Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 19, 2005

Flomed .Floart,Flori-Press,Art-Cafe

Buletin ditor

Gripi i shpendëve

Përgatiti Mr.sc.Flori Bruqi

Prishtinë:19.10.2005

Origjina e gripit të shpendëve

Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit 1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.

Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërcënim në rritje, tashmë me përmasa globale.

Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e rëndë e pulave.

Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të puplave, probleme në
pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebola të pulës", e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.

Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të cilat, shtatë kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.

Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht.

Përhapja e një Pandemie

OBSH-ja e konsideron të madh rrezikun aktual të një pandemie, por të paparashikueshëm për nga pikepamja kohore dhe nga pasojat.

Të gjitha kushtet për një gjë të tillë janë plotësuar me përjashtim të njërit. Ndryshimi i virusit që do ta bënte atë ngjitës për njerëzit, duke lejuar kështu një transmetim të lehtë dhe të qëndrueshëm nga njeriu tek njeriu.

Në përgjigje të këtij kërcënimi pandemik, OBSH-ja ka rekomanduar një seri veprimesh strategjike që duhet të ndërmerren në vendet e prekura dhe ato me rrisk.

Në gjendjen aktuale rekomandohen veprime strategjike, që synojnë reduktimin e mundësisë për infektimin e njeriut, duke kontrolluar shpërthimet në pulat dhe duke shmangur kontaktin midis njerëzve dhe shpendëve të infektuara.

Ndërhyrja masive me medikamente antivirale nuk ka një garanci suksesi, ajo prapëseprapë lypset të ndërmerret, pasi përfaqëson një prej pak opsioneve parandaluese për një ngjarje që parashikohet të ketë pasoja të rënda për çdo vend të botës.

Me tu bërë plotësisht ngjitës, përhapja e virusit në mbarë globin mund të konsiderohet e pandalshme. Megjithatë disa ndërhyrje jo mjekësore, si karantina, kufizimet e lëvizjes, dhe ndalimi i grumbullimeve publike, mund të vonojnë potencialisht futjen e virusit në zona të reja.

Vaksinat nëse disponohen herët dhe në sasi të mjaftueshme, mund të reduktojnë sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e lartë që haset zakonisht gjatë pandemive të gripit.

Mënyrat e transmetimit

Virusi vdekjeprurës H5N1, transmetohet nga zogjtë tek njeriu, dhe shumë shpejt mund të krijojë një pandemi, apo thënë ndryshe një epidemi boterorë.

Më të kanosurit ndaj prekjes së këtij virusi vdekjeprurës janë moshat e thyera, të sëmuret, ose personat me imunitet të dobët.

Virusi përhapet nëpërmjet ajrit dhe merret nga kontaktet e para me të sëmuret, prandaj kjo është dhe arsyeja që të infektuarit duhet të izolohen në dhoma të veçanta.

Duke qenë se tashmë ardhja e këtij virusi është vetëm çështje kohe, qeveritë e shumë vendeve europiane kanë filluar të hartojnë plane për të përballuar rrezikun e madh.

Për këtë arsye, Organizzata Botërore e Shëndetësise ka kerkuar që shpendet të cilët ndodhen në një rreze prej 3 kilometrash nga virusi, duhet te asgjesohen menjëhere, meqenëse egziston rreziku i përhapjes së tij, nese lihen të vrarë në vende të hapura.

Një variant i ri, i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse, mund të përhapet, nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit.

Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.

Parandalimi i gripit të shpendeve një analizë premtuese

Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:

Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza, e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1.

Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi, duke shkaktuar vdekjen e miliona personave në botë.

Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme.

Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm.

Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Zogjtë migrues përhapësit kryesorë të virusit

Tregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve.

Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë. Ato përhapen nëpërmjet glasave dhe sekrecioneve të tjera.

Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen.

Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar.

Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë

Rastet e gripit të shpendëve që kanë infektuar njeriun

H5N1, Hong Kong, 1997

Gjatë këtij shpërthimi u shtruan në spital 18 vetë, nga të cilët 6 vdiqën. Për të kontrolluar këtë epidemi autoritetet asgjesuan 1.5 milion pula, duke larguar burimin e virusit. Shkencëtarët përcaktuan se, virusi u përhap kryesisht nga shpendët tek njeriu dhe megjithëse u pat dyshim për ndonjë rast nga njeriu tek njeriu.

H9N2, Kinë dhe Hong Kong, 1999

Sëmundja u konfirmua në dy fëmijë, të cilët më pas u shëruan.

H7N2, Virginia, 2002


Një person i sëmurë pas një shpërthimi te H7N2 në pula

H5N1, Kina dhe Hong Kong, 2003


Dy raste brenda një familje nga Hong Kongu që kishte qenë në Kinë

H7N7, Hollandë, 2003

89 raste. Një i vdekur.


H9N2, Hong Kong, 2003


Një fëmijë që u shërua.


