ne ishullin e Kios ne veri te detit Egje, 5 milje larg bregdetit turk ku infeksioni po vret mijera zogj. Por zyrtaret thone se virusi i zbuluar nuk eshte vdekjeprures dhe se behet fjale per virusin H5N1. Nderkaq, alarmi eshte denoncuar dhe nga pergjegjesit e mbrojtjes se konsumatoreve afer Komisionit Europian: "Jo te gjithe shtetet anetare te BE-se kane rezerva te mjaftueshme te antivirusit", per te reaguar ndaj nje shperthimi te mundshem te epidemise. Paralajmerimi eshte ne te njejten kohe me ate te Organizates Boterore te Shendetit, qe i kerkon cdo vendi dhe mbi te gjitha atyre me te pasura, te bejne cdo gje per te parandaluar nje epidemi te mundshme. Zedhenesi i komisionerit europian Kyprianou, tha dje se "Komisioni u rekomandon shteteve anetare te ndjekin udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise qe kerkojne rezerva te antivirusit, per 25% te popullsise" dhe ka shtuar se "Komisioni eshte i shqetesuar se jo te gjitha shtetet kane rezerva te mjaftueshme dhe per kete u ka kerkuar shteteve te rrisin rezervat e tyre". Nderkohe Komisari Europian Franko Fratini eshte kthyer mbi temen e gjahut: "mes masave drastike nuk perjashtohet pezullimi i gjahut sepse tashme eshte e qarte se jane zogjte emigrante qe transportojne virusin me shume". Ne Kakavije u bllokua dje nje maune me pula qe vinte nga Greqia. Autoritetet doganore nuk japin asnje shpjegim ne lidhje me bllokimin. Por burimi ben te ditur se po priten analizat per shpendet e bllokuar ne maune e cila thuhet se eshte bllookuar dje pasdite por rasti eshte mbajtur i izoluar dhe nuk eshte dhene asnje informacion i detajuar. Po dje, ministri i Bujqesise e Ushqimit ne Shqiperi Jemin Gjana deklaroi se nga kontrollet e kryera ne territor nuk ka asnje rast te gripit te shpendeve, por nuk eshte shprehur mbi masat parandaluese qe mund te merren ne nje rast te tille

Numri i rajoneve te prekura nga gripi i shpendeve arrin ne 10

Rajonet e prekura aktualisht nga gripi i shpendëve në Rusi kanë arritur në 10 dhe 19 të tjera dyshohet se janë bartëse të këtij virusi, njoftuan zyrtarë rusë të Ministrisë së Bujqësisë, cituar nga agjencia ITAR-TASS.
Sipas kësaj ministrie, bëhet fjalë për një zonë në Altai (jug të Siberisë) dhe rajonin e Omskut, tre në rajonet e Kurganit (jug të Uraleve), dy pranë Tcheliabinskut dhe dy në rajonin e Tambovit (qendër) si dhe një tjetër në Tula (jug të Moskës).
"Ndërsa, dyshohen edhe tre zona të tjera të lokalizuara në rajonin e Kurganit (perëndim të Siberisë) dhe 16 në rajonin e Novossibirskut (jug të Siberisë)", shtuan zyrtarët.
Sipas të dhënave të fundit të ministrisë ruse të Bujqësisë, deri tani ishin prekur pesë rajone nga gripi i shpendëve.
Bëhej fjalë për Kurganin dhe Altain (në Siberi), Tcheliabinskun (në Urale), Tambovin (500 kilometra në juglindje të Moskës), si dhe rajoni i Tulas (300 kilometra në jug të Moskës).

Zbulohet nje vater e re e gripit ne Tajlande

Autoritetet tajlandeze njoftuan sot një vatër të re të gripit të shpendëve tek disa pula në një provincë që ndodhet në veriperëndim të Bangkokut.
"Dje, identifikuam një vatër tjetër të gripit të shpendëve në rrethin Sam Chuk të provincës Suphanaburi ku ngordhën katër katër pula të rritura në atë vend", i deklaroi shtypit Sudarat Keyraphan, ministre e Bujqësisë.
Sipas një bilanci të ri të cituar Sudarat, Tajlanda ka regjistruar kështu vatrën e 14-të të gripit të shpendëve në 6 ndër 76 provincat e saj. Bëhet fjalë për provincat Kampheang Phet, Suphanburi, Kanchanaburi, Nonthabri, Chachoengsao dhe Kalasin.
Përveç këtyre, autoritetet shëndetësore vendosën nën mbikqyrje shtatë persona që kishin lidhje me një grua, 50 vjeçe, e cila ishte infektuar me virusin H5N1 ndërsa pastronte një oborr ku nodheshin disa pula në provincën Nonthaburi.
Njoftimi për këtë rast të 20 të prekjes së njerëzve nga gripi i shpendëve në Tajlandë u bë dje në mbrëmje. Pesëdhjetëvjeçarja u shtrua në spital në Bangkok. Sipas Kamnuan Ungchoosak, drejtor i zyrës së Epidemiologjisë, asnjë nga shtatë të afërmit e saj nuk paraqit tani për tani simptoma shqetësuese


ME NE FUND NJE LAJM QETESUES NGA GRIPI I PULAVE.

