Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 15, 2005

Poezi te poeteve shqiptare

Art-cafe;Floart;Flori-Press

Zgjodhi dhe redaktoi për botim:Flori Bruqi

Poezi të poetëve shqiptarë

Sami Gjoka


Këtu Kaq pranë Kongresit


Është qetë këtu sonte. Errësirë.

I’a shitën shtëpinë tonë një tregëtari
Ngaqe s’pata të paguaj taksat.
Nje trëgatari që ka mbyllur gjithë shtëpitë
Boshatisur gjithë shtëpitë që ka blerë.
Drekën sot se kam ngrënë, as kam darkë
Unë jam bërë dëgjues shumë i mirë
Vec dëgjoj në fakt ditë e natë
Më nuk ka çtë qortosh se s’kam takt
Të dëgjojë atë që bota do të thotë
Po të ishe, ah të ishe pranë
Dije do më kishte adhuruar
Gruaja aq e qetë, aq e heshtur
Që do ishte tashmë shëndërruar
Në gjinkallë që nuk di më si të hesht
Se prej kohesh s’flet yt shoq. Dëgjon
lajmet se vec lajmet i kane mbetur.

I dërguan djemtë tanë aq të rinjë
Djemtë që do t’i kishim nipër,
Nese Majku ynë më z’do kishte frikë
E nga xhunglat e Azisë do vinte,
Flak’ e tmerr nga qielli për të hedhur
Mbi Irak, A kujtë radha do t’i binte.
Por vogëlushi ynë i vetem s’erdhi kurrë
Që nipërit tanë të bombardojnë Bagdadin
Dhe ta ruanin shtëpinë që na kanë shitur
Tek tregëtaret që s’kanë shpirt e nuk kanë zemër.

Është errësirë rreth e rrotull
E unë dritat fare s’i kam ndezur
Që të mos terheq vëmendjen
Sepse vec banditë sillen poshtë e lartë
E komshijtë,
Ah, komshinj më nuk kanë mbetur.
Vetëm kam qëndruar porse ngjanë
Me të shpejtë për tek ti jam nisur
Do te pyes thjeshtë per kureshtje
Ka vertetë vallë atje parajse?
Për mua parajsa është të vdesesh.
Kam jetuar, oh se kam jetuar gjatë
Aq sa po të kisha qenë hekur
Ndryshkë do ta kisha trupin mbarë
Copa- copa carë
E teneqe tretur.

Është erresirë e nuk e di askush
Që unë caj pi këtu i vetëm
Caj që kripet sa më shumë derdh lot
Ose helm që po helmoj vetvetën.
E prap ndoshta kurrë nuk i dihet
Mund të fitoj këtç konkurs poezie
Dhe me lekët prap shtëpine time do ta blej
Mund ta blej madje dhe shtëpinë
E komshiut që aq deshnje ti ta blije.
E në rast se mundet të fitoj
Do kërkojë për ç’do fotografi
Që ne bashkë i bëmë dikur atij
Kur ti mblodhe mendjën të na linje
Vite para se ai te humbte
Xhunglash tmerr-a-frike në Azi.
Muret do t’i mbush me djalin tonë
Djalin për të cilin vetëm qaj
Ah djaloshi që më thosh dikur
Dadi - nuk guxoj të rritem
Se kur unë te rritem ti do ikësh,
Se ti ike, më desh mua rreth e rrotull
E ai vertete kurrë su rrit
E unë kurrë nuk guxoj të pyes
“Përse mbete ti përherë i vogël?”

është qet’ e errrësirë këtu
Këtu pranë fare pran’ Kongresit.


Humbja e Moshes


Paskam zënë të moshohem pa femije
Cdo natë jashtë ndër kabare
20 vjet shok’t e mij që janë martuar
20 vjet me femijë nëpër sy
të kujdesen tash për nipër kanë filluar
teksa cupat e atyre vijnë tani
të vallëzojn’ serish këtu me mua.

Qy prej motesh e kanë ndjerë ata moshen
Por unë moshen kurrrë se vuar re
Vit pas viti tek vallezoj me cupka
rritur për të hyrë në kabare.

Se kuptova kurrë moshen time
Sepse bar e disko s’i lash kurrë
Që kur hyra para 20 vjetësh
Kur nuk qesh fëmij as nuk qesh burrë
Nat’ për natë ja këtu kam qenë
Duke parë vazhdimisht nga dera
Kush po iken, tjetër kush po vjen
Duke pritur vajzat që s’kan’ qenë
Para kësaj nate nëpër disko
Ndryshe drit-a-ndez ndër to fytyra
Pjekur për tu puthur për tu ngrenë
Tua mbjellësh buz’ e gjuhë në gojë
ah qe u pelqen aq shumë të hiqen
Sikur kanë dhe pse skanë përvoje.

Dhe ja si erdhi të takova ty
Kaq vonë të takova a kaq shpejt
Këtë ditë të takova a këtë natë
Ti atje në anën tjetër të planetit
Ku ka diell tani e ku ka dritë
Ndërsa anës tjetër i vij globit
Nëpër terr unë këtu në Amerikë.

Une po iki tash jam për gjumë
Ti nga shtrati jot po con tani
Si nje gonxhe që shperthen nga dielli
Qe djeg trotuaresh në Shqiperi.

Këtu shi po bie për çdo ditë
Nuk kam shkuar gjë në plazh as në pishinë
Jami i lodhur tashmë nga vallëzimet
As vallëzoj më me njëri
Tani qenkam shum i madh në moshë
Apo është se po mendoj për ty?

Ka a s’ka mosha më kuptim?
Tek ti shfaqesh unë këtu kam mbetur
Humbur rrugësh që nuk kanë drejtim
Ndjej mungesen për të qenë i vjeter
Kur mendoj se jam dyzetedy
Sic kam ndjere mungesen për te qenë i ri
Kur nuk pata grua as femij
Kam a s’kam femij
Nuk e Di.

Është errësirë këtu- dy e natës
Atje është mengjez- Ti sheh pastër
Ndaj o Lepurush do jesh ti
Që bëm-çbëmat tona do thërrasësh.

Une e humba moshën jam femij
Do më ftosh ti mua që të vij
Apo rrugën prap ti do ma hapësh?
Jam ka pres me vrap të vij tek ti
Hapma gjoksin se kërkoj të pi
Hape gojën -dua të më flasësh.
Lepurush unë jam çilimi
Do më rritësh apo do më plakësh?
A s’më pate thenë që do më presësh?
Kur mbërrita dukej sikur nata
Aty pari erdh’ u bë lehonë
Si më polli iku me të katërta
Ndanë baneses sate më pat lënë
fillikat, braktisur dritheroja
Në të ftohtë.
Dhe ashtu në dritherim thërrita
Numrin tënd nga një telefon publik
Zdi nga çëndërr a gjumë të rendë të ngrita
Di që zbraza shtratin tënd të ngrohtë
Di që dhomës sate u ndez drita
Di që qeshe, qeshe gojë plotë.

