Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, tetor 19, 2005

Nga Amerika:Rajmonda Moisiu







NUK E MBAJTA DOT PREMTIMIN, MIKU IM " REBEL" ! ...



( Homazh per viktimen e diktatures, Tomorr Lamçe )



... E shija cdo dite, aty te qoshja e shtepise sime tek sodiste rrugen duke pershendetur komshinjte e kalimtaret, here me koke e here duke ju dhene vaktin. Ishte nje burre i gjate. Bjond me floke te krehur me shume kujdes menjane. Me sy bojeqielli. Vishej gjithmone me rroba te ardhura nga bota e ndaluar e perendimit, te cilat per Shqiperine komuniste te viteve '60 - '70 ishin te ndaluara. Kish nje paraqitje te tille e cila, prej dikujt qe s'e njihte, fare lehte mund te merrej per te huaj, ndofta si nje turist i ardhur nga vendet nordike te gadishullit skandinav.

Kish nje shikim te çuditshem. Te mprehte dhe çpues. Here ironik e here cinik. Ironik, ndofta per arsye se ajo jete qe shihte i ngjante nje teatri ku luhej nje tragji-komedi, aktoret dhe protagonistet e te cilit ishte nje popull i tere, ne te gjithe e, ne menyre te veçante ai. Ironik per vete kohen qe perjetonte, nene shtypjen e regjimit komunist. Ironik dhe fatal per vete fatin, te kaluaren e jetes se tij e cila kish kaluar neper shume dallge e ngjarje derrmuese...

Ky burre fisnik e me paraqitje qe binte krejt ne kontrast me veshjet gri e te zymta te kohes, ishte Tomorr Tefik Lamçe, lindur me 29 shtator 1921, dhe rritur ne qytetin e Korçes, ne gjirin e nje familje te pasur me tradita te njohura intelektuale e patriotike. Babai i tij, Tefik Lamçe, ishte avokat. Kish mbaruar studimet e larta per avokature ne Turqi.Nena e Tomorrit nje grua e fisme,mbesa e Pashait te Janines,Ali Pashe Tepelenes. Deshira e babait dhe nenes se tij ishte qe Tomorri te behej doktor. Dhe vertet Tomi, siç e therrisnin ne familje,mbasi mbaron me rezultate te shkelqyera Liceun frances ne Korce, do te fitonte nje te drejte studimi per te studjuar mjekesi dhe farmaceutike ,ne Bolonje te Italise.. Aty, djaloshi i pamshem korçar, do te njihej edhe me shume studente te tjere shqiptare. Prej tyre, ai do te zgjidhte e do te bente mik te ngushte Skender Luarasin, me te cilin do te aktivizohej me pas edhe ne organizatat demokratike te studenteve shqiptare ne Itali qe kundershtuan e demaskuan me force pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste e Benito Musolinit.

Djaloshi korçar me hijeshine e tij trupore, shpirterore si edhe intelektin e tij te spikatur, natyrisht do te terhiqte vemendjen e shume studenteve e, nder te tjera te vajzave italiane, te cilat enderronin te ishin te zgjedhurat e zemres se tij. E, djaloshi korcar do te dashurohej me njeren prej tyre, studenten e bukur te fakultetit te farmacise Luçiana e cila, pastaj, do t'i qendronte besnike gjer ne fund te jetes. Tomorri, se bashku me shoket e tij studente shqiptare e italiane, do te benin disa udhetime ne vende te ndryshme te Europes, ku ndryshe nga Italia e cila perjetonte pushtetin e ideologjise fashiste, funksiononte pluralizmi politik e nje demokraci e zhvilluar.

Kur vendi yne u pushtua nga Italia fashiste, si shume studente shqiptare edhe Tomorri se bashku me mikun e tij Skender Luarasi, nuk pranuan te benin betimin para flamurit fashist italian. Si denim per kete gjest, ai dhe studente te tjere shqiptare, perjashtohen nga universiteti si te padeshirueshem dhe u detyruan te kthehen ne Shqiperi. Ne çastin e ndarjes me te dashuren, Tomorri, i premtoi asaj se do te kthehej ne Itali sapo gjendja te qetesohej e, kur shqiptaret do t'i merrnin vete ne dore fatet e atdheut te tyre, duke ndertuar nje Shqiperi te lire e demokratike. Pas disa muajsh kthehet perseri,ne Bolonje te Italise,ku mbaron studimet,dhe mbas diplomimit ne Univeritetin e Bolonjes kthehet ne Shqiperi.