H7N2, Nju York, 2003


Një rast i sëmurë


(H5N1) 2003-2004 Tailandë dhe Vietman


35 raste me 23 te vdekur


H7N3 në Kanada 2004

H5N1 në veri të Vietnamit janar 2004

Asnjëherë më parë gripi i shpendëve, shumë patogjen (që mbart ose transmeton sëmundje) nuk ka shkaktuar përhapje të menjëhershme në një numër kaq të madh vendesh, duke vënë theksin mbi katastrofën që mund të shkaktojë në bujqësi dhe për rreziqet e mundshme që mund të përhapë tek njeriu.


Epizotia e ka prekur deri tani njeriun vetëm shkarazi, ku janë rregjistruar të paktën 117 raste infektimi human, ndër të cilët 60 vdekjeprurëse, që prej fundit të vitit 2003.


Edhe pse shumë patogjen për shpendët, virusi H5N1 mund të transmetohet gjithashtu dhe nga rosakët e butë, që nuk paraqesin simptomat e sëmundjes, e për pasojë fermerët do ta kenë të vështirë të mbrohen nga një infektim i mundshëm.

Medikamentet antivirale për gripin e shpendëve

Ekzistojnë katër medikamente antivirale të ndryshme kundër gripit; amantadine, rimantadine, oseltamivir, dhe zanamivir. Megjithatë viruset kanë shfaqur rezistencë dhe ndaj këtyre medikamenteve.

Virusi H5N1 aktualisht konsiderohet si virusi që mund të shkaktojë pandeminë e rradhës.

Ndërkaq, shkencëtarët amerikanë thonë se, kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën, duke deshifruar strukturën gjenetike të këtij virusi.

Epidemitë stinore të gripit shkaktojnë pak a shumë 250 000 deri 500 000 vdekje në vit, për këtë arsye shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi.

Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit.

GRIPI I SHPENDĖVE VJEN NĖ GREQI, BE PĖRGATITET


Greqia ėshtė vendi mė i fundit qė ka bėrė tė ditur se ėshtė prekur nga virusi i shpendėve. Rasti i parė nė Greqi ėshtė gjetur nė njė ishull me 700 banorė nė detin Egje, derisa autoritetet mjekėsore po kontrollojnė punėtorėt e fermės ku u gjetėn shpendėt e infektuara. Greqia, nė bashkėpunim me Bashkimin Evropian, ka bllokuar eksportin e shpendėve tė gjalla, mishit tė pulės dhe produkteve nga ishujt nė Detin Egje, derisa janė dėrguar nė Angli pėr analiza tė mėtejshme mostrat nga rajoni i prekur. Analiza tė mostrave tė ndryshme po bėhen dhe pėr shpendė nga Bullgaria e Kroacia. Bosnja nga ana e saj ka deklaruar se virusi H5N1 nuk ėshtė gjetur nė disa pula tė ngordhura, mbi tė cilat ra dyshimi i infektimit.
Ministrat e jashtėm tė Bashkimit Evropian po zhvillojnė njė takim tė jashtėzakonshėm nė Luksemburg, pėr tė diskutuar mėnyrėn se si duhet pėrballuar gripi i shpezėve.
"Pėrpjekje shumė tė mėdha duhet tė bėhen pėr tė ofruar kėshillat e nevojshme, si dhe ndihmėn pėr Greqinė, Rumaninė, Turqinė dhe Federatėn Ruse, por dhe vende tė tjera. Njėherėsh duhen shtuar pėrjekjet pėr tė siguruar se janė marrė masat e nevojshme pėr t'u pėrballur nė rast se kemi njė kalim masiv tė virusit tė gripit tė shpendėve tek njerėzit", tha Ministri i Jashtėm britanik Strou, vendi i tė cilit ka presidencėn e rradhės sė Bashkimit Evropian.
Por nga ana tjetėr Rumania ka deklaruar se janė gjetur raste tė reja tė shpendėve tė infektuar me virusin H5N1 nė deltėn e Danubit, pranė kufirit me Ukrainėn.
"Pranė kufirit me Ukrainėn kemi diagnostikuar si tė prekur nga virusi nė fjalė njė numėr shpendėsh", tha Flutur, Ministri rumun i Bujqėsisė.
Nė pėrpjekje pėr bashkėrendim tė masave, zyrtarė rumunė, moldavė dhe ukrainas, do takohen sė shpejti pėr politika tė pėrbashkėta nė kėtė drejtim.
Delta e Danubit, qė gjendet mes Rumanisė dhe Ukrainės, ėshtė njė nga zonat kyēe tė tranzitit pėr zogjtė shtegtarė, qė besohet se janė shkaktarėt e pėrhapjes sė virusit.
Komisioneri evropian pėr shėndetėsinė, Markos Kiprianou, duke folur pėr strategjinė qė duhet ndjekur thotė:
"Asnjė vend nuk mund tė mbrohet veetėm. Na duhet tė bashkėrendojmė dhe tė bashkėpunojmė nė nivel tė Bashkimit Evropian, nė mėnyrė qė vendet tė kenė njė mbrojtje efikase, nė rast tė njė epidemie nga gripi i shpendėve", tha Kiprianou pėr tė shtuar:
"Barnat anti virale janė nė linjėn e parė tė mbrojtjes nga ky virus. Sa i pėrket vaksinave po punojmė qė tė kemi vaksina kundėr virusit nė fjalė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur dhe tė bėjmė shpėrndarjen e menjėhershme tė tyre nė rast se vėrejmė fillimin e njė epidemie tė gripit tė shpendėve", tha komisioneri evropian pėr shėndetėsinė.
Por megjithė masat e vendeve evropiane kėrkohet ndihma financiare pėr vendet e varfra aziatike pėr tė luftuar njė epidemi tė mundshme

