Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, nëntor 14, 2005

Burgjet, këto banesa të trimave në Kosovë

Recenzion

"Shekulli i ilegales, Proceset gjyqësore kundër ilegales në Kosovë- Dokumente"

Mr. Ethem Çeku, Prishtinë, 2004

Autori i këtij libri ka arritur të prezentoj një dëshmi me rëndësi të madhe historike, se gati i tërë shekulli i kaluar për shqiptarët që u okupuan nga Serbia, ishte shekull i luftës me armë dhe shekull i dënimeve gjyqësore kundër një populli të tërë.

Lidhur me këtë, kori i të dënuarve në këtë vepër është igjatë, ndërsa, dënesjet e nënave për vuajtjet e bijëve dhe bijave të tyre janë gati të pafundme. Aktakuzat e prokurorëve të botuara këtu, janë një drojë për ta shpaluar luftën ndaj asaj kohe, ndaj atij realiteti, që mos të përsëritet.

Kalkulimet me ato dosje historike në anën tjetër, sot janë të rrezikshme për të djeshmen dhe për të ardhmen, sepse edhe pushteti i ashtuquajtur demokratik sot ende po luan me dinjitetin e një populli në robëri.

Derisa, dje Adem Demaçi me shokë, dënohej 15 vjet vetëm se kërkonte liri, barazi dhe sovranitet. Sot, Rrustem Mustafa-Remi dënohet me shokë, 17 vjet burg, vetëm pse ishte ushtar i ushtrisë më të lavdishme në fund të shekullit 20 në Evropë.

E thënë edhe më në mënyrë simbolike: I pari, dënohej, sepse me ngritje flamujsh dhe thirrje të guximshme drejtuar popullit për demonstrata dhe kërkesa legjitime për liri duke shkuar deri atje se do t'i përdorim edhe armët kur të vijë koha, fakt ky që e lëkundi nga themeli ish-Jugosllavinë.

I dyti me shokë dënohet, sepse me armë në dorë e plotësoi paragrafin e tretë të Programit politik të mësuesit të tij, simbolit të rezistencës sonë, Adem Demaçi.

Kështu, u krijuan rrethanat historike që shekulli 20-të, të mbarojë me mundësinë që vargojtë e dosjeve të vihen në shansë, dhe të mbyllen me një shpresë për shqiptarët se do të bëhet më mirë.

Edhe gjenerata e Bedri Pejanit e ShabanPolluzhës, Metush Krasniqit, Adem Demaçit, Xheladin Rekaliut, Jusuf Gërvallës, dhe pse jo edhe e Adem Jasharit dhe Ethem Çekut, e përgaditën këtë realitet kryengritës, pra e përgatitën Kosovën që të hapëroj guximshëm kah liria.

Por, a u arritë diçka që të mëoijmë nga akuzat e pafundme, të themi se po. Shtrohet pyetja: Si të largohemi nga pika kritike e së kaluarës, nga ”tajm baindingu", vargu në kohë, i të këqiave që na i kanë imponuar robëruesit?

Lidhur me këtë që u tha më lartë në veprën e Ethem Çekut janë vijëzuar dy botëra:

1. bota e atyre që luftojnë për drejtësi dhe barazi dhe e mbanë ballin lartë, është e patrembur, është e vendosur në sakrificë dhe në momentet vendimtare e din çka don.
2. Në anën tjetër, është bota e spiunëve, prokurorëve dhe gjykatësve të shitur, të cilët për një grimë para apo një kolltuk i shërbyen së keqes dhe robërisë.

Ky libër fillim e mbarim e ngërthen një aksiomë pedagogjike për popullin tonë, te i cili ora e progresit po rrahë ende më ngadalë se kudo në Evropë. Ndoshta kjo rrahje e ngadalshme e orës është pasojë e peshës njëzetshekullore në robëri.
Por, kjo peshë nuk duhet të konsiderohet se nuk janë hulumtuar shkaqet që të shkëputemi nga robëria. Prandaj, nëse hyjmë në analizë eksplikative të shkaqeve të shkasit dhe pasojave, do të duhej shkruar jo më pak se dhjëra studime vëllimore për burgjet që i kemi bërë gjatë pushtetit të okupatorëve.

Lidhur me këtë gjendje ne mund të shprehim një satisfaksion të rëndomtë. Shqiptarët e kanë përvetësuar me kompetencë guximin për ta merituar lirinë dhe pavarësinë dhe këtë e kanë shprehë me pendë dhe me armë pa ndërprerje gjatë shekujve.

