Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 10, 2005

Total horror nga Xhemajl Sadriu

Romane

Total horror - Romane  nga Xhemajl SadriuROMANI I PARË SHQIPTAR I TMERRIT
Në romanin « Total horror » që në fillim vihet në pah esenca e rrëfimit, që ka për mesazh luftimin e së keqes përmes së mirës. Personazhi kryesor Adriani është një i ri i munduar nga diç misterioze, i cili sakaq zbulon burimin e vërtetë të të këqijave që i adresohen. Kur me sytë e tij i sheh djajt, menjëherë i jep të drejtë vetes për ato që i mendonte nganjëherë. Ato krijesa, në fillim edhe pse kanë mundësi ta vrasin, nuk e bëjnë atë për shkakun se mendojnë ta fusin rrugës së tyre. Ai që kaherë e ka në sy është njeri-djall, një shok klase i tij në fëmijëri, të cilit ia ka frikën aq shumë nga tmerret, që e bën të përjetojë pothuaj sa herë që dëshiron. Kur papritmas i ndien në trup një shëndet e fuqi të paanë, atij dëshira i bëhet gjithnjë e më e madhe që ato t’i mbesin përherë. Por meqenëse këtë djalli e pret prej tij, me një zë që mundohet ta nxjerr sa më njerëzor i flet, dhe kërkon që ai të jetë në pëlqim me farefisin e tij, nëse do që ato të mira të mos i humbin. Adriani shpejt kupton se PËLQIMI do ta shpiente drejt shndërrimit në djall, andaj e refuzon atë, por ajo krijesë nuk vonon t’ia shtrojë ofertën tjetër : T’I KETË MUNDËSITË E TYRE. I shpjegon se në atë mënyrë ai do të mbetej njeri, ndërsa do të kishte mundësi t’ia plotësonte vetes të gjitha dëshirat. Për ta sugjestionuar, djalli shfaq disa ngjarje përballë tij në hapësirë, posikur në një ekran, duke synuar t’i shpjegojë se gjithçka që bëhet për të mirën e vetes, është e mirë. I mendimit se një shansë të tillë do të ishte e udhës ta provonte, ai pranon ofertën e dytë jo më shumë se për një javë. Sapo gjendet i veshur me ato mundësi i bëhet e qartë se, edhe më pas, s’do të kishte të bënte me kënd tjetër pos me djajt e rrezikshëm. Personat me të cilët kontakton fillojnë të vritën në aso mënyra, saqë syri i njeriut vështirë e ka t’i shikojë gjatë. Ai atëherë me fuqi e mundësi gati të njëjtë, por jo dhe me eksperiencë, nis t’u bëjë ballë, ndërsa sa herë që u shpëton prej kthetrave mëson diçka për dobësitë e tyre, të cilat pastaj i shfrytëzon për t’u mbrojtur e për të sulmuar në luftën e gjatë e përplot të papritura. Arma më efikase që gjen është zjarri, nga i cili ato krijesa frikësohen më së shumti. Ngado që shkon pranë vetes e mbanë një qiri apo aparat që flakëron. Duke kërkuar shpëtim ai kontakton me vrasës-djaj, të cilët implikohen në atë luftë, dhe nuk u mbetet rrugë për kthim mbrapa.