Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Floart

NJE RREFIM PREKES

Nje rrefim ngazellyes,prekes dhe teper intim.Nje histori,dy jete,dy shpirtera dhe nje"subjekt"i denje per te shkruar diçka te madherishme,sublime,te ngjajshme me romanet e Merkezit.Jete dhe fate njerezish te perfshire ne vorbullat e kohes e,ne sfondin e tyre,nje NJERI...Nje fytyre qe gjithome ka rrezatuar miresi dhe drite.Nje femer e rralle,me bukuri te pa krahesuar shpirti dhe fytyre.Nje Dora d'Istria shqiptare ....

Simbad Detari
----------------------------------------------------


70 vjet miqesi

Ne pervjetorin e pare te vdekjes. Duke kujtuar Nermin Vloren (Falaski)

Pasi mbarova shkollen fillore ne Vlore, vendbanimi im familjar, prinderit me derguan per te vazhduar shkollen e mesme ne Institutin "Qiriazi" ne Kamez te Tiranes. Ky institut quhej edhe Sholla e Dakos, sepse Sevastia, motra e madhe Qiriazi, u martua me atdhetarin Kristo Dako. Ketu u njoha me Nermin Vloren, e cila kishte kryer filloren ne po kete shkolle dhe vazhdonte te mesmen. Pervec lendeve te kultures se pergjithshme, gjate tete viteve mesonim edhe tri gjuhe te huaja: italisht, frengjisht, anglisht, me mesues qe ishin arsimuar ne vendet perkatese.

Ne vitin 1933 Keshilli Ministror mori vendimin per mbylljen e shkollave joshteterore dhe hapjen e Institutit femeror shteteror, te cilit iu dha emri Instituti "Nana Mbretneshe". Ky institut perfshiu te gjitha shkollat e mesme joshteterore, te cilat zhvillonin veprimtarine e tyre ne Tirane, Shkoder, Kavaje dhe Korce. Ndonjera prej ketyre shkollave edhe u rihap me vone, kurse Instituti Qiriazi tashme i takonte vetem historise. Ne Institutin "Nana Mbretneshe" u grumbulluan jo vetem nxeneset e shkollave qe u mbyllen, por edhe nje pjese e mesuesve te tyre, te gjithe te diplomuar ne universitete jashte vendit. Ata i vune dijenite e tyre ne sherbimin tone me profesionalizem dhe perkushtim. Ata na dhane pa u lodhur bazat e shendosha te kultures se pergjithshme. Prandaj edhe sot i kujtojme me nderim dhe mirenjohje.

Instituti "Nana Mbretneshe" kishte, kryesisht, degen normale, qe pergatiste mesuese per shkollat fillore, por kishte edhe degen klasike. Nxeneset qe ndiqnin kete dege mund te vazhdonin studimet ne universitete te ndryshme jashte vendit. Nga klasa jone ndoqen kete dege kater nxenese: Zana Bogdo (Shehu), Lilika Delvina, Nermin Vlora dhe une. Pervec lendeve qe ndiqnim me te gjitha shoqet e klases ne kishim edhe nje program te vecante, qe perfshinte mesimin e latinishtes, te greqishtes se vjeter dhe pianos. Kjo dege me afroi edhe me shume me Nerminin; bashke i benim detyrat dhe ia perseritnim mesimet njera-tjetres.

Nga viti ne vit e njoha Nerminin gjithnje e me mire. Ishte nje vajze e zgjuar, e shtruar, e shoqerueshme, e thjeshte. Kurre nuk jepte shkak qe te dilte mbi shoqet per bukurine e spikatur qe kishte.

Tete vjet bashke. Erdhi koha e ndarjes, duke ruajtur ne mendjet dhe zemrat tona kujtimet me te mira te miqesise, farketuar ne ate moshe te dlire. U ndame, Nermini ne Tirane, une ne Vlore. Shkembyem disa letra. Me shkruante ne njeren prej tyre se ishte martuar me Renco Falaskin (Renzo Falaschi), pastaj heshtje, heshtje e plote per plot tridhjet vjet.