Ai u kthye keshtu ne atdhe, prane familjes dhe atit i cili shikonte punen e vet e nuk perzihej as me politike e as me grupet nderluftuese qe merrnin pjese ne te.Pikpamjet e Tomorrit ishin nacionaliste,dhe idete e tij nacionaliste perputheshin me programin e Partise se Ballit Kombetar,ku edhe militon ne radheT e Rinise Nacionaliste te Ballit Kombetar. Çlirimi i vendit e e gjen pa pune,se ndikoi shume marrja e pushtetit nga komunistet dhe diktatori Enver Hoxha.Ne vitet e para te Qeverise komuniste i vjen trauma e pare,ne jete.si edhe per shume intelektuale te tjere.Ai futet ne burg dhe denohet ,10 vjet.Fale disa perpjekjeve te atit te tij avokat,del nga burgu,ne vitin 1955 ,e me pas rindertimi i vendit, e çuan Tomorrin ne fronte te ndryshme pune, si ne fabriken e qeramikes dhe ate te fajances. Gjate gjithe asaj periudhe, ai nuk e harroi asnje here te dashuren e tij italiane, Luçianen, me te cilen mbante lidhje nepermjet korrespondences. Ne nje leter, mes te tjerash, ajo i shkruante: Oh i dashuri im!... Une enderroj te takohem nje here me ty edhe sikur vendi yt te jete i shkrete, vetem shkemb e gur ! E nderkohe qe vitet iknin e Tomorri, i shtrenguar prej presionit familjar vendosi te martohej, ai i shkroi keto fjale bukuroshes italiane, te adhuruares se zemres se vet: Une vertet po martohem, por dije se me shpirt e zemer, me trup e me mendje, jam e do te jem me Ty !Tomorri martohet me nje vajze teper fisnike,e zgjuar me nje shpirt te mire,nga nje familje e thjeshte korcare, qe e kuptonte shume mire ate,dhe bindjet e tij.Nga kjo martese ,do te lindnin dy femije Iliri dhe Arbeni.

... Shkembimi i ketyre letrave si edhe hapja e zemres nje shoku te tij te punes, per menyren e jeteses qe behej ne perendim,si edhe survejimi i tij nga vampiret komuniste te Sigurimit te Shtetit,nuk do ta harronin intelektualin kundershtar korcar te regjimit ne fuqi, do te shkaktonin arrestimin e Tomorrit, nen akuzen "agjitacion e propagande",per here te dyte,dhe denohet me ,10 vjet te tjera.. Fill pas kesaj, une nuk do t'a shihja me "Nordikun" e lagjes sime. Nuk do t'a shihja me, tek rrinte te qoshja e rrugices, prane shtepise sime, me ate veshtrimin e tij ironik e shpues. Tomorri ky mjek i talentuar pa diplome, ( te cilen ai e sakrifikoi sepse kundershtoi pushtimin fashist te atdheut te vet ), njeriu qe naten e diten, pa asnje rezerve e kerkese u bente vizita mjekesore pothuajse gjithe banoreve te lagjes e qe zoteronte pese gjuhe te huaja, kish perfunduar ne burg...

Por, drama e tij, nuk do te mbaronte me kaq. Mbas burgosjes, gruas dhe femijve te tij ,ju imponohet,dhe nen dhembet e kercenimit te vampirit komunist,e detyrojne te braktise te shoqin,duke e divorcuar.Gruaja e tij,nje grua teper fisnike ,do te thirrej direkt nga pushtetaret komuniste te atehershem,ne menyre te vecante nga Vangjush Cerava ,ku i japin ne dore aktin e divorcit me burrin e saj,babane e femijve , per me keq akoma,u braktis edhe nga motrat e tij, te cilat menduan se keshtu do i'u shmangeshin persekutimit komunist. Nje nga motrat e tij, e cila qe martuar ne familjen e deshmores Liri Gero, nuk do te interesohej kurre me per te. Ndersa, motra tjeter e martuar me nje akademik te shquar kosovar te gjuhesise, ( ne Kosove ), do te interesohej vetem njehere, ne nje takim qe ajo pati me Enver Hoxhen se bashku me burrin e saj, ku i lut atij me dore ne zemer, duke i thene:

- Te lutem fale Tomin , se e kam vella te vetem !...Por vampiret komuniste nuk do te mjaftoheshin me kaq,me nje dashakeqesi te shfrenuar,te etur per ta zhdukur familjen e Tomorrit,i vaksinojne nje femije Arbenin,ku pasojat e atij vaksinimi misterioz vazhdon t'i vuaje edhe sot.Djemte dhe gruaja e tij,e vizituan disa here ne burg,por me pas ata u ndaluan kategorikisht ta takonin ate.