Ti kërkove koh për të bërë makiazhin
Unë i lodhur qesh nga udh’ e gjatë
Pata ecur me makinë gjithë natën
Vija nga qytet’ i Uashingtonit
Pa u ndalur gjer në Detroit
Zgjate, mund ta zgjatësh ti makiazhin
Një orë a një javë a një vit!

E prap ty kjo nuk të pelqeu
S’të pelqeu pritja ime pa nxitim
Pe në dhomë _ s’kish më zjarr oxhaku
Pe jashtë _ pema s’kishte më blerim.
Unë nevoj kam të shkoj diku
Kam nevoj për një dush të nxehtë
Të heq mjekren se më ngjan kështu
Sikur s’jam hic për ty i denjë
Lemë të dukem pakëz më i freskët
Lemë të bëhem pakëz më i ri.
A s’më the dikur që do më presësh
A s’më the qe do të pres për ty
Dhe sikur të plakëm duke pritur
Paske thenë se ke qenë në rritje
Por nuk pret tashmë që je rritur.
C’i kam bërë, i’a bëra mirë
Në se është më shumë se vajzë
S’është për mua se është grua
Në se është më pak se grua
S’jamë për të se jam moshuar
Në më deshi ta ndez zjarrë
Unë jam vatër në të shuar
Në më desh në rrugë t’i dal
Udhën time s’kam mbaruar
I vi botës rreth e qark
I penduar, i lenduar
Ç’i kam bërë i’a bëra hak
Çmë ka bërë _ kam meritar.


Ndanë oborrit tënd

Vij atje ku ka pluhur në çdo rrugë
Dhe marrë kodren a Maminasit si dikur
Të gjej ty me një fshesë në një dorë
Dora tjetër njërin gjoks po peshon
Vetën xhamit të dritarës tek shikon
Ndanë portës së oborrit kamë ngrirë
Shoh tek kthen e tek qesh, e tek afron
Ndjejë se ti që më parë më pate ndjerë
Si në ëndërr shoh që po me fton
Kam frikë qenin-thashë. Një qen i murrmë.
Jo, jo _ the ti- qeni s’të kafshon
Nuk e di të vij në patç dëshirë
Jo nuk vij brënda për të hyrë
Po prap vij, vij aty gjithmonë.

Ti nuk ishe grua e përdalë
Grat’ e tilla s’kan aq ëmbëlsi
Unë çunak qesh i pa zararë
Mund ta marrësh ta shtrëngosh në gji
Mund t’ia puthësh buz e sy, e ballë
Se dhe qenin që rri shtrirë mënjane
E ka frikë sa s’guxon të vij.
Edhe ik-trokita mosh’ me moshë
Qesh e qava nëpër dashuri

E degdisa vetën nëpër botë
Udhë-mundimesh që zënë fill me ty
Gjysemgjoksi yt mbi një dorë
Dora tjetër ah qe s’mund të fshijë
Si ta fshijë ajo kujtimin tim,
Kur mesova se çdo bukuri
Do kurajo shumë e pak guxim
Leri qentë, qentë rrinë mënjanë
Hipi kalit oh që hingellin
Edhe ik, caj në errësirë
Çaje shtetërrethimin si veri
Çoje trup-guximin nëpër botë
Shpirt-brengimin le në Shqiperi.

Edhe ika, ika bashkë me ty
Në çdo shtrat femre ku kam rënë
Gjysëm gjoksi yt si gjysëm hënë
Vajzat lakuriqe m’i ka shpënë
Tek obborri i largët ku qe ti
Ndërsa vije ti mu bëre ndjenjë
E i’u bëre botes ëmbëlsi.
Kur t’u trëmba isha çilemi
Kur mu dhëmbe napën kishe vënë.
E prap shkoj, shkoj nga shkoj e vij
Ndanë oborrit ku të pata lënë


Balada e nje kurve të vetmuar

Ja këtu që nga ballkoni
Shoh qytetin para meje
Dhe shikoj vetën time shtrirë parkut lakuriq
Shikoj tutje monumentin si një shkop i ngul për brinje
Përmes zemeres së vampirit mbyt medimin tim të lig
mbyt mendimin, ah mendimin që më shtynë të hakmerrem
përgjerohem, përpëlitem, kërkoj e nuk gjej shpagim. .

Përballë pallat-përmendorja e Linkolnit
Këmbëzbathur gërshetohen gishtat nëpër pemë
Si jastek më rri nën kokë kapitolli
Kofshat hapur, gjunjet gjer në henë
Dhe vjen bota an’ më anë e rreth e rrotull
Bota mbarë ndanë meje le të vi
Unë e ndjejë që po më shohin, le të shohin
Për inatë te tij.

Unë jam grua tek po mbytet dëshperimit
Lëngoj, ofshaj e qaj unë pa pushim.
Packa se turpi s’veson më për mua
E ndrojtja mjegull z’bënë më shpirtit tim

Krejt e lirshëm, shtrirë atje pa stres,
Pallati i Pentagonit rri atje,
Sikur dorën time grusht e mbledh
Nga që monumenti tani dhëmb
Poshte krahut, lum’ i Potamaku rrjedh
Rrudhur sysh, diellin kam në ballë
Dora tjetër shtrirë nga veriu

Grushti im a Shtëpia e Bardhë?
Kofshët hapur, krahet anë më anë;
Pi cigare apo jam në ëndërr
Teksa shoh vetën shtrirë në barë
Tokën bëj krevat edhe qiellin dhëndërr.

Ne juglindjen time- qyteti i kristaltë
Aeroporti i Reganit është atje
Ekrani i një filmi që ecën ngadaltë
Prej tymit, cigars qe s’dallonët qartë
Ul-ngritje avionesh tejtër më nuk sheh.

Dit’ për ditë ndanë ballkonit pres një ditë
Ditën kur do shfaqesh ti papritmas
Nga avioni do të zbresësh si një engjëll
Engjëll qe më vodhe çiliminë
Me dhe kurvën që në park rri shtrirë
Dhe nje bishë që çel mijra zogj në zemër
Zogj që s’cicerojn’ por ulurijnë
Ku ke qenë? Pse vonove? Pse su ktheve?

Kur të vish anija do ketë ikur
Ndjenjat që kam patur unë për ty
U bënë zogj që nëpër qiej kanë humbur
Më lanë shpell’ e mbyllur në vetmi.
Mos e ndiq anijen të mos mbytesh
Mos e prit të mos presësh kot
Prita, prita, prita kthimin tënd
Aq sa më s’mund të prisja dot?

Bie shi, leme të fshij fytyrën
Unë nuk mund ta mbaroj cigaren
duhet të nxitoj e të ndërrohem.
Dua te pushoj e ndal të qarën.

Lem të vesh, të vesh atë grua
Atë grua që është vetja ime
Se iku shkoi dielli prapa kraheve
Ate grua do ta mar e do ta coj
Nëpër klube-nate t’ia dhuroj
Njerzëve qe si njoh as i kam parë
Sepse ty me force të kam urryer
Kam urryer vetën time edhe burrat
Edhe grate e tyre-boten mbarë.

Anije është ajo, e ikur, e humbur
Neper dallgë tek përplaset det me det
Për nën pesha meshkujsh e kërrusur
Zuri tash të plakët me të shpejtë.