Por, ende nuk e kemi gjetë rreshtimin konkret që të shkëputemi nga koha e robërisë përgjithmonë, edhe si etnitet edhe si komb.

Të lumtë ata që ishin në ballë të ilegales ose ishin ilegalë dhe e luftuan të keqen në të gjitha format e luftës gjatë gjithë shekullit 20-të!

Të mjertë ata që kanë vdekë me turp, ose janë të gjallë e që i kanë shërbyer shpatës së helmosur të Serbisë gjakatare kundër një populli që ishte gjykuar të vdes vetëm pse nuk ishte sllav!

Tash shtrohet pyetja sa shqiptarë janë mbytë nëpër burgjet e Jugosllavisë dhe Serbisë, sa shqiptarë janë privuar nga liria vetëm pse ishin shqiptarët me të ashtuquajtuarat ligje jugosllave?

Sipas një statistike që është bërë në vitin 1988 del se 18-48% e popullit shqiptarë në Kosovës dhe Maqedonisë ishin nën hetime. Ndërsa gjatë viteve 1945-1989 rreth 7% e popullitshqiptarë e kishte nga një aktaktuzë, nga ana e pushtetit serb.

T'i kthehemi veprës më për së afërmi. Ethem Çeku e ka periodizuar politikën e dënimeve në Jugosllavinë e pasluftës së Dytë Botërore në katër faza: 1945-1958; 1958-1975; 1975-1981; 1981-1992. Në të gjitha këto faza të prezentimit të aktakuzave dhe dënimneve drakonike që u janë bërë shqiptarëve shtrohet pyetja kruciale drejtuar shqiptarëve: a ishin të aftë që me fjalën e lirë ta rrëzojnë çdo kult që kishte ngritur Jugosllavia ndaj vetvetes dhe Evropa ndaj Jugosllavisë?

Në shikimin e parë besimi në vetvete se do ta rrëzojmë atë katrahurë me shpërndarje flamujsh, me demostrata, me politikë ilegale ishte paksa e çuditshme. Por, ilegalja shqiptare e kishte prorgamin e saj edhe përballimin e anës tjetër, e kishte në program përdorimin e armës atëherë kur të vijë koha dhe atë e bëri përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nder e dinjitet.

Ethem Çeku, ka përpiluar një libër prej të cilin asgjë në dokumente nuk mund tëndryshojmë. Por, duke mësuar sot nga ky fenomen i pandryshuar sepse ka ndodhë, sot dhe nesër mund të ndryshojnë shumë, sepse këtu gjejmë një xeherore mësimesh prej të cilëve mund të kemi shumë dobi që e kaluara të mos përsëritet dhe në të mos të lejojmë që me fatet tona gjithëkombëtare, dikush të bëjë politikë falli.

Nëse ndonjë popull në Evropë ka interes ta studiojë burgun, atëherë shqiptarët të parët duhet të tregojnë interesim për këtë fenomen, sepse më së shumti kanë mbajtur vite burgu në Evropë. Nëse ndonje populll ka interes ta studiojë aktakuzën si fenomen shantazhi dhe me përmbajtje qind për qind efemere kundër një populli, atëherë shqiptarët kanë më së shumti obligim ta demistifikojnë aktakuzen e gjyqeve jugosllave.

Mendoj se përmes studimit të këtij fenomeni shoqëror, të gjitha ato procese do te obkejtivizohen, sepse gati të gjithë shqiptarët atdhetarë ishin të akuzuar, nëse një popull ka obligim të mierret me fenominein e hetimeve, të spinunëve, të sahanlëpirësve, të dokrrave dhe rrenave të lirisë vetanake, vetëm për një kastë njerëzish, atëhere shqiptarët e robëruar nga ish -Jugosllavia e kanë obligim që këtë fenomen ta objekizvizojnë me libra të mirëfillta në mënyrë që historia të mos përsëritet, as si daramë e së kaluarës , as si tragjedi e së ardhmes.

Po, Ethem Çeku na ka sjellë një libër me interes për këtë fenomen që duhet të mendojnë se si të sillemi sot, si të sillemi nesër, sepse dje kishim pak dituri kishim fare pak vetësakrifcë dhe ksihim shumë iluzione, kishim edhe më shumë falltarë politikë, e aq më tepër duhet të thueht se sot kemi shansë shumë të vogël që shumë shpejtë të dalim nga pozicioni i vendit më të varfër në Evropë, i popullit më të izoluar ën Evropë, i popuillit më të nëpërkëmbur në Evropë, i popullit që një kastë politikanësh që jeton në Beograd ende shpreson dhe në një menyre po ia arrin të na mbajë në maje të thikës.