Vendet aziatike ishin dhe vatrat e para tė virusit H5N1.

SIPAS ORNITOLOGËVE DHE VETERINERËVE

Ulqini, më i rrezikuari nga gripi i shpendëve

Ornitologët dhe veterinerët vlerësojnë se Ulqini është qyteti më i rrezikuar në Mal të Zi nga gripi i shpendëve. Bazenet e Kripores së Ulqinit, ujërat e lumit Buna, të liqenit të Shasit dhe të Shkodrës janë vendet më të preferuara në këtë republikë për zbarkimin e zogjve shtegtarë në stinën e dimrit nga vende me origjinë të dyshimtë.
Sipas specialistëve, vetëm në bazenet e Kripores së Ulqinit qëndrojnë rreth 20 mijë zogj, 90 përqind e të cilëve janë shtegtarë. Ardhja e madhe e këtyre zogjve ende s`ka filluar, sepse në pjesën veriore të Europës temperaturat ende vazhdojnë të jenë të ngrohta për këtë stinë të motit, por specialistët thonë se disa lloje të shpendëve veç kanë ardhur në Ulqin nga shtetet skandinave, Rusia, madje edhe Kazakistani, ku verën që shkoi është evidentuar gripi i shpendëve.
E gjithë kjo si dhe paraqitja e gripit të shpendëve në Kroaci kanë dhënë edhe alarmin që i kanoset Ulqinit për përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Për të parandaluar një përphapje të mundshmne të gripit të shpendëve, në Ulqin është formuar ekipi koordinues, nën udhëheqjen e veterinarit Xhemal Ravja.
Ai thotë se nga shërbimi i veterinarisë së Ulqinit po mbahet nën kontroll e gjithë zona dhe se deri në momentin aktual janë gjetur tre shpendë të ngordhur, të cilët pas obduksionit kanë rezultuar negativë, kështu që nuk ka nevojë për asnjë lloj panike.
"Përveç urdhëresës që u kemi dhënë të gjithë fermerëve të pularive në komunën e Ulqinit që të gjitha shpendët shtëpiake t`i mbajnë në ambiente të mbyllura dhe në kushte të duhura higjienike, kemi bërë dhe po bëjmë vizita të përditshme të pularive ekizistuese dhe kemi konstatuar disa ngordhje të pulave, por nuk kemi evidentuar shenja postmortale që të dyshojmë në gripin e shpendëve", thotë Ravja, duke apeluar tek të gjithë fermerët që të respektojnë urdhëresën e tyre pasi ata në këtë mënyrë më së miri mbrojnë, në radhë të parë veten, familjarët dhe të tjerët nga gripi i mundshëm i shpendëve në këtë komunë.
Ai porosit të gjithë konsumatorët e komunës së Ulqinit që pa frikë të përdorin të gjitha prodhimet e pulave nëpër dyqane të legalizuara, pasi të gjitha ato kontrollohen nga shërbimi i veterinarisë dhe inspektorët sanitarë, por rekomandon që të mos përdoren produktet e pulave që shiten nëpër tregje të gjelbërta.
Përkundër analizave të deritashme që për fat kanë rezultuar negative, Ravja nuk përjashton mundësinë e paraqitjes së këtij virusi të rreezikshëm edhe në Ulqin, por shton se në nivelin komunal, sikurse edhe atë republikan, merren të gjitha masat për parandalimin e influencës aviare.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) ka paralajmėruar qė lloji i gripit tė shpezėve H5N1 ėshtė duke pėsuar mutacione nė njė subtip i cili mund tė transmetohet ndėrmjet njerėzve, ka raportuar Thai News Agency tė shtunėn. Drejtori Regjional i OBSH pėr Pacifikun Perėndimor Dr. Shigeru Omi tė premten tha nė Manila qė pėrpjekjet pėr tė ndaluar pandeminė nuk kanė qenė efektive. Ai ka alarmuar vendet e prekura pėr tė shkėmbyer mė shumė informacione lidhur me gripin e shpezėve dhe tė furnizojnė me mostra komunitetin ndėrkombėtar me qėllim qė tė ndiqet rruga se nga cila formė e virusit ėshtė duke u bėrė mutacioni. Dr. Omi tha qė vetėm Azia ka nevojė pėr 260 milion US dollarė pėr tė luftuar gripin e shpezėve nė afat tė shkurtėr. Nė shtator, Asociacioni Kombeve tė Azisė Juglindore (ASEAN) ka ndarė fondin prej 2 milion US dollarė pėr tė ndihmuar vendet anėtare pėr tė ndaluar gripin e shpezėve dhe sėmundjet tjera infektive. Ai ka vlerėsuar qė OBSH ka nevojė pėr 160 milion US dollarė menjėherė pėr t ndihmuar vendte e goditura nga gripi i shpezėve pėr tė forcuar aftėsinė e tyre pėr diagnostifikim dhe monitorim tė sėmundjes, si dhe pėr krijimin e stoqeve rezervė tė medikamenteve antivirale, tė quajtura Tamiflu …