Të urreva, oh sa të urreva
Të urreva aq sa të kam dashur ty
Aq sa kam urryer vetën time
Aq sa kurrë z’do ta shpreh me gojë
Aq sa vetën time bëra kurvë
Toke e detë në krevat i ktheva
Bëra sex e bëra dashuri
Me gjithë botën --- bota të shikojë.
Unë cigaren kurrë se kam mbaruar
Se ballkonit bie vetëm shi.



Kur ndërrohen stinet


Tani pres, pres për çdo sekond
Telefonin që aq rrallë bie
Ditën kur serish të kem në krahë
Të lulëzoj trupin me kafshime
Se furtun’ e dallgë ti me zgjove
Mbeta bishë që dashurisë kur bie
Z’di të bëhet fllad ëe ledhatime.

Ti je fryt që vec piqesh larg
E zgjas dorën _ prapë nuk të kap
Të kafshoj _ prap ripërtërihe.

Vetëm, si rri vetëm ti pa mua
Udhësh vetëm mua më ke lënë
Për atë që të bëri grua
Si harrove kush të bëri nënë?

Shkuan ditë e shkuan javë, e shkuan muaj
Me sa duket ti atje do mbetësh
Z’do lexosh më vargjet që kam shkruar
Mbrëmjeve në kafene poetësh.

Ja tani kaloj prap me makinë
Krejt i vetem në Adams Morgen
Ku lexojnë miqtë e tanë poezitë
Si dikur prap cdo të hënë.

Shkoj e futëm, ulëm krejt i heshtur
Unë anglishtën tash e flas më keq
Nuk i marr as më marrin vesht
Uashingtonit nuk kam gjetur tjetër
Sikur pata gjetur zërin tënd
Sic hesht unë me cigarën ndezur
Poezia ime djeg e hesht.

Rri kujtoj- kur më the do ikësh
Gjoja ish më mirë kështu për mua
Mollzash ënde jam këtu kah digjem
E rrudhosem lotëve te tua
Qe su thane vec u shtua-rritën

Zymber Osmani -Prishtine

BRENGOSEM ...

Brengosem kur në rruge shoh fëmiun e një dëshmori që qan ,
kërkon bukë për te ngrënë ;
e babai i tij i ndjerë për këtë tokë ka rënë ...
Zgjatë dorën lëmoshë kërkon me dhimbset ky fëmijë i mjerë ,
se askush s`i ndihmon !...

Brengosem kur shoh një nënë me sytë e saj të përlotur ,
që thellë në zemër diçka e mundon ;
është biri i saj i zhdukur që ajo kërkon ...
Kjo nënë e mjerë thotë një fjalë :
" birin tim e pata të vetmin djalë " ...

E ajo vazhdon rrugëve duke tretur të dijë për birin e vet ,
në është i gjallë apo i vdekur " ...
Kërkimi i saj derë më derë vazhdon por më kot se ,
askush s`i ndihmon !...

Brengosem kur shoh një invalid të luftës ,
me gjymtyrë të përgjysmuara ;
zgjatë dorën e kërkon ,
që fëmijëve të vet në sofër bukë t`u dërgon ...

Gjymtyrët e trupit ia muer gryka e topit ,
më dhimbset ky njeri i mjerë se ka mbetur rrugëve ,
në mëshirën e Zotit !...

Brengosem kur shoh që burgosen çlirimtarët ,
prangoset LIRIA vallë, në shekullin XXI ;
po vritet DREJTËSIA ...
Brengosem se neve po na mohohet çlirimi ,
brengosem se në Kosovë po barazohet krimi !...

Njerëzit e UDB - ës po udhëheqin me nderkombëtar ,
Kosovë , çlirimtarët po t`i burgosin ata
që Serbinë dikur , e kishin kumbar ...

Kosovë pash atë gjak që u derdh për ty tregomë ,
në quhet kjo ; LIRI apo ROBËRI ...
Brengosem Kosovë BRENGOSEM PËR TY !...


Ë N D Ë R R O J A
. . .

Ëndërroja dikur që në fëmijëri ,
ëndërroja te jetoja i lumtur ne LIRI ...
Ëndërroja lirinë edhepse i lirë nuk isha ,
ëndërroja jetën time te lumtur t`a kisha.

Ëndërroja çlirimin nga thundra e huaj ,
ëndërroja lumturinë që kurrë më mos te vuaj ...
Ëndërroja që mos te shoh më dhunë , gjak e vrasje ;
ëndërroja Kosovën te lirë e në paqe !...

Liria erdhi ëndërra m`u bë realitet ,
Kosova u çlirua falë gjakut ; të bijëve të vet !...
Gjaku i dëshmorëve këtë ditë na e dhuroj ,
ëndërren e kahmotshme mua m`a realizojë ,
dhe unë sot i lirë në Kosovë jetoj ...


PRITJA NË HESHTJE


Në këtë natë pa gjumë vetëm heshtja më shoqëron ,
humbas në kujtimet e mia e zemra ty të kërkon ...
Të thërras ty e dashur e më përgjigjet heshtja ,
pra , shoqërohemi ne dy ;
heshtja dhe unë ... vetëvehtja !...

Shoh hënën në qiell dhe rrezet e saj s`i shkëlqejnë ,
unë i lusë ato që ty të të gjejnë ...
E lusë te bukurën hënë një dëshirë të m`a plotësojë ,
që të dashurën time pranë të m`a dërgojë ...

Papritmas hëna u zhduk humbi edhe ndriçimi ,
e unë kisha harruar se po vije agimi .
Agoi mëngjesi kudo zbardhi drita ,
me rrezet e diellit e dashur të më vije te prita !...

Por kot te prita e dashur se ti nuk erdhe ,
e unë mbeta i vetmuar si një zog shtegëtar , i mbyllur në çerdhe ... Prapë shoqëria e vjetër pritja , heshtja ... dhe unë ... vetëvehtja !..
. E unë e dashur pyes vetën në vetmi ,
vallë , kur do te bashkohemi UNË dhe TI ?!...

STUHIA E KOHËS

Dallgë, dallgë Shkojnë valët e jetës...
Dallgë e valë lundrojnë mbi këtë botë,
E ne notojmë mbi to, pa u ndalur Pa e ditur ;
Se ku na dergojnë ...
Jetën e vërshojne dallgët e valëve
Te percjellura me stuhi ;
Vallë, ku na dergojnë ?...
Ne brigjet e lumturisë, Apo ne pafundësi ;
Unë këtë nuk e di ... E jete vazhdon ,
E përcjellur nga stuhia e kohës.
Dallgë, dallgë Jeta lundron ...

VETMIA ...
I zhytur thellë në mendime në vetmi jetoj ,
ëndërroj e të kujtoj mundohem të harroj ;
por pa ty vajzë nuk mund te jetoj ...

E kujtoj me ëndje
takimin tonë te parë ,
mundohem veten t`a gënjë
sikur asgjë nuk ka ngjarë ,
por me kot ;
zemra nuk ma thotë : " Te jemi te ndarë " ...

Një njeri në këtë botë m`i di vuajtjet e mia ,
e ai njeri është njeriun te cilin ; e ka kapluar vetmia ...

