Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 08, 2005

Barna kundër dhimbjeve

Nga Imelda Ekmekciu

FarmaceutikëPer dhimbjen e kokes apo per temperaturen eshte mire te perdoresh paracetamol. Paracetamoli rekomandohet sidomos per femije nen 18 vjec qe kane temperature te larte. Acidi acetilsalicilik (acetylsalisylsyra apo Acetylsalisylacid) aspirina eshte absolutisht i kontraindikuar ne kete rast sepse ky ilac, ne kombinim me temperature te larte mund te leje pasoja te demshme tek femijet.

Aspirina eshte po ashtu e kontraindikuar nese ke patur ulcer, je asmatik apo ke alergji kunder acidit acetilsalicilik.
Nga ana tjeter, acidi acetilsalisilik dhe ibuprofeni kane efekt me te larte se sa paracetamoli persa i perket inflamacioneve d.m.th. rasti i demtimit te nje muskuli te trupit i cili enjtet dhe te dhemb, dhimbje te trupit (muskujve) gjate nje gripi etj. Ibuprofeni eshte me efektivi kunder dhimbjeve te mesit gjate periodave tek grate.

Nese eshte fjala per gripin, atehere nuk ka ilace qe e sherojne. Shume njerez bejne gabim te marrin antibiotikë me shprese qe i ndihmon por antibiotiku eshte efektiv vetem kunder bakterieve, p.sh kur ke bajamet (qelbezim i fytit) ose infeksion ne vesh apo ne dhembe. Ne keto raste eshte me mire te kontaktosh mjekun per nje analize me te mire.

Simptoma te gripit zakonisht jane: rrjedhje hundesh, kolle, dhimbje fyti, teshtitje etj.
Ekzistojnje disa ilace popullore si psh. koncentrate hurdhash te thara; Echinacea qe duhet marre sapo te kesh ndjere simptomat e para te gripit; vitamina C . Veprimi i ketyre ilaceve kunder gripit nuk eshte vertetuar shkencerisht. Pra eshte nje ceshtje besimi. Nese beson se te ndihmojne mund t'i marresh.


Përgatiti : Imelda Ekmekçiu - farmaciste