Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 20, 2005

CIA dhe trazirat në Francë në fokus të shtypit evropian
Pasojat nga trazirat

Ndërsa shtypi francez ende fokusohet në trazirat sociale anembanë Francës disa gazeta evropiane përqëndrohen në pohimet se CIA ka përdorur disa aeroporte evropiane për të transportuar të dyshuar si terroristë.

Pas një heshtjeje të gjatë, presidenti i Francës, Zhak Shirak konkludon se Franca po kalon një krizë identiteti dhe mungesë vizioni - thotë LE NOUVEL OBSERVATEUR.

Me titujt "Luftë civile në Francë" , "Intifade a stilit francez", dhe me pamje të CNN-it që të kujtojnë situatën në Irak, revista franceze thotë se do të ishte gabim që të mendojmë se e gjithë kjo është një dramatizim i tepërt.

Gazeta akuzon anglo-sanksonët, dhe sidomos britanikët të cilët mezi s' të kujtojnë francezët se integrimi i të huajve në shoqërinë e tyre nuk është shumë më i suksesshëm se ai i britanikëve.

Megjithatë, thotë gazeta, Franca deri tani ka arritur t'i shmanget masave anti-terroriste të stilit të Toni Blerit të cilat do të çonin vendin 30 vjet mbrapa.

Por megjithatë gazeta thotë se duhet të pranojmë se Franca ka ndryshuar dhe se duhet t'i hedhim një vështrim serioz fytyrës së re shumëkulturore.

Ndërkohë, e përditshmja pariziene LE FIGARO, vëren se popullariteti i ministrit të brendshëm francez Nicholas Sarkozy është rritur rreth 11 pikë si rezultat i qëndrimit të tij të ashpër ndaj trazirave në periferitë e shumë qyteteve të Francës.

Gazeta thotë se ka ardhur çasti i së vërtetës, e cila citon ministrin të ketë thënë se parlamenti do të miratojë ligjin për të shtyer masat e emengjencës edhe për tre muaj të tjerë.

Ndërsa e përditshmja e Barcelonës EL PERIODICO përqëndrohet në një çështje tjetër, atë të pohimeve se avionë t CIA-s që kanë transportuar të dyshuar terroristë të Al-Kaidës janë ndalur në ishujt balerike, çfarë ka çuar në një debat të nxehtë në Spanjë.

Gazeta thotë se kjo çështje meriton transparencë të plotë.

Ne kemi të drejtë të dijmë nëse vendi ynë është në listën e atyre që bashkëpunojnë me këtë çështje të turpshme.

E përditshmja insiston se kjo nuk ka të bëjë me anti-amerikanizëm por me atë se këto burgje dhe ky trafik i paligjshëm por me fakte se kjo ka ndodhur.

Ajo thotë se në rrezik është edhe kredibiliteti i vetë Bashkimit Evropian, i cili mund të jetë i përfshirë në luftën e pistë të George Bushit.

Ndërkohë edhe e përditshmja rumune, JURNALUL NATIONAL është e shqetësuar me spekulimet se CIA ka qendra sekrete të arrestimit për të dyshuar si terroristë të vendeve të Evropës Lindore.

Evropa është në prak të një krize të nxitur nga skandali se CIA ka burgje sekrete në vendet e reja demokratike të Evropës.

Shtypi tjetër evropian komenton rreth implikimeve të mundshme të një krye të tillë e cila mund të ndajë të ashtuquajturin "kontinent i vjetër" me vende te reja të Bashkimit Evropian.