Nëse dëshiron ti që dikë t`a mallkosh ;
atëherë thuaja fjalet : " Në vetmi jetofsh " !...
Vetmia është rruga drejt ferrit që shpëtim nuk ka ,
qe lumturinë t`a vret dhe jetën në gjysmë t`a pret .

E këtë e di , zemra ime e shkret ...
Por te premtoj e dashur se nga ky ferr i mallkuar një ditë ,
unë do te dal ;
dhe zemrën time ty do t`a fal !...

Do te vijë një ditë për ne e dashur e unë me ty do te takohem ,
dhe ata që neve na ndanë do te pendohen ...
Dashuria jonë e pashuar ënde do te vazhdojë ,
puthjet e t`ua te zjarrta unë do t`i shijojë ...
E nga perqafimet tona qyteti do te qajë e gëzojë ,
se dy zemra te ndara perjetë Zoti i bashkojë !...

Shpresa Latifi

NËNA

Deri tash nuk e pati leht duke më rritur,
me buzqeshje prej shkollës më ka üritur.
Natën erdhi të më vizitoj,
me mbules të më mbuloj.
Në mëngjes u zgjua për mua,
me mëngjes më ka dhurua.
Nëse e kisha një sëmundje, ajo më shëroj,
dhe e vetmja ajo nuk më harroj!!!
Por unë me qka ia ktheva këto të mira?
Duke bërë gabime të tilla?
Duke mos i ndihmuar në punët e shtëpisë?
Duke e lënë vetëm në mërzitë e vetmisë?
Dikush thot, se i ka dal nënës hakesh,
ünë ata po i pys: pse po tallesh?
Ti dy herë duhesh me jetu,
këto fjal për me i meritu!
Nëna gjithmon të ka përcjell,
dhe ajo gjithmon të ka sjell!
Kur e ke bërë ndonjë gabim, ajo ta ka fal,
e si ka mundsi asaj hakesh me i dal?
Mundesh me e lehtsu hakun kështu duke vepru:
Duke e sjellur, duke mos i thënë kurr jo!
Duke sjellur vepra të mira,
e duke bërë shumë gjëra të tjera!
Nëna është si askush në këtë botë,
dhe t`i bësh diqka të mirë, kurr nuk është kot!
Ndoshta kjo nganjëher nuk është leht,
por qka është leht në këtë jetë???
Ti thua: sa shum unë po duhet me përballu!
Por si ndjihet nëna ndonjëherë a ke mendu?
Përveq asaj, askush këtë fjali nuk e ka meritu,
ajo, që për ty zemren e vet e ka shkrumu!
Këtë poezi vetëm nënës ia kushtova,
se edhe unë shumë gabova!!!
As unë nuk i kam dhënë rëndësi,
me ia thënë nënës një të pastërt fjali!
Por unë prej gabimeve të mija shum kam mësu,
dhe, jo mjaft, por pak kam ndryshu!!!
Ende shumë kam me punu,
një puthje nga nëna për me e meritu!!!!!

(Shpresa Latifi, Zvicër)

Jeta jonë në liri

Jemi duke jetuar në një botë të papërshkruar,
tani më gati gjith shpresat janë shuar.
Për liri sa shumë kemi derdhur gjak,
por këto nuk i kujtojm më aspak!
Po e shijojmë jetën pa kufi,
po mendojm, se kësaj i thonë liri.
Më vjen mirë, kur e shijonë jetën,
por kujdesu, mos e humb vetvetën!
Drogë, raki dhe me të madhe tradhti,
a është kjo me shiju liri?
Jo vllezër e motra, mos gaboni,
nëse ju vërtet jetën e doni,
lëni këto metoda të jetës,
dhe kthehuni të drejtës.
çka është e drejta, më pyetni tani,
përgjigjen e gjeni, nëse ndaleni të mendoni...
Ndoshta kot po humbi kohë me këtë poezi,
por po ju lutem, deri në fund lexoni!
Dhe pastaj kujtoni qka keni përjetuar,
doni vërtet, të jeni në fund të shkatërruar??
A është kjo jeta që e keni ëndrruar?
Po ju lutem, mos hyni rrugëve të gabuar!
Tani më mjaft e kam shprehur mendimin,
ju falemnderoj shum për leximin.
Ndoshta aspak nuk më ndëgjoni,
dhe ndoshta shpejt më harroni.
Atëherë ju uroj gjith të mirat në liri,
por shpresat unë kurr nuk do ti humbi!!!!

NJË PIKLLIM

Erdha në shtëpi me një gëzim,
por aty më priti një pikllim.
Nënën e shihja duke derdhur lotë,
nëna saj ishte shkuar nga kjo botë.
Nëna ishte ulur në tokë dhe po vajtonte,
zëri saj i ¨mbël më nuk i shkonte.
Gati kurr nuk ishte e lumtur,
tani edhe nënën e kishte humbur!
"Nënë, si të lash me shku?
Kisha dëshirë me të vizitu.
Doja të shihja edhe njëherë duke qenë gjall,
të lutem nënë, ma bënë hallall!
Oh, pse nuk erdha me të vizitu ty?"
Kështu fliste nëna me lotë në sy.
Nuk dija si të veproj,
fillova edhe unë të vajtoj.
I thoja nënës:"Pije një gotë ujë!"
Kurse përgjigja saj ishte:"Jo, nuk muj!!"
E kapa telefonin dhe pyeta për bileta,
por jo, asesi bileta nuk gjeta!
E pyeta veten: çka të bëjë tani?
Nuk doja t`a lë nënën në vetmi!
Pas një kohe filloj të kujdeset edhe vëllau,
prap nëna ato dhimbje nuk pati mundsi me i përballu!
Sëbashku me motrën e vet ajo të nesërmën shkoj,
plot dhimbje dhe vaj nënën e vet e vorroj.
Kurse unë vazhdoja jetën larg në gurbet,
e nënë në këto çaste e lihja vet.
Doja të bëhet kjo ëndërr, por prap ishte e vërtet,
këto qenkan epizoda, që shkojn e vijnë

DITLINDJA NË MËRGIM

Isha në gjumë duke ëndrru,
kur kishte ardh koha për në shkoll mu zgju.
I qela sytë dhe shikova nga dritarja,
një engjull më tha mbrëmë ishte ditlindja!
Po, ishte data, kur kisha lindë,
por për mua nuk kishte rëndësi.
Ai engjull mundohej me më bindë,
se nuk është aq i keq gurbeti.
Kot ai engjull u mundohte,
mua zemra më vajtonte.
Askujt në mend nuk i kish ra,
ditlindjën dikush që e ka!
Dhe kush ishte shkaktarë për të?
Kush, natyrisht se gurbeti.
Dëgjo se qka të bën gurbeti,
të ndanë nga familja, dhe të le në vetmi!
Prandaj shkakton edhe një mërzi të madhe,
që nuk të le mu knaq as në ditlindjën tënde.
Dhurata dhe urime,
nuk më dha askush.
As fjal të ëmbla as përqafime,
zemra mu digjej prush!
Nuk ka rëndësi ajo ditë kur jam dalur në këtë botë,
sepse atë nuk e kam vendosur unë.
Por janë me rëndësi ata lot që i derdhi sot,
që në syt e mi formojn një lumë.
Nuk dua dhurata e urime,
e dua atdheun tim.
Nuk i dua më ato përkujtime,
që i mbaj gjith në shpirtin tim.
Prandaj dua të ma uroj dikush ditlindjën në gjuhën amtare,
e jo në një gjuhë, që nuk është e imja.
Dua të jetoj me familjën time shqiptare,
në atdheun tim, që quhet Presheva!!!
Më doli gjumi dhe kuptova se kisha ëndrru,
sot ishte ditëlindja.
Mbeta habitur duke u mendu,
ai engjull nuk mu largonte nga mendja.
Fjalët e tij ende në zemer i mbaj,
dhe jetën në gurbet e vazhdoj.
E vazhdoj jetën plot vaj,
por atë engjull kurr nuk do ta harroj!!!!!!

