Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Floart


From : Flori Bruqi
Sent : Tuesday, November 29, 2005 2:35 PM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : floribruqi@hotmail.com, ganibajraktari@yahoo.co.uk
Subject : Post.Flori Bruqi:Ne vend te perkujtimit per mjekun -patriot!






Ne vend te perkujtimit




In Memoriam

Prof.dr.Jusuf Rexhepi
(15.06.1922 – 28.11.2004)

Njëzetetë Nëntori është festa më e dashur për shqiptarët, është festë e shumëfishtë. Kjo datë ka sjellë gëzime në familjet e shqiptarëve; ka sjellë festë edhe atëherë kur ajo ka qenë e ndaluar të festohej. Kjo nuk ngjau më 28 nëntor të vitit të kaluar. Njëzetetetë nëntori i vitit 2004 solli dhimbje dhe pikëllim në shumë familje shqiptare në të gjitha trojet e sotme, të copëtuara, shqiptare. Në këtë ditë feste, festa më e dashur e Tij, u nda fizikisht nga ne profesori dhe atdhetari i shquar shqiptar, Prof.dr.Jusuf Rexhepi.
Prof.dr.Jusuf Rexhepi u lind ne Tetovë, më 15 qershor të vitit 1922. Në vendlindje ka vijuar mësimet në shkollën fillore dhe gjimnazin ne gjuhën serbokroate në Jugosllavinë e atëhershme monarkiste. Ka mbaruar maturën më 1942 në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë.
Studimet e mjekësisë i filloi gjatë luftës se dytë botërore ne Itali (Bari), i vazhdoi ne Vjene dhe diplomoi, pas lufte, në Beograd.
Pasi punoi një kohë si mjek i praktikës së përgjithshme ne vendlindje, në Tetovë, shkoi në Shkup për të specializuar Mjekësinë Interne dhe si mjek specialist vazhdoi të shërbejë në Tetovë. Në ndërkohë në Beograd i kreu studimet postdiplomike ne lëmin e kardiologjisë.
Ne vitin 1973 në Fakultetin e porsahapur të Mjekësisë ne Prishtine emërohet ligjërues për lëndën e Mjekësinë Interne. Atje përgatiti dhe mbrojti tezen e doktoraturës me titull “Studimet epidemiologjike mbi faktorët e rrezikut te sëmundjeve koronare te punëtoret industrial te Kosovës.”
Profesor ordinar për lëndën Mjekësia Interne është emëruar ne vitin 1985 dhe përveç punimeve shkencore përpiloi dhe botoi tekstin universitar: “Ekzaminimi klinik i sëmundjeve te brendshme”. Teksti në fjalë doli nga shtypi në vitin 1984.
Përveç detyrës si ligjërues, gjer në pensionim ka kryer detyrën e Kryeshefit të Kardiologjisë në Klinikën Interne dhe Shefit të katedrës për Mjekësi Interne.
Portreti mjekësor, pedagogjik dhe kolegial i Prof.Jusufit, do të jenë udhërrëfyes për ne dhe gjeneratat që vijnë.

Dr.sc.as.Gani Bajraktari
-------------------------

Njoftim për lëxuesit e web faqës më të lëxuar (art-cafe) ...
(Autori i shkrimit të këtij In memoriami është mjek i njoftun në Kosovë dhe jashtë sajë për hulumtimet e tij shkëncore në lëmin e kardiologjisë .Ai është mjek kardiolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ish Drejtor i Klinikës Interne në Prishtinë ,tash është asistent i lëndës Mjekësi Interne, Fakulteti i Mjekësisë Prishtinë, doktor i shkencave të mjekësisë.Besojmë dhe shpresojmë që Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë si dhe Sentaoret nga Rektorati i UP-së do ta emrojnë së shpejti shkenctarin Bajraktari profesor të lëndës "Mjekësa interne",në FMP)
Materjal i huazuar nga web faqja :alb-shkenca.org
posted by http://floart.blogspot.com :Flori Bruqi @ 12:13 MD