Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 10, 2005

Recension

Iljaz PROKSHI

DASHURIA DHE MALLI PËR ATDHEUN

Gëzim Ajgeraj: "Ëndrra për parajsë", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1997

Është një plejadë poetësh në mërgim që aktin krijues e ndiejnë si vokacion. Veçanarishtë dallohen disa syresh, siç është Gëzim Ajgeraj, i cili pas botimit të librit me poezi "Klithmë malli", mori guxim dhe nxori edhe librin e dytë titulluar "Ëndrra për parajsë", në botim të NB "Rilindja", Prishtinë. Mendoj se ky poet i ri me talent nuk vrapon pas fjalëve të mëdha patetike, por në esencë i rreket fjalës së bukur magjike, asaj që e përjeton me lehtësi shprehësi, subtilitet, që pak krijues e kultivojnë këtu dhe në diasporë. Përndryshe nga disa koleg të tijë, ai temat dhe motivet i gjen kudo, në rrethin ku tani gjendet, shkon larg Zvicrës, ku ka mërguar dhe bie në krahët e atdheut, prej nga m syrin optik prej poeti vështron gjërat, njerëzit, natyrën.