Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 03, 2005

Poezi satirike nga poeti dhe moderatori yne Engjell Shehu

Qenka dreq dhe s’qenka pune

Xhuveleria na u shfaq

po nuk mbaron me kaq

brenda është dinakëria

projektuar nga xhuveleria

hobi tij është qeveria

vdes i shkreti për kolltuk

i shkon djersa ne ulluk

edhe vet ai e ndjen

ndaj rehat kurrë nuk gjen

qe kur shokët ne besë u prenë

dhe u lanë te gjithë ne balte

xhuvelria u ngjit larte

mori poste ministror

fati madhe i ra ne dore

ndaj krekoset ky i gjore

rri I ftohte si ne bore

si i dhjerë shkon ne Vlore

e di mire se është i dhjerë

ne burrëri ka përmjerr

vodhi hëngri si socialist

ky falangë komunist

mori grada dhe detyra

xhuveleria me shume fytyra

korrupsionin e ka xhane

per kolltuk zemra i qan

besë kurrë ai nuk mban

plasi sheshit kurvëria

politika xhuveleria

e kthen bythën nga fryn era

nuk mbarova kam te tjera

për hajdut xhuvelerine

e njollosi ai partine

gjene leme e po shine

korrupsionin e do shume

se përndryshe ngelet pa pune

ndaj shikon ëndrra ne gjumë

si ne gjemba e ndjen veten

histori do te mbeten

si u be një matuf plak

politiken ta ndez flak

ish i majte deri dje

është i zëne e ska me nge

pa kurajo pa burrëri

pa moral e pastërti

pa fytyre e ndershmëri

ndaj i thonë xhuveleri

krahasuar me kurvëri

janë binjak qe te dy

nene e babe kane një

xhuvelerine se gjene gjë

dhe pse plak ne pension

një nga një hunjtë i provon

ndaj i zhytur ne korrupsion

i frikësuar ai qëndron

por si peshk ai noton

ligjit dot nuk i shpëton

dosja fle por nuk harron

është mbushur plot përplot

xhuveleria s’shpëton dot

me tradhti e ka te kot

është qorruar e bere miop

sot a nesër do bjere ne gropë

dhe pastaj do qaj me lot

o i ziu qe su mendova

socialistet i tradhtova

nga e djatha une u hodha

ne xhami unë përmora

pse e bëra çfarë kërkova

sot këta nuk do me falin

ndaj me shajen ndaj me tallin

se nuk kam pik morali

mua sot me ka zëne halli

po lëviza edhe pak bythën

menjëherë do me përmbysen

do me hedhin ne rruge

po pastaj ku do gjej lug

qe te ha si kam ngrëne

kushedi se çfarë me gjene

se rehat kurrë sme lëne

për ryshfetet e për tendrat

farefisin dhe për dhendrat

për livadhet edhe tokat

për parat dhe per gjobat

o i ziu dhe i pa fati

pse hoqa dore nga fshati

dhe u bëra xhuveleri

si i dhjerë unë po ri

pse ministër u bëra unë

qenka dreq dhe s’qenka pune

i hodha te gjitha ne lume

Engjell SHEHU

02/10/2005

Belgjike