Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, tetor 16, 2005

Shkruan Flori Bruqi: Ekspresi i Kosoves

Art-Cafe dhe Flori-Press

Flori Bruqi

Edhe nje here per Librin "Ekspresi i Kosoves"

Ekspresi i Kosoves, libri i fundit i shkrimtarit, gazetarit, publicistit dhe analistit nga britanik, James Pettifer, eshte i mbeshtetur krejtesishte ne kujtimet e tij te mbledhura ne periudhen e perpara luftes ne Kosove.

Ky botim, sipas autorit, perpiqet te hedhe drite mbi shkaqet qe çuan ne shperthimin e konfliktit atje.

Pettifer thotë "Ka shume gjera qe duhen bere per Kosoven,dhe perpara se gjithash duhet te sqarohet ajo qe ndodhi dhe si ndodhi ne Kosove",

"Ekspresi i Kosoves" perqendrohet ne periudha te ndryshme

Pettifeer është autor i disa librave per Ballkanin si:

1."Labirinthi Turk",

2."Libri i kaltertet per Bullgarine",

3."Libri i kaltertet per Shqiperine dhe Kosoven",

4."Çeshtja e re Maqedone" dhe vepra te tjera.

James, ka shkruar gjashte libra, dy me me shkrimtaren Miranda Vikers dhe kater jane te tijat te gjithe bejne fjale per Ballkanin.

James Pettifer eshte miku i mire i shqiptarve, i cili ka qendruar per nje kohe te gjate ne Kosove, Maqedoni e Çameri.

Publicisti i njoftun shqiptarë nga New York-u

z Beqir Sina për web faqen “Frosina.org” shkruan nga promovimi i librit të James Pettifer-in, në New York sa vijon: "...

Se pari, kam shume deshire t'u them faleminderit per pritjen tuaj. Dhe t'ju kujtoj edhe nje her luften e madhe qe bene shqiptaret ne keto 15 vjete.

T'ju sjell autentike, kujtimet e mija nepermjet ketij libri dhe librave qe kame shkruar me kolegen time Miranda Vikers. Me te cilen, tha Pettifer, nuk kam vetem lidhje si kolege dhe respekt, por kam nje solidaritet politik, te motivuar. Me ate, mbas 1999-es, ne kemi bere ne Londer nje lufte te madhe rreth çeshtjve shqiptare me lobet serbe, greke atje. Dhe mendoj se tani ne kete "lufte", e kemi fituar dhe jemi ne nje pozicion ne kete çeshtje shume me te mire se sa me pare.

Me kete raste me duhet te shpreh edhe respektin e madh qe kam per komunitetin shqiptare ne Amerike dhe amerikanet, qe kane treguar simpati dhe kane mbrojtur çeshtjen tuaj. Ne kete aspekt kemi shume deshire t'a forcojme edhe me shume lidhjen me ju , pasi sebashku po flasim me te njejten gjuhe .

Prof. dr. Agron Fico(gjuhetar e albanolog) n/kryetar i Akademis se Shkencave Shqiptaro - Amerikane, u shpreh se "Libri i James Pettifer “Ekspresi i Kosoves” eshte libri per nje dashuri te madhe ose per nje kryedashuri , per nje dashuri te shenjte , eshte dashuria per Lirine e Kosoves se shtrenjte. Kjo dashuri, tha profesor Fico, e nje populli te tere eshte gjeneratori i fuqishen shpirteror , mendor dhe fizik qe ve ne levizje, fuqizon dhe frymezon ballafaqimin historik te popullit shqiptar te Kosoves dhe te gjithe shqiptareve ne teresi kunder makines ushtarake policeske serbe-jugosllave. Vetem ideale te tilla te medha frymezojne qendrime me permasa homerike , si akti legjendar i Adem Jasharit, kreshnikut shqiptar te shek. XX , ketij Muji bashkekohor. Autori, e njeh mire kete shtrat historik e kulturor shqiptar, prandaj edhe vepra e tij tingellon si nje himn i bukur per heroizmin e ketij populli ne altarin e madh te Lirise",shkruan z.Beqir Sina...

Dr. Velaj lavderon punen e shkelqyer te zotit James Pettifer, ne çeshtjet shqiptare, te cilin e sigmatizon me punen ne kete fushe edhe me profesorin japonez Yamamoto.

Publicisti shqiptar nga New Yorku z.Dalip Greca(gazetar-kryerdaktor i gazetes "Illyria") , thotë, se” ka ardhur koha qe keta te huaj qe kontribuan dhe po kontribojne kaq shume ne çeshtjen shqiptare, te meritojne edhe ngritjen e simboleve per ata. Keta njerez, thotë Greca, për z.James Pittefer, kane pasqyruar qysh me heret me disa burime autentike te shkruara per Shqiperine e shqiptaret, shkrime qe paraqesin vlera te posaqme, per Shqiperine e shqiptaret sepse ato u shkruan nga nje i huaj ...qe i njohu mire shqiptaret.”

Shkrimtari kosovarë më vendbanim ne New York z.Tome Paloka, thote “… une dhe bashkeshortja ime kemi lexuar shume libra per Shqiperine e shqiptaret, por libri i zotit James Pettifer ka nje domethenje te veqante, ngase autori i librit"Eksperesi i Kosoves" i jetoj ngjarjet nga fronti i luftes dhe i pasqyroj ato ashtu siç i perjetoj ato.

Piktori i njohur Astrit Tota, e cilëson Pettifer-in si"pejsazhin e bukur te natyres shqiptare" ne fushen e letersis dhe historise se bukur te popullit shqiptar

Libri Ekspresi i Kosoves "ka vlera të mëdha I cili ploteson boshllekun e ngjarjeve te ndodhura ne keto 15 vjetet e fundit ne Kosove.

Libri ne fjale eshte nje kontribut i jashtezakonshem

jo vetem per njerezit qe interesohen, por edhe per vete historine e Kosoves.

Libri”Ekspresi i Kosoves”: James Pettifer eshte nje studiues i njohur i Ballkanit

Duke bere nje kronologji te ngjarjeve qe ai i pa me syte e tij, James shpreh edhe rezerva per disa udheheqes politike te Kosoves ne fillim te viteve 90 dhe aktivitetit te tyre deri para luftes. Ne liber ai perqendrohet ne disa periudha, te cilat sipas tij jane harruar per arsye politike. Njera prej te cilave eshte ajo mes viteve 1992 - 1994 kur Arkani ishte deputet i Kosoves.

"Kosova ishte metafore e Luftes Moderne, sepse ishte e para lufte humanitare qe Nato luftoi. Ishte nje model per luften ne Irak. Komuniteti nderkombetar duhet te kishte nxjerr mesime. Nese kjo do te kishte ndodhur, Kosova do ta kishte fituar pavaresine, " thote Pettife

Pergatiti: Flori Bruqi