Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 31, 2005

Pavarsia e Kosoves eshte e pashmangshme...

Demostratat në New York

Diten e hene 10/24/05, ne qyetetin e New Yorkut, diaspora shqiptare, mbjati nji demonstrate, mu ne kohen kur paramilitar famkeq Koshtunica erdhi ketu ne Kombet e Bashkuara. Koha ishte teper e shkurt per nji organizim te mirefillte por edhe pse koha nuk ishte e mire, me se 150 veta muaren pjese ne kete demostrate. Si per cudi, nga Detroiti erdhen disa dhjetra shqiptare, me shume se pritej, duke marrur parasysh kushtet. Demostraten e udhehoqi Luigj Gjokaj, ku ne mes tjerash Luigji tha se ceshtja shqipatre nuk eshte zgjedhur akoma, derisa cdo shqiptare aty ku jeton nuk gezon te drejtat qe ati i takojne. Pra puna jone duhet te vazhdojne deri ne realizmin e ketyre te drejtave. Kurse foles enkas per kete erdhi kongresisti i mirenjohur per ceshtje shqiptare, Eliot Engel. Ne mes tjerash Eliot Engel tha: “Eshte koha qe qeveritaret serb tu thon popullit te vet se Kosova per Serbine ka marr fund. Ai tha se Kosova kurr ne kurres nuk do te jete me pjese e Serbise. Eshte koha te ballafaqohemi me realitetin se Kosova do te jete shtet i pavarur kreykput, e jo shtet i pavarur me kushte se si disa sygjerojne.. Paoshtu kongresisti tha se edhe ceshtja e komunese se Malesise nuk eshte lene mbasdore. Po punohet drejt asaj dhe se edhe ajo do te realizohet. Foles tjere ishin z. Shaqir Gashi, Xhavit Limani, ku recitoje vjershen e at Mushkalles “Une jam Shqiptare”. Poashtu foles tjere ishin z. Ahmet Zherka, Prof. Rame Dukaj (Malesi e Madhe), nji ushtarak nga Korca z. Skender Isaku, kengetari i mirenjohur Fran Gjoka dhe studenti Jeton Ademaj, qe ne te njejten kohe shperndau afer 4 mij cope pamflete me fotografine e Koshtunices me automatike ne dore, si paramilitar ne fushe Kosove. Ja dhe disa fotografi nga demostrata: (shiko fotot)


IMG_8090.jpg

IMG_8081.jpg
IMG_8078.jpg
IMG_8147.jpg

IMG_8132.jpg

IMG_8157.jpg

IMG_8181.jpg

IMG_8188.jpg

IMG_8217.jpg
IMG_8198.jpg
IMG_8177.jpg

Pergatiti:F.Bruqi

Huazuar nga:
http://www.shkembi.com/DemostratatNewYork05/IMG_8177.html