Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, tetor 12, 2005

Nga Vasil Qesari

NJE LIBER I RI I ORNELA VORPSIT
Pergatitur nga Simbad Detari
Hotmail has replaced this image to help protect your privacy.  Click 'Show images once  or  Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

Ornela Vorpsi

Faleminderit per kakaon ...
- Shqiptarja Ornela Vorpsi jeton ne Paris dhe shkruan ne italisht -

Hotmail has replaced this image to help protect your privacy.  Click 'Show images once  or  Add sender to safe list' above to display images if you trust the sender of this message.

Pergatitur nga Simbad Detari

" Pini kakao Van Houten ! "

Ky eshte libri i trete i Orenela Vorpsit. Libri i pare "Nothing Obvious", botuar me 2001 nga Scalo, paraqeste fotografite me ngjyra te kesaj artisteje e cila eshte formuar si e tille, se pari ne artet figurative ne Tirane e, pastaj ne akademine e Arteve te Bukura ne Milano. Libri i saj i dyte "Vendi ku nuk vdes kurre " ( Le Pays où l'on ne meurt jamais ) perfshinte, perzier me nje melankoli te shoqeruar disa here plot ironi, kujtime mbi Shqiperine, ketij vendi "absurd", ku ajo ka lindur me 3 gusht 1968 e qe pastaj do t’a linte me 1991, per te mbrritur ne Itali e me pas, ne France. Per kete liber te perkthyer ne rreth dymbedhjet gjuhe, por jo ne gjuhen e saj amtare, autorja thote qe "s’e kam akoma fuqine qe te perballoj publikun shqiptar" e qe, libri ne fjale i ka dhene shpirtit te saj mjaft "paqe e qetesi". Aty ne shtepine e saj, duke mbajtur macen e saj Polpi mbi gjunje e duke pertypur bajame, Ornela Vorpsi na flet per kete "nevoje te saj te vogel" e cila eshte te shkruarit dhe na pohon, me aksentin e saj te jugut qe "letersia eshte pasioni i jetes se saj" .

Cfare lexonit ju ne Tirane ?

Me ka pelqyer shume letersia franceze dhe ajo ruse. Librat e tyre i kishim ne biblioteken tone familjare. Shkrimtaret dhe poetet tuaj Balzac, Maupassant, Daudet, Diderot apo Victor Hugo si edhe Prévert, une i kam lexuar ne shqip. E pastaj, kam lexuar autoret ruse Tolstoin dhe Majakovskin. Ata, dihet, ishin te perkthyer per vete realitetin tone ideologjik. Ndersa autoret franceze, ishin perkthyer ne shqip per faktin se Enver Hoxha i cili pat studjuar ne France, kish nostalgji per ta. Ishin pastaj "tanet", nje varg i gjate autoresh te realizmit socialist. Une kam nevoje per pranine e librave, i dua ata. Te lexosh, do te thote te harrosh, te ikesh me mendime gjetke e harresa me ben mire edhe pse sot nuk kam se ç’te harroj nga Shqiperia.

Libri juaj i preferuar ?

Kur isha adoloshente, heroi im i preferuar ishte Martin Iden i Xhek London. Ai e pat perfunduar jeten ne vetvrasje, i zhgenjyer nga shoqeria kapitaliste. Nje fund i tille, vlente per t’a edukuar popullin shqiptar sipas ideologjise se kohes. Ndersa une, tek ai, çmoja forcen e tij prej detari si edhe faktin se si ai, ja kish dale mbane edhe pse pat perballuar veshtiresi te tejskajshme ne jete. Per mua Xhek London eshte nje shkrimtar i madh.

Dhe ja, tani, ju jeni nje shkrimtare profesioniste …

Profesioni im jane, piktura dhe fotografia, nuk e ndjej veten shkrimtare profesioniste. Ne jeten time, nuk kam mbajtur kurre ndonje ditar intim, por me vone pata nisur te shkruaja rastesisht fragmente e ndijesi, te cilat nje dite ja lexova Eric Laurrent, nje autor i botuar nga "Editions de Minuit" i cili eshte dhe nje mik i imi. Ishte pikerisht ai, zjarrmetari, i cili beri te mundur takimin tim me letersine …

Perse ju shkruani ne italisht ?

Ashtu si frengjishten, une e kam mesuar italishten vete, pa gramatike e, ne kete fushe, jam nje vajze e padisplinuar "par excellence". Italishtja ishte per mua nje zgjedhje organike, ndjeja nevojen e saj. Por, po te kisha jetuar ne Shqiperi, nuk ishte e thene qe te isha bere shkrimtare : ishte egzili qe me çoi ne kete rruge. Por, nderkohe, tani une e shoh veten si shkrimtare ne nje vend te huaj e qe shkruaj, po ashtu, ne nje gjuhe te huaj. Shqiperia ka qene per mua nje makth aq i madh, aq sa qe me duhej te beja anestezi per te, sepse ajo ishte e pranishme ne gjithe qenjen time.

Dhe çfare do te donit ju qe te harronit ?

Babane tim te burgosur politik, i cili edhe pse pse s’merrej fare me politike, beri shtate vjet burg. Te harroja mundimet e familjes ime si edhe ndeshkimin e saj.

Ne librin tuaj te pare keni zgjedhur shume personazhe femra, Elena – Ornela – Eva. Pse nuk keni shkruar nje here ne veten e pare ?

Libri "Vendi ku nuk vdes kurre" eshte nje autobiogafi e Shqiperise, shpalosur lakuriq ne jeten e saj te perditeshme. Personazhet e mia ( vajza te vogla ) jane qenje njerezore te pastra, te pa infektuara nga shteti. Ato e vezhgojne ate shoqeri te pa kuptimte sipas ligjeve te natyres. Jane vajza te zgjuara e te padjallezuara e, njera prej tyre, jam une. Historia qe une rrefej, u perket fateve te mijera femrave. Te ishe grua ne Shqiperi kjo do te thosh, teorikisht e sipas ideologjise se kohes qe te ishe e barabarte me burrat, te ishe e emancipuar, te punoje ; por ne te vertete kjo qe diçka teper e veshtire. Sidomos per familjet e te denuarve politike, grate dhe vajzat e te cilave trajtoheshin si putana. Une ika nga Shqiperia, ne te nuk kisha me vend …

Ju pini kakaon Van Houten, duket si diçka e larget kjo gje per ju !

Ne fakt, libri eshte nje udhetim ne tri vende: ne Shqiperi, Itali dhe France. Por eshte nje udhetim vertikal, ne humnerat e qenjes njerezore. Eshte nje liber qe flet per gjendje te brendeshme dhe s’ka shume ngjarje. E keto, shpalosen ne gojen e shume personazheve, sepse une s’mund t’i them te gjitha vete, jo te gjitha qe tregohen aty, me perkasin mua.

Jetoni ne Paris qe prej tete vjetesh ? Ndjeheni mire ?

Eshte qyteti ku une e ndjej veten me mire se kudo. Edhe fizikisht. Ne Itali rendet pas bukurise. Nderkohe qe Parisi vjen tek ju me bukurine tij.

Ju mungon Shqiperia ?

Drita e saj, po. Para dy vjetesh isha aty per pese dite dhe pashe qe vendi im eshte ne nje tranzicion te plote. Tirana tani nuk njihet. Kisha enderruar dikur qe te ikja nga Shqiperia dhe kjo gje m’u realizua. Por "rrenjeve" nuk u dihet. U kam lene deren hapur, kohe kam boll …

Shkruar nga Brigitte Ollier

( Marre nga e perditshmja franceze "Liberation", 6 tetor 2005 )