U zbulua përsëri në Rumani një rast i gripit të shpendëve

Sipas njoftimit të Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, më 14 nëntor, ministri i bujqësisë i Rumanisë Gheorge Flutur deklaroi se në mbrëmjen e 13 nëntorit, në një fshat të rrethit Tulcea u zbuluan 4 pula të ngodhura nga gripi i shpendëve.

Fluturi u shpreh se palët përkatëse i kanë marrë masa për dezinfektimin e këtij fshati dhe kanë agresuar këtu 1700 shpendë shtëpiake. Qeveria do t'ua kompensojë fshtarëve, shpendët që i shfaroi….

Gripi stinor, temperaturė e komplikacione mushkėrish

Dungu: Mostrajtimi nė kohė shkakton te pacienti komplikacione mushkėrish e bronkopleumoni



Gripi stinor ka shėnuar fluks pacientėsh nė Urgjencėn e Tiranės. Shumica fėmijė, por edhe shumė mosha tė mesme paraqiten ēdo ditė me shenjat karakteristike tė gripit nė kėtė qendėr shėndetėsore. Sipas shefit tė urgjencės, Emanuel Dungu, ky vit ka shėnuar mė shumė raste krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Ndonėse nuk pėrcaktohet si grip masiv apo epidemi, situata, sipas Dungut, duhet kapur nė kohė, pasi nė tė kundėrt ka komplikacione tė rėnda. “Kemi dėrguar shumė pacientė nė spitalin e mushkėrive (ish-Sanatoriumi)”- thotė Dungu, duke pranuar se njė nga pasojat qė lė gripi, nėse nuk trajtohet nė kohė, ėshtė pikėrisht prekja e mushkėrive.
80 vizita nė ditė
Mė shumė se 80 vizita nė ditė numėrohen nė Urgjencėn e Tiranės, shumica prej gripit stinor. Krahasuar me ditė mė parė, vizitat kanė shėnuar rritje. “Nėse do tė flasim me pėrqindje, vizitat janė shtuar nė masėn 20-30%”, - thotė Dungu, duke shtuar se njė mesatare e punės qė bėhet pėr kėto kontrolle ėshtė mbi 80 nė ditė. “Mund tė them se mė shumė se 40 raste nga urgjencat qė trajtojmė i takojnė gripit stinor, ndėrsa tė tjerat janė pėr diagnoza tė ndryshme”, - thotė Dungu. Ai pranon se nė kėtė urgjencė nuk mungojnė rastet e zakonshme tė infarkteve, ndonėse nė kėtė periudhė tė vitit nuk janė tė shumta krahasuar me verėn qė mbeti pas. Sa i pėrket shenjave, sipas mjekut, ato janė simptoma tė qarta tė gripit. Shenja qė kushdo mund t’i dallojė lehtė, e mė pas tė marrė menjėherė masat qė rekomandohen. “Nga kontrollet nė kėta pacientė, konstatohet se gjithēka ėshtė pasojė e virozave tė stinės, qė nuk ėshtė se ndryshojnė shumė nga ajo e njė viti mė parė. Shkaqet janė tė ndryshme, por i rėndėsishėm ėshtė padyshim ndryshimi i temperaturave dhe mospėrshtatja e shpejtė e organizmit me kėtė ndryshim”, - thotė ai.
Shenjat
Temperaturė e lartė dhe njė gjendje debulese deri nė kėputje. Kėto janė dy prej shenjave qė manifestohen nė pacientėt e prekur nga gripi stinor. Bashkė me kėto, gripi i stinės shoqėrohet me dhembje fyti, acarim tė bajameve deri nė qelbėzim tė tyre dhe shumė kollė. Por jo nė tė gjithė pacientėt mund tė shfaqen tė gjitha kėto shenja. “Nė shumicėn e rasteve kemi konstatuar njė temperaturė tė lartė, qė shpesh i kalon tė 40 gradė celcius”, - thotė Dungu, duke tėrhequr vėmendjen pėr shumė kujdes sidomos te fėmijėt e vegjėl. “Prindėrit nuk duhet tė lejojnė qė fėmijėt e vegjėl tė kalojnė nė heshtje kėtė temperaturė tė lartė, pasi ajo kalon me pasoja serioze. Duhet menjėherė t’i drejtohen mjekut pėr kėshilla tė mėtejshme”, - thotė ai. Tė njėjtėn kėshillė jep edhe pėr mė tė rriturit, ndonėse thekson se sė paku ditėt e fundit, nė rritje kanė qenė edhe vizitat nė moshat e reja e tė mesme. Sipas tij, nė kushte tė njė temperature tė lartė nuk duhet pritur tė kalojė shumė kohė. Dungu thekson se, nėse gjatė 24 orėve me tė gjitha ndėrhyrjet pėr qetėsim, temperatura nuk ndryshon, fjala i duhet lėnė mjekut. “Mund tė them qė nuk ka pasur shumė urgjenca pėr moshat e treta, sė paku pėr gripin stinor”, - thotė mė tej ai, duke shtuar se kjo grupmoshė ėshtė karakterizuar nga tė tjera shqetėsime shėndeti. Kryesisht kardiake.
Komplikacionet
Nė ish-Sanatorium dhe nė Infektiv. Kėto janė dy stacionet ku dėrgohen me urgjencė pacientėt qė nuk mund tė pėrballohen nė Urgjencėn e Tiranės. “Kemi dėrguar pacientė nė tė dy spitalet. Madje dėrgojmė shpesh edhe fėmijė nė Pediatri. Pasi nė kėto spitale ata mund tė trajtohen nė mėnyrė mė tė specializuar se sa njė ndihmė e shpejtė qė mund tė marrin te ne”, - thotė shefi i urgjencės, Emanuel Dungu. Sipas tij, nė kėtė stinė tė vitit dhe me kėrcėnimin e gripit tė pulės nė vend, ėshtė i ngritur sistemi i alarmit, qė nė shėndetėsi njihet me emrin sistemi alert. “Sinjalizojmė pėr rastet qė mund tė kemi dyshime. Por deri tani nuk kemi pasur tė tilla. Kemi pasur tė bėjmė vetėm me grip stinor”, - pėrfundon ai. Ndėrkohė nga ana e vet, Instituti i Shėndetit Publik nė kryeqytet vazhdon kryerjen e analizave tė detajuara pėr viruset e gripit qė janė nė qarkullim. Kjo si pėr tė pasur nėn kontroll situatėn, ashtu edhe pėr tė qenė tė qetė ndaj virusit shumė tė pėrfolur tė gripit tė shpendėve