Shtrohet tash pyetja pse në Kosovë ka pasur aq shumë papushtet politik, pse në Kosovë ka pasur aq shumë papushtet social, sepse në Kosovë ka pasur aq shumë papushtet të profiterëve të elitave politike dhe klerofashiste, ekzistonte një tmerr i tillë, sepse në Kosovë, e tërë makineria jugosllave e ka prezentuar gjenocidin ndaj shqiptareve në një kohe të gjatë si çështje individualizmi" dhe nuk është lejuar që gjenocidi kolektiv të objektivizohet.

Lehtësia për ka kuptuar atë sfignë të turpshme të pushtetit kolonial serb, mund të kuptohet duke e lexuar këtë vepër, sepse në të janë pasqyruar aktakuzat e pa argumentuara duke filluar nga Bedri Pejani më1945 deri te Njazi Maloku, Adem Demaçi e deri te gjenerata e Jusuf Gërvallës, Ethem Çekut, Merxhan Abdylit e shumë shokëve të tyre.

Nëse lexohen aktakuzat e botuara në veprën e Ethem Çekut, " Shekulli i ilegales", do të vërejmë se nenet ligjore me të cilat u dënua gjenerata e Halil Spahiut, Bedri Pejanit, Ajet Gërgurit, Gjon Sereçit Marije Shllakut etj; gjenerata me të cilat nene u dënuan Adem Demaçi me shokë, gjenerata e Jusuf Gërvallës, Hydajet Hysenit, Ethem Çekut, Merxhan Abdylit, Bajram Kosumit, etj. me nene ligjore të caktuara jugosllave ndryshojnë.

Por, me të gjitha këto aktakuza një konstant është absolute, urrejtja ndaj intelegjencisë shqiptare në mënyrë të posaqme dhe urrejtja ndaj popullit shqiptar në përgjithësi nuk ka ndryshuar.

Shtrohet pyetja a kemi kritikë konstruktive për të kaluarën sot? A kemi mësuar diçka nga rasti i Njazi Malokut (polic më 1945 dhe i dënuar më 1946), nga rasti i Hivzi Sylejmanit (denoncues dhe dënues më 1945-1949 dhe i dënuar më 1952); rasti i Azem Vllasit (dënues dhe denoncues më 1981 dhe i dënuar më 1989)?!

Shqiptarët janë rreshtuar të paktën gjatë shekullit të kaluar dhe në fillim të tij, në dy taborre të mëdha kundërshtare. Ato, flasin kundër njëri tjetrit për ta dëmtuar vetveten në vend që të ulemi dhe me logjikë ta bëjmë kritikën, me logjikë po ta pranojmë atë, natyrisht, që do bëhemi më të pasur, më të ditur, që edhe ne të shesim dituri, e jo të blejmë injorancë dhe tirani.

Jemi këtu në një orë të posaçme të historisë. Në këtë publikim është vlerësuar se kush ishin hetuesit, gjykatësit dhe të dënuarit.

Jemi të ndërgjegjeshëm të konstatojmë këtu një fakt se gjenerata jonë fare pak ka punuar për ta shpjeguar atë realitet të vuajtjeve dhe të një inkuizicioni modern antishqiptar.

Lidhur me këtë nuk duhet harruar të sotshmen, e cila po na imponohet si një tirani paligjshme, e cila në Kosovë ka krijuar hapësirë qytetare që politika të krijojë vetëm përshtypje e jo të shpjegoj e të ndryshoj realitete.

Dje, shqiptari dënohej 15 vjet burg se kërkonte liri, sot shqiptari dënohet 17 vjet burg pse ka luftuar për liri, se ka luftuar kuislingët dhe okupatorin.

Dje na survejonin spiunët publikë, sot na survejojnë spiunët e mbrojtur!!!

Çka ka ndryshuar për kombin?

Dje, ishim më të varfërit në Evropë, sot jemi ende më të varfërit, por kësaj varfërie i është shtuar realiteti i popullit më të izoluar në Evropë.

Shtrohet pyetja hamletiane çka të ndryshojmë çka shkëlqen dhe çka akuzon ndërgjegjen tonë që të punojmë më tepër?

Përgjegjen në këtë pyetje, mund ta jap vetëm dituria interdiciplinare, që të mësojmë më shumë, në mënyrë që mos të pësojmë si deri më tash.
Pergatiti:F.Bruqi