Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, tetor 12, 2005

Nga Engjell Shehu

e martë, tetor 11, 2005

Loder per djalin



Dëshire djali im kishte
për vizite kur ishte
Te merrte një majmune
se ai e donte shume

Vendosa t’ia gjeja
ndaj shkova e bleva
Majmunin për djalin
se kishte te parin

Me pare i kisha blere
shume majmune te tjerë
Jo majmune te gjalle
si i bleva ketë radhe

Lodra prej pambuku
futur tek sënduku
Koleksion i bënte
kur rehat nuk gjente

Se donte majmune
gjithmonë një pune
Me thoshte përditë
për majmunet plastik

Nuk i dua babi me
ti nuk me blenë gjë
Me blenë vetëm ca lodra
histori maja me kodra

Shishja rruge tjetër
për te shkuar e për te gjetur
Ndaj bleva një majmune
djali im u gëzua shume

Majmune prej se vërteti
fati djalit qe e gjeti
Ne pazar qe e shisnin
ne plan atë e kishim


Kjo ishte gjithë historia
për djalin dëshirat tija
Me majmune rri tani
tere ditën ne shtëpi

Engjëll SHEHU









Bese prere





Duke ndenjur ne qetësi
ashtu i heshtur ne mendime
Pa dashur dhe pa kuptuar
flas me veten time

Çudirat qe sytë na shohin
ne këtë bote ku jetojmë
Te papritura dhe surpriza
nganjëherë s’duam te besojmë

Por ja qe kjo s’varet nga ne
ne dëshirat e vullnetin tone
Për te ndaluar paudhësitë
te vjellësh te vjen kur i dëgjon

Thonë se bota është e ngatërruar
duhet bere gjithmonë kujdes
Se ne jetën tone te përditshme
ashtu si e shtron ashtu do te gjesh

Karakteret e sjelljet e njerëzve
ndryshojnë shpesh here
U jep nganjëherë dhe zemrën
dhe ndeshesh ne bese prere

Por ka dhe nga ata te tjerë
qe forcën e madhe te karakterit
E mbajnë te pa ndryshuar
ne fjalën e tyre te nderit

Pyes se kur ky fare mileti
do ta kuptoje drejte shoqërinë
Ndaj mendoj dhe flas me vete
duhet njohur mire njerëzinë

Engjëll Shehu
09/10/2005
# posted by shqiperia : 12:02 MD