Semundjet me të rrezikshme infektive ....

Semundje te ndryshme e kane shoqeruar njerezimin qe nga fillimet e tij e deri ne ditet tona. Shume prej tyre jane vene nen kontroll, disa jane eradikuar plotesisht e pak jane ato semundje te cilat jane akoma te tmerrshme ne forcen e plote te tyre.


Qe nga vitet `70 jane me shume se 20 semundjet, e panjohura me pare, per te cilat nuk kemi identifikuar nje trajtim te plote efektiv. Raste te tyre shihen ne cdo vend te botes, mjekesia po monitorizon zhvillimin e po perpiqet perdite qe ta kufizoje perhapjen e semundjeve te tilla, te zbuloje vaksina e kura te reja, pa permendur ketu zhvillimet me te fundit ne progres:
si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plote i gjenomit njerezor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri te nanoteknologjia ne ndihme te mjekesie.

Te shohim me te rendesishmet prej ketyre semundjeve, te cilat jane nder me te rejat e sjellin frike te ekspertet e mjekesise e ne mbare popullaten !

1. VIRUSI NIPAH.

Merr emrin nga vendi i zbulimit te tij (Nipah, Malajzi ne 1999). Megjithese ka shkaktuar pak "shperthime" aftesia e tij per tu shnderruar e levizur nepermjet kafsheve e njerezve dhe vdekshmeria e larte e ben kete virus nga me te tmerrshmit e semundjeve te reja.

Mendohet se bartes eshte lakuriqi i nates, por semundja eshte pare dhe tek derrat, qente e macet.

Njerezit e marrin kete virus duke u ushqyer me mishin e kafshes se infektuar ose nga gervishtjet e tyre.

Periudha e inkubacionit eshte 4-18 dite, e duket si gripi ne fillim. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjelle konvulsione e me pas koma. Gjysma e te semureve vdesin e nuk kemi trajtim per te. Deri tani 109 njerez kane vdekur.

2. H5NI (Avian Flu)

Ne Maj 1997 ekspertet boterore te gripit u frikesuan se mos po perhapej nje Pandemi e madhe gripi, e nje masiviteti te tille te papare qe nga koha e Gripit Spanjoll ( 1918 ) .

Shkaku ? Nje djali 3 vjecar ne Hong Kong i kish rene gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit peson ndryshime (mutacione) gjate kalimit nga shpendet te derrat e me pas tek njerezit. Por ky tip kishte kapercuer barrieren e specieve, duke sjelle nje tip te ri virusi te gripit per te cilen njerezit nuk kane rezistence natyrale.

