Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 31, 2005

Papa Benedikti XVI apelon për unitet

Në fjalimin e tij inaugurues në Vatikan, Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për unitet midis të krishterëve nën drejtimin e një bariu.

Duke folur para qindra mijëra vetëve në një meshë të hapur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa i dërgoi përshëndetje rrymave të tjera të krishtera si dhe popullit hebre i cili tha ai ndan të njëjtën trashëgimi shpirtërore.

Ai tha se nuk do të prezantonte një program drejtimi për kishën, por do të dëgjonte vullnetin e zotit dhe do të udhëzohej prej tij.

Ai shprehu shqetësim për ndikimin e shekullarizmit, duke thënë se shkretëtirat e abandonimit, vetmisë dhe varfërisë po rriteshin pasi shkretëtirat e brendshme ishin zgjeruar së tepërmi.