Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, nëntor 20, 2005

BEOGRADI E KA HUMBUR PERGJITHMONE KOSOVEN

Zoti Moore, bisedimet per statusin do te fillojne shume shpejt. Thuhet se do te zbatohet "shuttle" diplomacia. C'do te thote ajo konkretisht dhe si e shihni ju ne teresi kete proces?

- Procesi eshte fjala e sakte per kete, pasi ajo qe do shohim do te jete pak teater me te gjitha palet qe mendojne se duhet te bejne shfaqje si per veten e tyre ashtu dhe per hir te votuesve ne vendet prej nga ata vijne. Kjo, sepse nje nga faktoret me te rendesishem ne kete proces eshte se do te kemi nje ekip negociator serb para se te mbahen zgjedhjet e pergjithshme ne Serbi. Ideja origjinale ne fillim te vitit 2005 ka qene qe gjate po te njejtit vit do te mbahen zgjedhjet. Po i afrohemi fundit te vitit 2005 dhe ende nuk ka pasur zgjedhje ne Serbi. Prandaj politikanet votuesve sigurisht qe do t'u ofrojne shfaqje. E dime nga negociatat ne vitet 90' sa i perket Kroacise dhe Bosnjes, qe diplomacia "shuttle" mund te marre shume kohe dhe nuk do te thote te jete produktive. Prandaj ceshtja tani eshte nese bashkesia nderkombetare do t'i detyroje te gjithe, sidomos delegacionin serb qe do te beje shfaqje per votuesit e vet, qe te behet serioz dhe te arrihet nje marreveshje sa me shpejt te jete e mundur.

Qendrimet e Prishtines dhe Beogradit rreth statusit te Kosoves jane diametralisht te kunderta dhe me pak gjasa qe te arrihet marreveshje e ndersjelle. Kush dhe si do te vendose per statusin e Kosoves nese "shuttle" diplomacia nuk do te sjelle rezultat?

- Per te qene fare i hapur lidhur me kete ceshtje, bashkesia nderkombetare eshte pergjegjese per kete gjendje dhe eshte nje problem qe duhet ta zgjidhin ata. Te gjithe e dime se cfare do te ndodhe ne Kosove, nese rezultati i negociatave do te jete dicka me pak se pavaresia. Dhe nuk ka nevoje qe te trajtohet me tej kjo pike. Por nderkombetaret kane nje pergjegjesi jo te vogel nese do te kete probleme me keto bisedime, sepse duhej t'ia benin te qarte udheheqjes serbe vite me pare qe per shkak te polikes se Sllobodan Milloshevicit ne Kosove ne vitet e 1998 dhe 1999, e humbi Kosoven pergjithmone dhe se nuk do te kishte ndonje rol real te Beogradit ne bisedimet e mevonshme. Duhej t'i kishin treguar udheheqjes se Beogradit qe te mos i kushtonin kaq shume vemendje puneve te Kosoves, por te perqendroheshin ne problemet e tyre reale qe jane krimi, varferia dhe korrupsioni. Ajo qe ka ndodhur tani eshte qe nderkombetaret e kane vene veten ne nje situate shume te veshtire diplomatike dhe prrandaj u duhet qe ceshtjen ta zgjidhin vete.

Ka eksperte dhe zyrtare qe thone se me zgjidhjen e statusit te Kosoves perfiton dhe Beogradi, sepse ne kete menyre Serbise i hapen dyert e integrimeve euroatlantike. A mendoni se nje perspektive e tille e Serbise mund te zbuse qendrimet e zytaree te Beogradit qe vazhdojne te insistojne se nuk ka politikan serb qe do te pranoje pavaresine e Kosoves?

- Te huajt i kane bere nje dhurate shume te bukur Beogradit duke i ftuar perfaqesuesit serbe qe te marrin pjese ne keto negociata. E dime qe negociatoret serbe jane shume te shkathte dhe shume te ashper dhe do ta shfrytezojne dhuraten qe u beri bashkesia nderkombetare, ashtu si kushdo ne vendin e tyre, per te arritur perfitimet maksimale per veten e tyre, sidomos sic e thashe me pare me afrimin e zgjedhjeve ne Serbi. Ka spekullime qe Beogradi do kerkoje disa kompensime ndoshta ne Bosnje. Por nuk mendoj se kjo eshte nje ceshtje me rendesi per udheheqjen politike ne Beograd. Mendoj se ajo qe do perpiqen te bejne, eshte qe te luajne me kete avantazh diplomatik, qe u eshte ofruar sa me shume te jete e mundur, me qellim arritjen e nje qendrimi teper liberal nga ana e Brukselit lidhur me integrimin e Serbise ne Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian nenkupton tre gjera per cdo vend te rajonit: status, para dhe udhetim pa viza dhe gjithsecila nga keto gjera do te jete teper e fuqishme si argument per t'u perdorur gjate fushates elektorale.
(Koha jone)