Per gripin nuk ka kure, e per kete tip te ri nuk ka vaksine. Ky tip gripi u ra 18 veteve, 6 vdiqen: pas therjes e groposjes se 1.4 milion pulave semundja u vu nen kontroll.

3. nvCJD - (new variant of CJD/ variant i ri i semundjes se "lopes te cmendur" .

Kjo semundje u zbulua ne vitet `20 si gjendje e rende qe prekte moshat e vjetra.
Semundja e quajtur KRAUTZFELD-JAKOB ( CJD -> Creutzfeldt-Jacob disease) eshte forma njerezore e semundjes te cilen te kafshet e quajme semundja e "lopes se cmendur"- (BSE ose mad cow disease).

Por ne 1996 Grupi Special Kombetar per monitorizimin e kesaj semundje (CJD) ne Britanine e madhe (me qender ne Edinburgh) identifikoi nje tip te kesaj semundje te panjohur me pare nga shkenca, variant i ri i CJD, ku mosha mesatare e viktimave ishte 29 vjec !

Jane gjetur lidhje me ekspozimin, NDOSHTA nepermjet ushqimit, ndaj nje semundje te ngjashme tek gjedhi e quajtur Encefalopatia Spongjiforme Bovine ( BSE-Bovine spongiform encephalopathy ose Semundja e Lopes se Cmendur).

Ne fillim te kesaj semundje pacienti kalon ne depresion dhe nje ndjenje te cuditshme si " ngjitje" e lekures. Me pas kemi humbje te balances, e ne stadin e vdekjes i semuri eshte komplet i imobilizuar dhe memec.

Nuk dihen numrat e sakte ne te gjithe boten, por ne Britani kjo semundje ka prekur 100 vete.

Eshte FATALE 100% nuk ka kure.

4. Lyssavirusi Australian i Lakuriqit te nates.

Nentor 1996, nje grua 39 vjecare nga Queensland qe sa kish filluar te kujdesej per lakuriqet e nates, semuret. Humb ndjeshmerine ne krahun e majte, gradualisht kalon ne koma e me pas vdes.

Kjo eshte e para qe vdiq nga nje semundje e cila prek te gjithe popullaten e lakuriqeve te nates ne Australi. Nje tjeter person vdiq dy vjet me vone. Deri tani nuk ka kurim per kete problem.

5. HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi.

Ne 1995 doktoret pane lezione ngjyre vishnje ne te zeze, ne lekuren ose organet e brendeshme te te semureve me SIDA. Ishte nje forme e re dhe e rralle e kancerit te lekures. Faktikisht kjo vjen nga nje variant i virusit herpes ,dhe ne ata qe kane sistemin imun te demtuar, e mund te perhapet te gjendrrat limfatike e mushkerite me pasoja fatale.

E vetmja tentative ngelet Kemioterapia, por rezultatet jane te pakenaqshme.

6. Virusi Sabia.

Gusht 1994, nje virolog shkoi ne Kliniken e Mjekesise Tropikale ne Universitetin e Yale (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua qe ai kishte nje forme komplet te re te nje virusi, indentifikuar per here te pare ne Afriken e Jugut, i cili kishte "rreshqitur" nga nje epruvete e plasaritur.

Vetem dy raste jane raportuar: nje vdiq me hemorragji te organeve te brendeshme e tjetri mbijetoi pas vuajtjeve te papershkrueshme, te tmerrshme. Ky virus njihet fare pak e s`ka trajtim per te.

7. Virusi Hendra.

Ngjan me virusin Nipah, por gjindet ne Australi. Eshte hasur tre here ne njerez, te gjithe e moren nga kontakti me kuajt. Dy prej tyre vdiqen.

8. Virusi Sin Nombre ose Hantavirusi i Sindromes Pulmonare - HSP.

HSP u gjend per here te pare ne 1993, pas hetimeve te bera per nje semundje fatale respiratore qe u vu re ne shtetet jug-perendimore te USA. Qe atehere, 100 raste jane raportuar ne 20 shtete amerikane, shumica ne perendim.

Vecoria e kesaj semundje ?

Ndryshe nga shumica e semundjeve qe ZAKONISHT sulmojne njerezit me mbrojtje (sistem imun) te dobet, kjo semundje ka prekur me te shendetshmit e me te fortet.

Vjen nga minjte e pyllit (i quajturi mi i drerit) pra nga rodentet. Pasi ekspozohen ndaj feceve te ketyre rodenteve pacientet kane ethe e dhimbje muskujsh deri 5 jave me vone, e ndjekur kjo me pas me marrje fryme pasi mushkerite gradualisht mbushen me leng, ne raste ekstreme kjo sjell vdekje. S`ka trajtim per kete virus.
Vibrio Kolera 0130 (Vibrio cholerae 0130).

Ky eshte bakteri pergjegjes per Koleren Asiatike, i izoluar per here te pare ne Peru (ne 1991).