Behar Mehmeti

Bota
Një arenë lufte ku e mira mundohet të ngadhnjejë mbi të keqen,

një labirinth ku e vërteta robrohet nga barikadat e “civilizuara” të gënjeshtrës,

një det ku të nënujshëmit përcaktojnë drejtimin e erërave në qiellin e “lirë”,

një kavanozë ku njëkohësisht zihet helmi dhe bari.

Jeta
Një odiseadë e pa cak,

një ëndërr e pambarim e nxitur nga shpresa,

një dritare ku realiteti pasqyrohet në trajtë të kundërt,

një mund i pa shpërblyer ndonjëher.

Njeriu
Një figurë e botës në lojën e jetës,

një bartës tragjik i fjalëve të kota,

një urryes i urryer,

një viktimë e lakmive.

Dashuria
Nje nga intereset më te arsyeshme në jetën e njeriut.

E meta e sajë është, se të shpërblen me një krah pasi ti ket marrë dy.

Vdekja
Thjesht, një ulje perdesh në teatrin e këtijë universi,

pas së cilës pasojnë duartrokitjet lavdëruese ose

pëshpëritjet cinike të kundërshtarëve të gjallë.

* * * * * * * *

Prehje në shkrepat e Ilirisë

Tek të vërej Ty

shoh një pjesë të jetës sime

shoh triumfin e së vërtetës

shoh jetën e pasjetës.

Tek jam me Ty

ndjej gjakun të më endet

ndjej shpirtin ta shtypë plogështinë

ndjej vullnetin ta mund pleqërinë.

Vetëm prej këtu shoh

se atë që prita agoi

dhe vetëm tani e ndiej

se unë vërtetë rroj.

* * * * * * * * * * * *

Stinet enden neper vitet monotone te jetes se sterlashte, dhe me vehte

marrin e lene nje mori personazhesh e kujtimesh. Nder to shoh qenjen time duke brdhur tehut te kesaj jete. Shoh se pas çdo pellembe rritjeje tehu vepron dhe nuk me le te rritem me shum se nje trup i afte per bredhje. Dhe per çudi mu i njejti teh nuk eshte i mprehet per te gjithe njesoj. Disa vetem i gervishe, e disa perkunder natyres se tije të “mprehur” i lemon, e mua me pret. Me pret dhe nuk me le te rritem, nuk me le te gezoje ate çka eshte falur per mua. Dhe peripetite vazhdojne te njejtat, vetem se personazhet nderrojne. Personazhet dhe vitet nderrojne ndersa jeta mbetet po ajo, e njejta, me tehun e saje te mprehet jo njesoj per te gjithe.

* * * * * * * * * * * *

Linda me shpresë se do rritem me kohën.

Eca pas hapave të aromave të këndëshme.

Vrapova pas xixëllonjave që me agun e parë u zhdukën.

Rritesha me euforitë e çastit dhe mendoja se jetoja si të gjithë, dhe të gjithë jetojnin si unë.

Por një ditë mora në thua në njëren nga kufomat e qenjes sime.

Ktheva kokën prapa. E ç’të shikoja? Gjeneratat e mija, bile edhe ata qe lindën më vonë se unë, të bardhë, të zinjë e të verdhë ishin rritur e bërë burra, kurse unë s’isha veçse një foshnje e zhveshur. Dhe ja pak më tutje shoh kopjet e mëhershme të trupit tim që kishin ngelur aty shekuj më parë, dhe që vajtonin vehten dhe ata që po ndjeknin rrugën e tyre.

Pyes:

- A duhet që edhe unë ti bashkohem vajit të tyre dhe të pajtohem me atë që unë po e quaj “fat”?

- Apo duhet me këto pak fuqi që më kanë mbetur të grryej brazdën e lënë përgjysëm nga përpjekësit e mëhershëm, brazdë kjo e ndryshme nga rrjedha e tanishme e jetës sime.

Jo, jo ky vaj nuk është kah më sjellë gjë të mirë në jetë.Jo, unë duhet filloj nga puna, që bile së paku pasardhësit e qenjës sime të mos ndjekin rrugën time, por të ndjekin atë të shëndetshëmen, atë që të rritë e të bën zot të vetvehtes.

* * * * * * * * * * * *

Perpjekje

Ecë,…nxitoj, papritmas mbërthehem ,

shterngohem, tkurrem,

mbledhë të tëra fuqitë,

zbërthehem, frymoj

frymoj erërat e reja,

një klithmë jete shpërthen nga dejet e Apollonisë

S’epem jo.

Më vënë një lak dhe rrëzohem,

ngrihem,

rrëzohem, dhe prap ngrihem,

ecë,

takoj henen; e zbehët si gjithmonë,

e lë prapa shpatullave dhe vrapoj,

vrapoj kah e nesërmja,

vrapoj kah dielli ,që ti them edhe atije

se unë akoma RROJ.

* * * * *

DUA

Ta kem pak bukë dhe një shtëpi,

Ta kem një vëlla të ngrej dolli.

Ta dua një nuse, të rris një djalë,

Ta kem një motër të mos ndjejë mallë.

Të kem shokë, të kem miq

Të ngadhnjejë mbi armiq.

Ta thurr një gardh që quhet kufi,

Të mbroj nderin të kem fuqi.

Dhe t’I qeshë vdekjes për ty Shqipëri!

* * * *

Për ty Nanë

Po bredh rrugëve të botës
Me kokë e shpinë kërrusur

Kerkoj atë moj nanë

Që dikur ke humbur.

Trupi më është tharë

Këmbët më janë gjakosur

Endem kancelarive të hueja

Tim emër për t’vulosur.

Jo se nuk më njohin

Jo se nuk I njoh

Por çerrja e thyer

Më shtyen kah ajo

Më shtyen mielli i pakët

Në magjen tone të moçme

Më shtyen hija jote

Ëndërr e kahmotshme.

Por jo nuk u lodha

Dhe s’do lodhem kurr

Për Zot e Shqipëri

Për nderë e flamur.

Pra duro moj nanë

Pak, edhe ca ditë

Mos u ndiej e shkretë

Se gjallë i ke bijtë.

