Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 15, 2005

Shkruan Vasil Qesari nga Franca

ISMAIL KADARESE -CMIMIN NOBEL JA KANE DHENE ME KOHE LEXUESIT NE MBARE BOTEN
Â
... Eshte per t'u ardhur teper keq, eshte e mjerueshme, cinike, meskine dhe antikombetare qe te ferkosh duart, te shprehesh gezim dhe keqdashje te papermbajtur pse shkrimtari yne i shquar, Ismail Kadare, edhe kete vit nuk arriti te nderohej me cmimin Nobel. Por, per fat te keq, kjo gje ndodhi. Ky gezim i lig, ky pezm, ky helm nukerdhi nga "zgafellat" e armiqve tane shekullore, as nga serbet e as nga greket, te cilet nuk kane dashur e nuk duan kurre qe emri i Shqiperise te vecohet, te lartesohet e te nderohet ne bote, por nga vete disa shqiptare vulgare, mendjeshkurter e cinike, te cilet mbi "bindjet" e tyre te mjera e te percipta politike, vene egoizmin, injorancen dhe mjerimin e tyre duke u ngazellyer thelle per cdo gje qe, pa te drejte,nuk e jepet shqiptareve te shquar.

Ky gezim i tyre behet edhe me i helmet dhe i zi, nderkohe qe ne boten mbare po flitet per statusin perfundimtar te Kosoves martire e kur Shqiperise i kerkohet te permiresoje sa me shpejt imazhin e saj te keq. Me thoni, a do te kishte ndihmese me te vyer, me mirenjohese e te larte per mbare kombin tone, ne se pikerisht tani Ismail Kadareja do t'a kish marre kete cmim te larte? Pa dyshim qe jo !...Por, cmimi ne fjale ju dha dikujt tjeter. Dhe, me sa degjojme e lexojme, jehona per kete ishte e vaket, e percipte, fragmentare e bile edhe e habiteshme e, komentet per absurditetin e menyres se si jepet ku cmim - u be subjet i nderhyrjes se shume kritikeve, analisteve e intelektualeve te shquar ne bote. Eshte per te ardhur keq pra qe, ky cmim i larte dhe i nderuar, eshte bere e po behet gjithmone e me teper, njeinstrument i hapur politik, per te ndihmuar realizimin e strategjive te supershteteve dhe qarqeve te caktuara ne to ...
Pervoja e ketyre viteve te fundit, ka provuar se ky cmim i larte ka dale jashte "binareve" te vleresimit objektiv e te paaneshem te letersise si edhe punes e vepres krijuese te perfaqesuesve te saj me te vertete te shquar. Ai eshte duke luajtur keshtu, rolin e nje"misionari"per te"qetesuar"zonat e nxehta e problemet e medha strategjike e politike ne rajone e vende te ndryshme te botes. Bie fjala, ne rritjen e sensibilitetit per mbrojten e te drejtave te njeriut ne Kine, ato te levizjeve feministe dhe te barazise gjinore ne shoqerite perendimore, te partizanve pacifiste e mbeshtetesve te anti-luftes ne Irak, ndergjegjesimit te popujve qe jane perfshire nge integralizmi fanatik musliman etj.
Por, nderkohe, per mendimin tim nje gje eshte teper e qarte ! Ismail Kadare, shkrimtari yne i madh e krenaria jone kombetare ne fushen e letersise boterore, e ka fituar "de juro" me kohe cmimin Nobel. Ate, atij ata ja kane dhene prej vitesh lexuesit e tij ane e mbaneglobit e, krahas tyre edhe mjaft organizma e institucione te tjera te rendesishme kulturore nderkombetare. Per fatin e mire te shqiptareve te vertete si edhe te mbare atyre lexuesve ne te gjithe kontinentet qe lexojne dhe adhurojne vepren e tij te shquar ( e cila permbledh stolite me te bukura te shpirtit dhe historise se kombit tone ), Ismail Kadare tashme e ka ndertuar, si shprehet edhe ai vete "Shtepine e tij" boterore te letersise dhe honore te tilla sieshte mimi Nobel, nje dite do t'i jepen me nderet qe i takojne. E ajo do te jete nje dite e gezueshme per te gjithe ne !...

Simbad Detari
14 tetor 2005