Perhapet teper shpejt nepermjet ujit te ndotur e me pas arrin proporcione epidemike:

Nga mbi 1.000.000 paciente te prekur ne hemisferen perendimore (nga 1991-1995) pati mbi 10.000 te vdekur.

Semundja fillon MENJEHERE ! Periudha e inkubacionit varion, nga 6 ore - 5 dite. Pacienti ka ngerce abdominale, te vjella e dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lengjeve). Antibiotiket ndihmojne per te shkurtuar semundjen.

10. Virusi Guanarito.

Ne shtator te 1989, doktoret ne Venezuele filluan te shihnin nje semundje me ethe teper te larta ne mesin e popullsise se fshatit. Shume nga pacientet u shtruan ne spitale sepse ethet nuk pushonin, kishin dobesi te pergjithshme, dehidrim dhe hemorragji te brendshme. Mbi 100 raste jane konfirmuar, rreth 1/3 e pacienteve vdiqen.

Mendohet se perhapet nga minjte. Njohurite per kete virus jane minimale.

Gripi i shpendëve, kërcënim serioz për njerëzit

Në një raport të Organizatës Botërore të Kujdesit ndaj Kafshëve dhe Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë paralajmërohet se gripi i shpendëve mbetet një kërcënim serioz ndaj shëndetit të njerëzve dhe kafshëve në të gjithë botën dhe nuk ka për t'u shuar në të ardhmen. Në raport theksohet nevoja e zbulimit të sëmundjes në fazat e hershme dhe asgjesimit të shpendëve të infektuar. Qindra mijëra shpendë të infektuar janë vrarë.

Në Azinë Juglindore gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në gjithë rajonin. Tani ka shqetësime mes zyrtarëve të shëndetësisë se ky virus mund të shndërrohet në një lloj gripi që mund të transmetohet mes njerëzve dhe që shkencëtarët nuk kanë mjetet për ta luftuar.

Shefi i seksionit për gripin pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, doktor Klaus Stohr, thotë se beson që shpërthimi i një epidemie gripi është më afër se kurrë më parë. Ai thotë se bashkësia botërore është aktualisht e papërgatitur për një epidemi e cila shfaqet çdo 20-30 vjet dhe shkakton vdekjen e dhjetra miliona njerëzve. Dr. Stohr thotë se mendon që shpërthimi i epidemisë në gjithë botën do të shkaktohet nga virusi i gripit të shpendëve në Azi. Ai tha se ky variatet gripi ka infektuar 44 persona dhe ka shkaktuar vdekjen e 32 prej tyre.

Doktoreshë Julie Gerberding, drejtore e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë: “Kur virusi i gripit të shpendëve u kthye në një lloj gripi në vitin 1918 që shkaktoi një epidemi globale, nuk ndodhi menjëherë. Një gjë e tillë ndodh pak nga pak, në fillim me epidemi lokale dhe virusi zhvillohet dhe transmetohet pastaj më efektivisht nga një person në tjetrin. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kemi një rezervë me 2 milionë doza vaksine H-5 dhe aftësinë për ta prodhuar atë më me shpejtësi. Prandaj është e rëndësishme që të kemi një rezervë ilaçesh antivirale që të mund t’i çojmë atje ku mund të ketë nevojë urgjente”.

Epidemia e vitit 1918, e njohur edhe si gripi spanjoll, shkaktoi vdekjen e 20 deri në 40 milionë njerëzve në gjithë botën. Deri tani sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka patur 42 të vdekur nga gripi i shpendëve, të gjithë në vendet aziatike.

Dr. Gerberding tha se do të duhet një përpjekje globale për të eliminuar përhapjen e gripit të shpendëve. “Do të ishte e vështirë për çdo vend, ... që ta përballojë i vetëm një gjë të tillë. Por së bashku, ne kemi një rrjet të jashtëzakonshëm mundësish dhe këtë duhet ta zhvillojmë më tej”.

Dr. Gerberding theksoi se ishte pikërisht ky rrjet organizatash shëndetësore që realizoi kufizimin e SARS-it, sëmundjen me simptoma të pneumonisë që goditi Azinë vitin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 800 vetëve.

Gripi

Gripi është ngjitës ose transmetues. Mjafton vetëm një teshtitje që virusi të kalojë nga një njeri tek tjetri. Kur pacienti fillon të ndjejë simptomat e gripit ai ka kohë që ka filluar të bëhet përhapës i këtij virusi. Kur personi ndjehet i sëmurë, do të thotë se në gojën dhe hundën e tij ekzitojnë grimca të mjaftueshme virusi dhe sapo ai teshtin ose kollitet, rreth 100 mijë grimca të virusit të gripit dalin nga goja ose nga hundët dhe hyjnë në ajrin rrethues në kërkim të viktimës tjetër.

