Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

EUFOR arrestoi ish kryetarin e Republikës Serbe, Sharoviq


Forcat ndërkombëtare në Bosnje Hercegovinë-EUFOR,arrestuan sot në mëngjes ish kryetarin e Republikës Serbe dhe ish anëtarin e Kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Mirko Sharoviq, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug, duke u bazuar në burimet policore. Sharoviq u arrestua në pjesën lindore të Sarajevës.
Sharoviq është në listën e zezë të Bashkimit Evropian dhe me vendimin e përfaqësuesit të lartë në Bosnje Hercegovinë, Pedi Eshdaun, i ishte ndaluar kryerja e çfarëdo funksionesh por shkak të dyshimeve se i takon rrjetit të mbështetjes të të akuzuarit më të kërkuar të Hagës, Radovan Karaxhiq.Pjesëtarët e EUFOR-it arrestuan në Pale, në orët e paradites, edhe Millorad Govedaricën, i cili gjithashtu është në listën e zezë të Bashkimit Evropian për shkak se i takon rrjetit që përkrah të akuzuarit e Hagës