MINISTRI I JASHTEM BRITANI KA DEKLARUAR SOT SE KY VIRUS NUK PERBEN RREZIK PER JETEN E NJERIUT.

DERI TANI NUK KA ASNJE PROVE QE TE VERTETOJE QE H5N1 TRANSMETOHET NGA NJERIU TE NJERIU. NDERKOHE ALARMI I GRIPIT TE SHPENDEVE VJEN SERISHT NGA RUMANIA MADJE ESHTE ZHVENDOSUR EDHE NE RUSI E NE DISA VENDE TJERA TE KONTINENTIT AZIATIKE.

Gripi i shpendeve shenon rastin e peste te vdekjes ne Indonezi


Analizat e kryera nga Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmuan gripin e shpendëve si shkak për vdekjen e një personi të pestë në Indonezi.

Lajmi u bë i ditur nga burime spitalore, të cilat shtuan se ishin në dijeni që infektimi kishte ardhur nga një person tjetër i prekur nga virusi vdekje prurës.

"Ka dy raste të tjerë të konfirmuar pas rezultateve të analizave të OBSH-së në Hong Kong", deklaroi për AFP-në Ilham Patu, zëdhënës i spitalit Suliati Saroso në Xhakarta.

Një prej dy rasteve të konfirmuar është një vajzë e re 19-vjeçare, e cila ndërroi jetë më 28 tetor në një spital në Tanggerang, ndërsa rasti tjetër mbahet ende i fshehtë dhe nuk dihet nëse ky person ka vdekur apo jeton ende.


Pulat jane bere shqetesuese ne Vietnam dhe ne Tajland

Autoritetet vietnameze kane ndaluar shitjen e pulave ne tregjet e qytetit me te madh te vendit, Ho Shi Min. Ne kete menyre vietnamezet mendojne se do te ndalojne perhapjen e metejshme te gripit te shpendeve, i cili deri tani mendohet se ka marre jeten e 3 personave dhe ka mundesi te kthehet ne nje epidemi. Ne qytet jane shperndare inspektore, te cilet po patrullojne ne tregjet e qytetit me 10 milione banore. Nderkohe, ne Tajlande eshte deklaruar se gripi i shpendeve eshte zhdukur dhe se do te merren te gjitha masat e mundeshme, per mosperhapjen e koleres se pulave.


Gripi i shpendeve krijon shqetesim ne Azi

Kina filloi te marre masa per te parandaluar shperthimin e nje epidemie te gripit te shpendeve, nje epidemi qe deri tani ka prekur miliona pula si dhe grupe te vegjel njerezish ne vende te tjere aziatike.

Mediat shteterore kineze thane sot se vendi ka ndaluar importimin e shpendeve nga Vjetnami, Japonia dhe Koreja e Jugut. Edhe Kina po u ben thirrje autoriteteve lokale te izolojne ne karantine njerez te ndryshem nga keto vende.

Ky lloj virusi mund te perhapet nga shpender tek njerezit dhe Organizata Boterore e Shendetesise ka paralajmeruar se ai mund te jete me i rrezikshem se sarsi.

Organizata ka konfirmuar te pakten tre vdekje nga gripi i shpendeve si dhe rreth 18 raste te dyshuara ne Vjetnam...


FSHATARET NUK DENONCOJNE FLAMEN

NGORDHJA E SHPENDEVE KA QENE GJITHNJE PREZENTE NE SHQIPERI, POR ATO NUK JANE TRAJTUAR ME VEMENDJE PASI VETE FSHATARET NUK I DENONCONIN KETO RASTE. FRIKA NGA GRIPI I PULAVE KA BERE QE FSHATARET TE SHPEJTOJNE PER TE BERE ANALIZAT E SHPENDEVE TE TYRE. NE TE VERTETE NGORDHJET KANE ARDHUR VETEM NGA FLAMA, E CILA MUND TE SHMANGET PERMES NJE VAKSINE QE KUSHTON VETEM 2.5 LEKE.


Materjalin e pergatiti:Flori Bruqi