Rifilloine leterkembimi dhe takimet

Nje dite, rreth viteve shtatedhjete, takoj Efigjeni Aleksin (Floqi), shoqja jone e klases dhe shoqe bange e Nerminit. Efigjeni, e talentuar qe ne shkolle te mesme per shkencat e sakta, ishte diplomuar per inxhinieri ne nje universitet jashte vendit, dhe ishte pedagoge ne fakultetin e inxhinjerise te Universitetit te Tiranes. Nder te tjera, ra fjala edhe per Nerminin. Me tha se kishte leterkembim me te. U gezova, por edhe u habita pak. I kerkova adresen e Nerminit. Ma dha. Duke veshtruar ate cope leter m'u ngjallen shume kujtime. Pyeta veten: si i kishte kaluar Nermini keto tridhjet vite, a me kujtonte ndonjehere, etj. E vertitja ate cope leter neper duar, dhe me dukej sikur bisedoja me te. Por nje hije e erret filloi te ma fashiste kete gezim. C'ishte? Medyshja: t'i shkruaj, te mos i shkruaj..., mund te ishte e rrezikshme ne ate sistem. Me ne fund vendosa: do t'i shkruaj! Por a ishte e mundur qe ne nje cope leter te pershkruheshin tridhjet vite jete te ndara nga njera-tjetra? Kurrsesi. Keshtu, permblodha shkurt ndodhite kryesore te jetes sime dhe e perfundova me keto fjale: "E dashur Nermin, te kam kujtuar gjate ketyre viteve, kam para syve shkrimin tend te rrumbullaket, buklet e tua te bukura, qe tashti nuk jane me, por ekziston ti, shoqja ime e paharruar e viteve te rinise, qe me dukej sikur te kisha humbur pergjithmone dhe tashti qe te gjeta ndjej nje gezim te papershkruar."

Dhe ja pergjigjja e saj. Ma dergonte nga Parisi. Me shkruante nder te tjera: "Jane disa caste kur pa pritur na vjen para syve, me gjithe realitetin e saj, e kaluara e jetes, dhe ne rrojme jashte kohe ato te verteta qe na dukeshin te mbuluara nga mjegulla e kohes. Per mua letra jote qe si nje diell i forte, qe zbuloi papritur te kaluaren, dhe une e jetova me emocionin e viteve te rinise. Sa here te kam kujtuar, Viktori, dhe sa here kam pyetur per ty! Por fati duket se na i bashkoi prape rruget, dhe tashti, se paku idealisht, te vazhdojme miqesine tone, qe, si duket, nga prova e moteve, ka patur me te vertete baza te forta". Dhe ky leterkembim vazhdoi pa nderprerje.

Por, si qe larguar Nermini nga Shqiperia bashke me Rencon dhe femijen e tyre Robertin, rreth nje vjec e gjysme?

Ja si ma pershkruante kete udhetim te lodhshem, trondites dhe me rrezik jete. "Ishte data 14 tetor 1943 kur u nisem per ne Durres, bashke me 12 italiane te tjere. Kishim blere nje varke me motor. E ngarkuam mbi nje kamion, u nisem per ne Karavasta dhe vazhduam rrugen drejt bregdetit. Na ndihmuan disa partizane, shumica e te cileve me njihnin, duke na bere te ditur oren kur kalonin patrullat gjermane. Vazhduam rrugen drejt kanalit te Otrantos. Nata ishte e qete, hena shkelqente, qielli plot yje. Por befas ate qiell te kthjellet e mbuluan re te dendura, filluan shkrepetima e bubullima dhe pas tyre nje shi i rrembyeshem. Deti u trazua keq. Varka rrezikohej te mbytej nga dallget qe e perplasnin sa ne nje ane ne tjetren. Pas tre oresh furtune te panderprere, gjate te cilave rrezikoheshim te mbyteshim, deti u qetesua dhe qielli u kthjellua. Te nesermen, pas 11 oresh lundrimi, ne oren 12 arritem ne Brindizi. Mandej vajtem ne Bari."

Ne Bari ata qendruan nje vit, midis alarmeve ajrore dhe bombardimeve. Pas nje viti u clirua edhe Siena, vendbanimi i prinderve te Rencos, dhe ato u strehuan prane tyre. Rencua filloi pune si avokat. Me vone ata u vendosen ne Rome, ku qendruan pa u larguar me. Nermini, bashke me kujtimet e feminise dhe te rinise, mori me vete edhe brengen e pashlyer, kur u largua la ne mjerim nenen, Bellkizen, dhe gjyshen, Mejvedetin, femijen e pare te Ismail Qemalit.

