Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, nëntor 29, 2005

Al Xhazira tregon imazhe të katër punonjësve perëndimorë të ndihmave të rrëmbyer në Irak




Stacioni televiziv arab Al-Jazeera transmetoi imazhe të një grupi kryengritës në Irak ku duken 4 punonjës perëndimorë ndihmash që u rrëmbyen të shtunën në Irak.

Grupi më parë i panjohur, i quajtur Shpata e Brigatës së Drejtësisë, tregonte katër persona me pamja perëndimore dhe me një pasaportë britanike. Grupi thotë se katër personat janë agjentë. Organizata e ndihmave, Ekipet e Krishtera për Vendosjen e Paqes, pohoi se katër nga punonjësit e saj, një amerikan, një britanik dhe dy kanadezë, ishin rrëmbyer.

Zyrtarët iranianë thonë ndërkaq se rrëmbyesit kanë liruar 6 pelegrinë shiitë iranianë të rrëmbyer të hënën afër qytetit Balad. Dje, dy gra iraniane nga ky grup si dhe guida e tyre u liruan. Ndërsa në Falluxha, dëshmitarët thanë se një klerik i lartë suni u vra me armë zjarri kur po dilte nga një xhami në këtë qytet perëndimor.(VOA)