Teuta Zymberi-Zvicër

Gjendje e jashtëzakonshme

Nuk përfundojnë netët e jashtëzakonshme tek unë
Nuk ndalet gjuha e keqe ta kafshojë popullin tim
Sadistët kërkojnë projekte të reja rreth trupit tim
Kërkojnë ditë e natë ta zhdukin emrin tim

Kur dua unë të jetoj shpallet Orë Policore
Kur dua unë lirinë më ndjekin penalisht
Kur dua unë të shkruaj vargje për Shqipërinë
Shpallin kulshedrat shtetrrethim

Sa herë që flas për lirinë më çojnë në Izolim
Sa herë që thërras për kryengritje
Makineria ushtarake vëhet në veprim
Shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme, Kosova në shtetrrethim


Tango

Kush thotë se unë s?di të vallëzoj Tango
Kush thotë se unë s?kam gjene të artit të madh
Kush thotë se unë s?di ta kuptoj
Kush thotë se unë s?di ta luaj Aidën e Verdit

Unë jam lindur në djepin e këngës
Unë jam përkundur me ninulat e nënës
Unë jam rritur me Vallen e Shqipes
Unë jam shqiponjë dhe mbi Tango fluturoj


Vargje në robëri

Lexoja aq shumë lexoja
Për të krijuar poemën e lirisë
Përpiqesha t?u ngjaja poetëve të mëdhenj
Naimit, Pushkinit, Lorkës, Nerudës, Brehtit
Poete s?bëhesha por njësoj vuaja si ata

Shkruaja poezinë e luftës në pamflete
Unë e dija se për ta thirrë lirinë
Zogjtë i vrasin me plumba
Unë e dija se për të lëshuar britmën për lirinë
Zogjtë vdesin duke kënduar...


Shikimi në mjegull

Nata ka rënë në gjumë të shqetësuar
Dielli ende larg për ta përshëndetur
Era bartë zemërimin e Akilit rrugëve
Oxhaku përdredhon tymin mbi kullë

Sytë xhirojnë çdo ditë n?këtë hapësirë
Tanket, kapuçhekurit, burgjet
Helmetat serbe fshehen nëpër mjegull
Mëngjeseve futen me tërbim nëpër dyer

Nata s?ndjen Këngët e Ringjalljes
Lumturinë veç ëndërr e kam parë
Dritën e syve ma verbuan Ciklopët
Unë nuk e di çka do të thotë të jesh e lirë

Bota lëviz për çdo ditë për të mirë
Toka ime shkelet çdo ditë me rrota
Frika zemrën s?e mund
Triumfi jeton në shpirtin e Faustit

Vjeshta në asfaltin gropa-gropa
Pikturon rojet e mjegullës
Diku një këngë kryeneçe përmbytë ankthin
Liridashësit betohen kështjellave

Frymëzimi im

Frymëzimi
Zakonisht në thellësi të natës më lind
Inspirohem jetën time ta rilind

Frymëzimi është një emër ideal
Një emër që ka lidhje me atdheun
Një emër që ushqen shpirtin tim

Frymëzim
Një emër që më mbushë përplot gjallërim
Që më jep zemër ta mbijetoj çdo rrezik

Unë lind bashkë me frymëzimin
Bashkë mundim terrin e zi
Bashkë mbajmë të fortë idealin për liri
E shkruar, gusht 1989

Frymëzimi im

T?im bir, Frymëzimit
Frymëzimi më frymëzon të frymëzohem për Shqipërinë, jetën, për dashurinë,
për atdheun, për popullin, për idealin tim njerëzor, për ,Frymëzimin tim
Jeta ime quhet FRYMËZIM


Fjala nënë qenka heroizëm
Ta ndjesh dhimbjen e gjallë qenka pavdekshmëri
Ta sjellësh fëmijën në dritë qenka një mrekulli
Të lindësh fëmijën do të thotë të rilindësh si nënë një madhështi

Dhjetë orë dhimbje një botë e tëra me dhembje
Me dhimbjet që herë iknin e herë vinin
Me dhimbjet e gjalla që të përbinin
Me orë të tëra prisja lindjen e Frymëzimit

Duke pritur një lindje të mirë
Kujtoja një Lindje e vështirë
S?kisha britur kurrë në jetë
S?brita edhe kësaj here edhe nëse do vdesë

Me orën që ecte nga mesnata
Matja orët e dhimbjeve me orët e gjata
Ora dy pasmesnate kisha minutat e fundit
Dhe fillova të thërrisja Frymëzim, Frymëzim
Si përherë të fundit

Ndjeva oh, aq ëmbël nëgjoksin tim, pëllumbin
Ndjeva oh, aq këndshëm yllin e vogël
E putha, e përqafova, e shtrëngova
O zemër eja tek zemra dhe në gji e mora

5 gusht 1996, Frauenklinik në Luzern


Letër nga Perëndimi i egër

( AULONËS )

Dielli a po nxen Aulonë
Rrezet e tij vapë sjellin mbi tokë
Nënën ma ke ngushëlluar për Ditë të Zisë
E nesërmja a sjellë ndonjë protestë të re...

Shi apo bie Aulonë
Qielli ka ndërruar ngjyrën në sytë tuaj artistik
Apo dallëndyshet i kanë internuar
Në klinikat sadiste për eksperimentim...

Lulet a kanë ujë të rriten
Me lot të nënave ato a ujiten
A lindi ndonjë Yllkë a Fatos i vogël
Apo ndonjë djalë i ri u kthye nga ushtria prapë i vdekur...

Netët në misirin tim janë terr e zi
Shëndetin ma grimcon kapitalizmi i poshtër
Perëndimi është ëndërr banale duhesh ta dish
Kamp mesjetar kundër hartës shqiptare...

Dhe ti, Aulonë
Mos ik nga historia e emrit tuaj
Mos harro datën e Ditëlindjes kur ke lindur
Këtë e duan Sadistët
Të harrosh kur ke lindur...

Vin Zefiri

Rrugetimi Pergjakur

Nese do ti thyesh ne ty
gjitha mbjelljet e mashtrimeve te jetes
dhe te perballosh vuajtjen mundimin
duke braktisur dhe shkatrruar
hamendjet e kembeve te semuara
qe dergojne ne prehrin e satanes

dhe ashtu i pergjunjur
ta gjesh udhen e lirise
udhen e rrezeve te drites se vertete
ne yllin trokites....

