Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Dhuna në familje - si t'i jepet fund?

Një studim ndërkombëtar mbi dhunën në familje kundër grave thotë se problemi është shumë i përhapur, ka rrënjë të thella dhe është shumë i fshehur në shoqëri, në gjithë botën.

Raporti i OBSH-së sugjeron se një në gjashtë gra në gjithë botën është sulmuar apo rrahur nga një burr në shtëpinë e saj.

Ky është raporti i parë global mbi dhunën në familje te gratë dhe faktet që gjeti ishin shumë të zakonshme dhe të përhapura.

Studimi zgjati 7 vjet dhe përfshiu 24 mijë gra që jetojnë në Afrikë, Azi, Evropë dhe Amerikën Latine.

Përfundimi i raportit është se në disa vende, dy në tri gra kishin provuar të njëjtin abuzim fizik dhe seksual nga partneri i tyre dhe në shumë raste keqtrajtimi mbahej sekret dhe nuk raportohej.

Ne do të donim mendimin tuaj për këtë fenomen. Do të donim edhe rrëfimet tuaja, po të ishte e mundur.

Si duhet luftuar ky fenomen që i kushton shumë shoqërisë, por edhe familjes?

Mendimet dhe opinionet tuaja do të gjejnë vend dhe në Forumin tonë të radhës që transmetohet çdo të premte dhe të diele, në emisionin e mëngjesit.