Rencua fitoi konkursin per diplomaci dhe me 1947 u ngarkua me pune me misione te ndryshme ne shume shtete te botes, deri sa doli ne pension.

Dhe keshtu, pas emocioneve te para, vazhdoi leterkembimi yne pa nderprerje, duke i treguar njera-tjetres rrjedhen e jetes sone.

Kaluan vite. Me 1989 Nermini u ftua zyrtarisht per te marre pjese ne festimet e 28 Nentorit. Erdhi bashke me Rencon. Vajta ne hotel "Dajti" per t'i takuar. Takim pas pesedhjete vitesh! Ishin ulur ne nje tryeze. U afrova. Qendrova nje cast dhe i fola:

-Nermin!

Ajo u ngrit, me pa me vemendje dhe tha:

-Viktori!

U perqafuam dhe mbetem te perqafuara per disa caste, pa fjale. Emocionet e atyre casteve jane te papershkrueshme.

Pasi u kthye ne Rome me dergoi nje leter, ne te cilen, ndermjet te tjerave, me shkruante: "Edhe sot me duket sikur kam pare enderr dhe nuk dua te zgjohem fare, qe te vazhdoje sa me gjate kjo ngrohtesi shpirterore, qe vazhdon te ma ushqeje zemren dhe jeten."

Pas ketij viti Nermini vinte here pas here ne Shqiperi dhe takimet tona vazhduan ne hotelet "Dajti", "Rogner", ne familjen time dhe ne Akademine "Iliria", dege e Akademise "Iliria" te Romes, e ngritur me dashuri e perkushtim nga motrat Tafaj, ku mbaheshin referate shkencore nga studiues te ndryshem. Dora-dores qe takoja Nerminin u njoha mire edhe me Rencon, njeriun e madh, qe ishte i thjeshte si cdo njeri i madh.

Leterkembimi me Nerminin vazhdonte. Me shkruante per udhetimet e saj neper bote, duke shoqeruar bashkeshortin ne misionet e tij diplomatike. Ne njeren nga letrat me shkruante: "Kam njohur gjithe boten ne udhetimet e mia me bashkeshortin tim, por ne zemren time asnje vend nuk ka mundur te zevendesoje dashurine per vendin tim, per popullin shqiptar." Dhe kete dashuri ajo e tregoi me veprat e saj.

Ne vitet e fundit Nermini nuk ishte mire me shendet. Pervec kesaj, ajo pesoi nje tronditje te rende, qe e plagosi thelle ne shpirt: me 1 tetor 2004 shuhet jeta e Rencos, bashkeshortit dhe shokut te saj ideal. Sipas amanetit qe la, hiri i trupit te tij, i mbajtur ne nje vazo ne duart e djalit Roberto, u varos ne Kanine (Vlore) me 25 tetor 2004.

Te nesermen e vdekjes se Renzos bisedova me Nervinin ne telefon. Ishte po ai ze i shtruar, por i nderprere, i mbytur nga ngasherimet. "Viktori, - me tha, - jam gjithe ankth. Kam humbur njeriun me te cilin kalova 64 vite jete, njeriun e pazevendesueshem te jetes sime." Nuk gjeja fjale ngushellimi, por u perpoqa, me sa munda, te bashkohesha me hidherimin e saj te thelle. Kjo qe lidhja e fundit me Nerminin. Shendeti i saj vazhdonte te perkeqesohej. Pas varrimit te Renzos, ate e mori i biri ne San Salvador, ku qe emeruar ambasador i Italise. Me 28 nentor 2004 u nda nga kjo jete. Sipas amanetit qe la, hiri i trupit te saj u vendos ne Kanine, ne varrin e Rencos, duke mbetur keshtu te pandare, si ne kete jete, ashtu edhe pertej saj.

Nerminin nuk do ta takoj me, nuk do te lexoj me letrat e saj, nuk do te degjoj me zerin e saj, por ajo do te mbetet e gjalle perhere ne mendjen dhe ne zemren time, me kujtimet me te mira te nje miqesie 70-vjecare.

Viktori Gjikondi

"Korrieri "