do sundosh nje zemer
do sundosh nje dhe
do ta duash nje det njerzish
do ta mposhtesh lakmine

apo do mbetesh
ulurues terri e tmerri
ne levozhgen egos
per te dalur ne Driten
per ta mbytur mesin
ta akuzosh zbritjen ikjen

dhe te deshmoshe ne emrin e Lire

do deshmosh per trupin e vdekur
qe ecen mbi qiellin e kalter
mbi koka njerzish
qe atehere kur u kendua riti yt
i emrimit dhe shkarkimit

dhe do te çmendesh
nga kryengritjet tua ndaj urdherit Tim

po gravurat e zemres te mungojne
per ritmin e tokes dhe Pastertise

derisa gjoksi yt mos te behet plore
nga deshira e djegur e njerzve per pak drite

zjarri i shkalleve te lartesise
do ta djeg medaljen e mburrjes
dhe ateher nuk do ta perballosh
fyrjen e zemeres se plagosur

kur turmat me flamurin e mllefit
do te deshmojne paudhesit tuaja
ne kabinete ne thellsi te tokes

shpaten e helmuar
mbi koke e ke vuar
nga syri keq
nga pakti me dreq

dhe ne goten e zeze
ke mbledhur djersen e helmeve
te njeriut te vrare
per pak dhe per nje lule per nje femije

dhe trupi eshte i mundur
denim akt i fundit gijotine

dhe shkelqimi i rejshem
behet humbje e vertete
te ndriçon nga nje hap drejt humbjes

dhe kjo eshte ecja jote
me e meshirshme e vuajtjes
kjo eshte padrejtesia
me e drejte qe i bere vetes

per gjakun e mbeshtellur ne flamurin
e Lindjes se Madhe te njeriut
Lindjes se madhe te gjakut
mosnenshtrimi ndaj Korbave
denimi yt per token e djegur
nen kembet e femijeve te posalindur
per pak drite per pak qiell
ketij agu te kalter ....

e ti kendellesh nen hijet
e emblemave
ndriçimeve te flasheve
buzqeshjet e shemtuara te vajit
te tokes
te vajit te femiut sy zi sykalter
ti udheheqes mumje
i tokes se plasaritu nga zjarri nga vaji nga çmendia....

Ylli Trokites

ku do te jete valle ylli trokites
ne kete nate plot yje

po ku mund ta dije une
ate e di vetem Ai qe i vuri atje....

i humburi a mund te dije me shume
se sa qe i ka dhene "ndertuesi"

çdo nate nga terri i skutes sime
shikoj qiellin dhe e therras Ate
asnje yll nuk leviz....

ne mes ketyre milona yjeve
jo...kaq i verber jam....
i shurdher jam....

Meshire meshire thirri i denuari
uragani i syve te perveluar ra ne sketerre

dikur i pafrike
kishte ecur ne balten e perveluar

dhe Driten e Bardhe
nuk e kishte pare ne syte e shqiponjes

e gjykuan per Driten e Bardhe
kur nuk dinte ku ishte Ylli trokites....

flaka e dashurise e ka mposhtur
nenshtrimi per pak Drite e ka gjunezuar
o Udherrefyes a do ti pergjigjesh....

ai atebote me tha:
"nga ti e mesova Emrin e Drites Tende
Mbreti im do te te quaj

doli e pyeti njerez te thjesht
shkrimtar e astrolog
filozof dhe lypsar

ku gjindet ylli trokites....

ne diten e tridhjet e trete
mori nje fjale nje lajm...

olimpi olimpi
udherrefyesi i tha dhe terri mbretroj

dhe deri sa po shikoja Heren
Tokes iu ndalua ti haje Trupat etyre
dhe u shnderruam
ne te ultin e me te ulteve
dhe shikoj ardhjen e tyre
ne kete mengjez te krijimit te njeriut te pare

dhe zgjati doren
muarr çelsat e thesarit
dora per te humburit
dora per ata qe rrine ne prehrin e satanes
shpetimi njeriut
i Pari yne
Shpetim
nje det nje dore nje Pirane

dhe ngadale tani po levizi
koken djathtas-majtas
nen tam-tamin e ritmit
dhe nisem nga ti
drejt horizonteve te purpurta
dhe mbeshtillem ne flamurin tend
te kuq si ky perendim
me porosine e shqiponjes
dhe takohemi
diku para katermbedhjete shekujsh
ne shpellen e mesazhit
kur lindi YLLI trokites...

NE ISHULLIN E AMSHIMIT

ne zemren tende
zgjodhe humbjen me te thjeshte
zgjodhe
tundimin e zemres se mposhtur
syte mjergullohen
nga denesja e frikeshme e vetmise

vuajtja sonte shnderrohet
ne vetflijim mbi bajoneta
e syte
shikojne dhembshem rreze takimi

prapa perdes se zeze
te nates pa hene
shikimet mbi liqe takohen

syte e zene ne dashuri
djers te ftohta nxoren
nga sarkofagu i te helmuarve

paguri i porosise
udhetoj tridhjete e tri vjet
mbi detin e terbuar
prapa gjurmeve te ketij vargu


e mbi zallin e boshatisur
unaza e keputur nga urrejtja

mendja e turbuluar
nga sy te shemtuar

britma dhe klithma
shigjeta helmi shpuan
trupin e vrimuan
fatin e lumturise-fatzise
qe bie mbi liqenin e syve akull

cili eshte simboli triumfit

nga dere e hapur e qiellit
vijne sybukurat e ketij shekulli
me trupat e tyre te kalter
te zgjojne ne ishullin e shtate

sy me sy te shikojne
sy me sy zemren ta coptojne

dhe me krahet e mendafshet
ballin ta freskojne

ne mes territ e mllefit
kam pi djersen blu
te kupes se harreses

kur hapa syte e kesaj bote
o mbeshtolla rreth territ e ferrit

ne cilen nate po hyj
me kete zjarr te pashuar
me tha udherrefyesi i dashurise
dhe iku ne fronin e amshimit...


MBRETRESHA
E HORIZONTEVE TE PURPURTA

riti mbaroi
rreze diamanti
rane mbi fytyren tende

syri kete bote me nuk e pa
imazhet e amshimit
mberthyen zarathustren

tridhjete e tri vite
ne nje sekonde u mbyllen

as muzat
nuk e pane
takimin tone
ne rrethin e drites se henes

vetetima
iu perkul petkut tend
e une rashe ne gjunje
para kaltersise sate

mbi valet e syrit tend det
nen ritmin e zemres
lekundesha djathtas-majtas
deri sa dielli skuqi perendimin
e ti perendesha
horizontezve te purpurta
hodhe petkun e ngrohtesise
mbi peisazh
qe te flinja
i qete prane teje

njerezit u çmenden
kur degjuan ndodhine

ne shikim tend
pashe detin e dashurise
ku te dashuruarit
terhiqnin skajeve te botes
anijet e shpetimit
te verbuar nga mashtrimi

mbi shkelqimin e mbuleses tende
bota nuk mi ngjante botes
kur ma zbulove shenjen e perjetesise
mbi trupin tend

mbi kindin e krahut tende
legjenda jone rrinte pezull
mbi rrezen e syrit tend

ja behen vjedhesit e rrezeve
ma ndaluan
qe t'a zbuloj bukurine

jo thashe

po fjalet ishin te vogala
per madheshtine

mbulova koken
me nje cope shkretetire
dhe hena shendriti
fytyren e engjullit
qe lotonte
per mekatin e ndarjes sone
ne naten e tridhjete e tete
te muzgut te syve

dhe froni i zemres u dridh
e mbi lule te bardha
rane ca pika gjaku

kjo katrahure
nuk do mbaroj kurre

hapa porten e kethines
mora shishen e zeze
e shikimi me mbeti peng
mbi horizontin e ardhjes tende

jehu i egersise
ndau shpirtin nga trupi

u lekund lisi i te çmendurve
nga dashuria e fjales

me zgjoi furtuna
e zemres
prane lumit qe mbante zi

shikoj nga lindja
shikoj ne perendim
mbremje mengjez ty te pres....

