Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 31, 2005

Rreth librit të Martin Berishajt, Skrita moč bese, Lubjanë 2004

Pesha e fuqisë së besës

Këto ditë në Lublanë doli nga shtypi libri i dr. Martin Berishaj në gjuhën sllovene »Skrita moc bese« (Pesha e fuqisë së besës) sëbashku me përkthimin e Kanunit të Skenderbeut si shtesë që e botoi Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Sllovenisë në bashkpunim me Qendrën për studime shqiptare “Albanica” në Lublanë.

Libri është i pasuruar me një aparat metodologjik shkencorë, literaturë të pasur dhe me indeksin përmbajtësor të lëndës. Kjo vepër është e ndarë në dy pjesë një vëllim prej 315 fq.. Pjesa e parë të librit e përshkohet me aspektin prerjes sociologjike të familjes dhe shoqërisë tradicionale shqiptare. Ndërsa ne pjesën e dytë dr. Martin Berishaj boton përkthimin e Kanunit të Skenderbeut i përkthyer në slovenisht nga vet autori . Me pjesën e parë të librit synohet parapërgatja e lexuesin për ta kuptuar më mirë Kanunin, pjesë kjo që është e ndarë në tri tërësi, e që zhvillohet si debat cilësor socilogjik dhe antropologjik më çka autori “me mjeshtri të rrallë formon distancë racionale ndaj konceptit të familjes tradicionale shqiptare mbase është vetë i dalur nga ajo” siç ka theksuar edhe recenzentja e librit antropologja me famë botërore dr. prof. Irena Shumi.

Ecja e inidividit shqiptar nëpër nivelet socionintegrative të shoqërisë tradicionale shqiptare përshkohet me nje metodologji të rrallë shkencore ku autori ballafaqohet me marrëdhënje shoqërore të cilat “i derdhë” në suaza të poasaj shoqërie pa e humbë sistemin e vlerave, pa i degraduar ato, por me një shkathtësi të rrallë me metodën krahasuese i vëndos në pah “krah për krah” me dukuri dhe sisteme vlerash të shoqerive evropiane, ne rradhë të parë duke e fut në “lojë” Kanunin me të drejtat zakonore angleze dhe gjermane e që cilësisht plotësohen në mes veti. Në pjesën e parë të librit autori polemizon me gjakftohtësi duke i zhveshur deri në palcë “tezat” antishqiptare, që mbretronin gjatë kohës, e të cilat kishin recikluar në shkallë të madhe paragjykime ndaj korpusit shqiptar. Kapërcimi nga kapitulli në kapitull është i lidhur me mëndime të përzgjedhura të shkrimtarit shqiptar Martin Camaj, pa e vënë re lexuesi se autori e fut thellë në suazat e tradicionalizmit të shoqërisë shqiptare, me imagjinacionin e debatit i cili për shkencë shoqërore nënkupton njohje të thellë të proceseve shoqërore.

Problemi i besës si rregullator të marrëdhënjeve shoqërore dhe problemi i hakmarrjes si stigmë shoqërore të cilën autori e definon si gjëndje shpirtërore dhe se “gjakmarrja nuk ka qënë edhe aq e përgjakshme sa që duket ne shikim te parë, dhe se hakmarrësi nuk hakmarret se e urren gjaksorin në mënyrë patologjike, por e ka dasht shumë me shumë pjestarin e familjes qe e ka humbur paraprakisht”.

Komunikimet interaktive në relacion burrë - grua, zot shtëpie - zojë shtëpie, pjestar fisi- kanuni, në familje dhe shoqëri autori me sensë të ndieshëm i ofron lexuesit duke e sfiduar konceptin e autoritetit si normë me paraqitjen e autoritet më të madh se ai bazik, por duke e nënshtruar atë në mënyrë arbitrare më sintagmën “ska kanu mbi kanu”. Drejtpeshimi si pasojë e këtyre komunikimeve na shpjen deri në kapërcyell të “kufijëve të autoritetit” e krejtë këtë autori e ndërlidhë me pjesën e librit ku vetëm në dukje e nënshtron debatin antropologjik me deskripcionin e folklorit dhe etnologjisë, mirëpo me strukturë koncize e “shtjen nën kontroll” duke i çel derën debatit mbi dihotomin seksuale, ku si dukuri nuk lënë anash problemet e leviratit sororatit dhe incestit si koncepte dhe se fundmi e permbyllë debatin shkencorë me krahasimin e te drejtes zakonore shqiptare me atë serbe të Car Dushanit.

Pjesa e dytë e librit është Kanuni i Skenderbeut me 3534 nene të sintetizuara dhe me kujdes të posaçëm të përkthyera duke e ruajtur me xhelozi te madhe origjinalitetin e shprehjes dhe kocizitetin e mendimit.

Problemet fillestare me të cilat u takua autori, siç theksoi ai, gjatë përkthimit të Kanunit ishin të shumta. Problemet ishin te terminologjitë fisnore “jo se ai nuk e zotëronte gjuhën”, por si terminologji nuk egzistonin në gjuhën sllovene. Mirëpo autori me një erudicion arrijti të tejkaloj atë problem dhe të “përkun kanunin” me gjuhë joamëtarë, në këtë rast me gjuhë sllovene.

Pra Kanuni i Skenderbeut prezenton pa dyshim barrë të arësyes shkencore që dr. Berishaj ia jep vehtës. Përkthimin në gjuhën sllovene e cilësojë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë “si projekt nacional të cilin na e dhuroj dr. Berishaj neve si komb. Autori na ofron Kanunin e Skenderbeut me një gjuhë të rrjedhëshme që ia kem lakmi edhe ne si slloven” tha në mes tjerash dr. Vojo Likar, redaktor përgjegjës i librit.

Është hera e parë që kanuni “foli sllovenisht” u shpreh autori në promovimin e librit që ishte i organizuar nga ASHAS me dt.18. janar në Lublanë, ku muerën pjesë elita kulturore dhe shkencore sllovene, kurse enkas për këtë nga Kosova erdhi Imzot don Mark Sopi i shoqëruar nga don Agim Qerkini.

Dalja në dritë e librit të dr. Berishajt është edhe një dëshmi për punën shumëvjeçare të tij në këtë lëmë. Ideja për përkthimin e Kanunit të Skenderbeut lindi si rrjedhojë e takimeve të shumta që i kishte dr. Berishaj me, tash më të ndjerin, Kryeipeshkvin e Shkodrës Frano Illia. Kjo para se gjithash për shqiptarët ka rëndësi të posaçme sepse ai kanun paraqitet në pragun e 600 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot-Skenderbeut dhe si i tillë i prezentohet shkences shoqërore sllovene me krejtë arësyen e sajë.

Don Ndue Ballabani, udheheqës i Misionit Katoli Shqiptar në Kroaci dhe Slloveni.


Libri "Nga hapësira e trojeve në hapësirë të rrjedhave" - dr. Martin Berishaj

Këto ditë duel nga shtypi libri "Nga hapësira e trojeve në hapësirë të rrjedhave" i ekspertit shqiptarë për shkenca politike dr. Martin Berishaj, i cili në mënyrë decide na e prezenton idenë, rrjedhën dhe funkcionalizimin e procesit të rajonalizimit në Evropë dhe në trojet shqiptare ne Mal të Zi. Në teorin politike janë të rrallë studimet siç është ky në fjalë, që lexuesit ia tregon rrugën në proceset integruese evropiane, kurse substancës politike shqiptare ne Mal të Zi i hap derën për emancipimin e tij politik.