Dhe sipas disa shkencëtarëve, vetëm thithja e 10 grimcave të tilla mund ta bëjnë personin të ndjehet i sëmurë. Sa më të vogla të jenë këto grimca aq më lehtë thithen nga organizmi nëpërmjet frymëmarrjes. Grimcat më të mëdha të virusit të gripit zënë vend në sipërfaqe dhe marrja e gripit nëpërmjet grimcave të tilla është më i vështirë, vetëm në se personi i prek ato me dorë dhe dora e palarë bie në kontakt me gojën ose hundën. Megjithatë, virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në 48 orë. Kur gripi fillon, virusi i tij përhapet dhe është vështirë të ndalet.

Shumë kompani farmaceutike nuk e prodhojnë vaksinën, për shkak se çdo dimër virusi i gripit ndryshon, kështuqë dozat e papërdorura duhen hedhur.

Në vitin 2003, një virus gripi hyri në Shtetete Bashkuara nëpërmjet aeroplanit. Arsyeja ishte se ventilatori për ajrosjen e aeroplanit gjatë fluturimit ishte prishur duke bërë që një person i vetëm me grip të infektonte afro 75 përqind të udhëtarëve në aeroplan.

Në shtim

Hulumtuesit në SHBA shqyrtuan të dhënat shëndetësore të personave që ishin shtruar në spitale midis viteve 1979 - 2001. Gjatë studimit u vu re se rastet e gripit kanë ardhur duke u shtuar dhe se periudha e gjendjes gripore është bërë më e gjatë, nga 8 javë në 12 javë.

Gjatë periudhës së lartpërmendur rreth 200 mijë veta ishin shtruar në spital si pasojë e gripit dhe personat 85 vjeç e sipër kishin më të ngjarë të shtroheshin në spital se sa personat në moshë më të re.

Në fakt në rrezik më të madh janë 50 vjeçarët që kanë një sistem të dobët imunitar ose që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Po ashtu në rrezik janë edhe fëmijët deri në 5 vjeç. Këta fëmijë qëndruan në spitale për një periudhë më të shkurtër kohe, mesatarisht 3 deri 4 ditë, ndërkohë që personat më të moshuar qëndruan të shtruar në spital si pasojë e gripit nga 7 deri në 8 ditë.

Këto të dhëna duket se theksojnë edhe më shumë nevojën e vaksinimit kundër gripit, ndërsa periudha e dimrit afron.

Shqetësim për një krizë të mundshme të gripit të shpendëve



Në hemisferën veriore kjo periudhë është kulmi i sezonit të gripit. Por ka shqetësime se një lloj gripi i ri, më vdekjeprurës është në horizont.

Në Azinë Juglindore, ku sezoni i gripit sapo ka filluar, gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në gjithë rajonin. Tani ka shqetësime mes zyrtarëve të shëndetësisë se ky virus mund të shndërrohet në një lloj gripi që mund të transmetohet mes njerëzve dhe që shkencëtarët num kanë mjetet për ta luftuar.

Doktoreshë Julie Gerberding, drejtore e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se nuk ka ndonjë krizë për momentin.

“Nuk jemi në prag të një epidemie gripi shpendësh”.

Megjithatë doktoreshë Gerberding theksoi sesa e rëndësishme është zbulimi i rastit të parë të një transmetimi të sëmundjes mes njerëzve. Ajo përmendi si shembull epideminë e gripit të shpendëve të vitit 1918.

“Kur virusi i gripit të shpendëve u kthye në një lloj gripi në vitin 1918 që shkaktoi një epidemi globale, nuk ndodhi menjëherë. Një gjë e tillë ndodh pak nga pak, në fillim me epidemi lokale dhe virusi zhvillohet dhe transmetohet pastaj më efektivisht nga një person në tjetrin. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kemi një rezervë me 2 milionë doza vaksine H-5 dhe aftësinë për ta prodhuar atë më me shpejtësi. Prandaj është e rëndësishme që të kemi një rezervë ilaçesh antivirale që të mund t’i çojmë atje ku mund të ketë nevojë urgjente”.

Epidemia e vitit 1918, e njohur edhe si gripi spanjoll, shkaktoi vdekjen e 20 deri në 40 milionë njerëzve në gjithë botën. Deri tani sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka patur 42 të vdekur nga gripi i shpendëve, të gjithë në vendet aziatike.

Qindra mijëra shpendë të infektuar janë vrarë në një përpjekje për të ndalur përhapjen e gripit të shpendëve.

Dr. Gerberding tha se do të duhet një përpjekje globale për të eliminuar përhapjen e gripit të shpendëve.

“Do të ishte e vështirë për çdo vend, përfshirë tonin që ta përballojë vetëm një gjë të tillë. Por së bashku, ne kemi një rrjet të jashtëzakonshëm mundësish dhe këtë duhet ta zhvillojmë më tej”.

Dr. Gerberding theksoi se ishte pikërisht ky rrjet organizatash shëndetësore që realizoi kufizimin e SARS-it, sëmundjen me simptoma të pneumonisë që goditi Azinë vitin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 800 vetëve.

Pergatiti:Flori Bruqi