Mashtrimi


Dola nga harku
bashke me shigjeten
fjalen time peng e lashe
thesarin tim e dogja

nuk jam zotriu i vetevetes thashe
nxora nga zemra gurin e zi

diku ne mes perendimit te diellit
dhe lindjes se henes


syte e satanes
shikonin mbi teh shpate


e njeriu atebote
u nise pas shkelqimit te arit...


Troku i Zemres


Pyetje pyetje per shkuarje
arritja askund
pegjigje askund


e une qendroj ne luginen e nemur
duke degjuar gjuhen e shtrigave
mesoj gjuhen e amshuar


nje trok zemre
shkreptine ne syte dashuruar


çdo nate
kaltersia jote me viziton
nga nje lajm ma sjell
per takimin tone
çdo fillim e fund shekulli


hyj ne lisin
ku te dashuruarit
vetveten e denojne

dhe fillojne e me pyesin e me pyesin
e une e kam harruar veten

une nuk jam
me ne mes tyre...

Udhetimi


U nisa drejt yllit trokites
qafmalit i rashe
kopshtin e mbretrise e kalova
kenge zogjesh degjova
mbi petalet
e Trendafilave Mbreterore
ty te pashe


e une ju nenshtrova
madheshtise kaltersise
urdherat tua zbatova

Dhe i dhashe Fjales
i dhashe Shkendise
dhe lindi Dielli
me emrin tend te Madh
ne Yllin Trokites


atehere
ia behen inkuizitoret

ti je i enderrave
me akuzuan
me larguan

dhe djeje qijeje krijuan
yje e kenge thuren

dhe para syve mi leshuan
trurin ma operuan
per kafshe ligjeruan


atebote
nje drite e pashe ne zemer
yllin trokites e takova
nuk u verbova


sonte kur vuajtja per TY
po shemb çdo gje...

trokitje ne porte
trokitje ne zemer....

o shtroje e humbjes
e rrethuar me grila

o kohe e humbur
ne lartesine e lakmise

o prove e dashurise
te nje dashurie te humbur

trokitje...trokitje...trokitje
Ylli im Trokites...

dhe krijova kutine e zeze
per syte e mashtruar
duhet riperseritur
shekull i gabuar

dhe prap trokitje
derisa po rrotulloja guret
neper gishtat e mi
dhe shkelqimi i rrejshem u fik....

LINDJA E NJERIUT

kur lindi njeriu
ai lindjen nuk e pa
e mesoi lindjen

vrapues u be
pastaj kalores mendjen e vet e shaloi
zbuloi gurin qe flet

e mbi krevatin perandorak
rera e syve te djegur
nga valsi mortor
i princave te dashuruar

atebote
u degjuan disa copeza fjalesh
fjale te prera mbi copeza gjuhesh te dehura
mbi shtretrit e çfrenimit...

e une shikoja
diellin qe perendonte ne mua...


MASHTRIM DASHURIE

filloi ajo stuhi
filloi ai shi i zi

e une shikoi syte e saj te perlotur
shikoj shenjat e buzeve te saj ne goten e nektarit
qe mbreme e kishte pire

te nesermen duke shikuar nga dritarja
ajo po largohej me syte si qielli
e me koken e perkulur nga nga vuajtja

e atehere
diku ne mes tokes e qiellit
u takuan dy rreze te ftohta

dhe trokitje mbi dere
dhe trokitje mbi zemer
e ne mua shendriten yjet
vetem per astrologet

thane fjale e fjale

e une diku ne mes endres
dhe zgjimit
thirra emrin e saj
qe nuk ishte afer meje....

UDHETIMI

kurr nuk kam menduar
s'e do te pajtohem me ty
edhe pse
gjithehere me ke ardhur pas
kahdo qe shkova
here-here u bere uje
here
guri u bere
ikja aq larg nga ti
sa qe as ne ender nuk te shihja

e u takuam befas
ne diten e lindjes
se njeriut te pare

e une me nuk e di
se cili eshte gjaku im
e cili yti
ti vdekje e pa perkulur....

Nëpër Gjurmët e Vdekjes
(ikje nga vdekja n.1999)

uragani i vdekjes vjen
vdekja shpon si heshta
mendimet hyjne
ne rrjeten e tarantules
dhe rruge nuk gjejne
mbyllem ne vetvete
gjej formulen e pajtimit me vdekjen

heshtje....qetesi.....ne veshet e mij.....
rrethon vdekja me litarin e hekurt
jeta hyne ne thellesine e zjarrit...
hyne ne hirin e feniksit...
takimi me vdekjen behet ligj
deshte s'deshte duhet ta besh mik...
duhet kaluar mbi uren ferrit
mbi uren e mekateve .....

atbote
xhveshesh nga frika
mekatet bien ne lumin e zjarret
dhe mbetem ai qe duhet te isha
udhetari i botes tejeter.....

ecja si i vdekuri mbi boten e gjalle
mik e kisha vdekjen...
mendimet me kishin mbaruar
kur ajri i perjetesise rrahte qepallat....

atje degjoja jehonat
mbi varreza e monstrumesh
hyra neper hijet e vrasjes
dola neper vrimen e gjilperes
se ketij mengjezi te percelluar nga flaka
e dites se katerdhjete....
te ores se lige qe ishte vjerrur
mbi ballin tim....

kam harruar lindjen dhe historine time
ne pasqyren e trurit tim...
shenjetoret m'a sjellin burimin shpirtit...

atehere
cikloni i shkatrrimit
hyn ne zemren time
nuke dija as fillimin e fundit

lumenjte vershuan amen
pyjet levizen
kur dielli lindi ne syte e mij
qe i kisha ngulitur mbi shkretiren e djegur
ku njerzit po luanin vallen e fundit
nene hipnozen e satanes

pastaj erdhen e na vizituan te vdekurit
na ftuan ne diten e madhe
te krijimit
te zbritjes
dhe te kthimit....

pastaj u takova
me mbretin e horizonteve te purpurta...
ne pllaken e profecise
ne ritin e lindjes se diellit
shpirtin tim e dorzova
shpirtin tim e kerkova...

mallkova veten ne mengjezin e lutjeve te mia
dhe nje dore nga thellsia
mbi siperfaqe deti dual
ne mengjezin e katerdhjete e nje
ne mengjezin e lindjes se gjakut.....

njerzite atebote
u ngujuan ne vrimen e çelsit...
duke pyetur per diellin e zi...

kur qyteti u zbrazune flinja
mbi fjalet e ardhura nga dielli
dhe zgjohesha
ne krahet e mpire te kondorit...
kur qielli ishte mbuluar me pluhurin
e dalur nga kellefi i shpates....

atehere
shiu i kuq kishte ra tridhjete e tri dite
ne lisin e djegur nga rrufeja
malet u perkulen
femijte e posalindur kishin folur
per token time
e te tjeret kishin ecur
mbi siperfaqen e ngrire
te ketij shekulli te pa shpirt...

mbi siperfaqen e shkretetires
ja beri predikuesi i apokalipses
diku prapa diellit...