Nderkohe, larg, nje zemer vazhdonte te rrihte per shqiptarin e hijshem korçar qe dergjej burgjeve. Ajo ishte e dashura e tij italine, Luçiana, e cila kish bere "karriere" e qe bere presidente e gjithe shoqatave farmaceutike te Italise. Vetem ajo zemer fisnike, nuk do t'a braktiste Tomin kurre, edhe pse ai u martua e ndodhej ne burgjet e dhuneshme komuniste. Ne rruge te ndryshme, ajo do ta ndihmonte ate financiarisht, ekonomikisht e me barna mjekesore. Eproret e burgut dhe qeveritaret e asaj kohe, duke survejuar letrat e Luçianes e detyronin Tomorrin t'i kerkonte asaj medikamente te cilat, me pas do te perdoreshin per udheheqjen komuniste.

... Torturat dhe terrori psikologjik, do te linin shenja te forta ne trupin dhe shpirtin e Tomorrit. Ai, me mjaft urrejtje dhe shume i vrare shpirterisht do te tregonte me pas, per torturat çnjerezore dhe psikologjike qe i kishte bere kryehetuesi i famshem i birucave komuniste, krimineli Nevzat Haznedari. Mbas 10 vjet burg, Tomorri u lirua, por bisha komuniste nuk kish te ngopur akoma. Ai u internua ne nje fshat te thelle te rrethit te Korçes,Shere, ne nje nate se bashku me familjet e Asllan Merlikes, Sherif Merdanit e Zoi Themelit. Tomori, miku im,"rebel", nuk mund t'a duronte kete padrejtesi dhe nisi te fliste hapur kunder pushtetit, duke ikur here pas here pa leje nga vendi i internimit. Keshtu qe e rifuten perseri ne burg duke e denuar me dhjete vjet te tjera,duke perdorur deshmitare te rreme.. Pra, gjithsejt, 30 vite burg! ... Del nga burgu me 1987,dhe kalon vertet nje periudhe mjaft te veshtire pasi vampiret komuniste ,te pangopur me traumat e Tomorrit,pengonin dhe kercenonin hapur ,bashkimin e tij me familjen.Por djemte e tij Iliri dhe Arbeni,vecanarisht Iliri,nuk e braktisen asnjehere ,me perkujdesjen dhe perkrahjen edhe te nenes se tyre.

... Vite me pas, kur do te dilte nga burgu, ne u miqesuam edhe me teper e, une do t'a ftoja shpesh per kafe ne shtepi, ku ai do te me tregonte shume histori tragjike te jetes se tij. ( Shpesh, per ngjarje te jetes se tij, me fliste ne anglisht, gjuhe qe ai e zoteronte ne menyre te perkryer ). Ai me rrefente: E di si eshte puna?... Denimin e trete e kerkova vete. Flisja me qellim kunder pushtetit dhe qeverise. Ikja me ndergjegje pa leje nga vendi i nternimit. Sepse, une mendoja se ishte me mire ne burg, se sa ne internim...( Ne burg, ai kish ushtruar detyren e mjekut. Keshtu qe i kish shpetuar punes cfilitese ne bujqesi ).

Pas heqjes se ligjit "Mbi internimet" Tomorri u kthye ne shtepine e tij, por ajo s'ishte me e tij, shteti ja kish dhene ate dikujt tjeter. Kurre nuk do t'a harroj harbuterine dhe shpirtligesine e qeraxhiut te shtepise se Tomorrit,e te kryetarit te pushtetit ne lagje te asaj periudhe,dhe veglave te tjera te Sigurimit te Shtetit,njeres pa shpirt e moral,te ketij lloji,survejonin dhe kercenonin djemte ,Ilirin dhe Benin,per te mos takuar babane.Pasojat e survejimit ndiheshin ne cdo hap e dite ,edhe ne punerat ku bijte e Tomorrit punonin,.Presion psikollogjik,shpirteror,kercenime te paparishikuara kruspulloze,..Ky ishte humanizmi komunist!Qe ndante femijet nga prindi!. Tomorri nga vuajtjet dhe kalvari qe kish perjetuar, nisi te "qetesohet" duke pire alkool. Vitet kishin bere te veten dhe mosha po e linte. Ai i kish kaluar te shtatedhjetat. Po italianja e bukur ?...Oh, ajo kish vdekur dy vjet para se Tomorri te delte nga burgu i tij i dyte.Permbysja e regjimit komunist,dhe ardhja e demokracise ,me se fundi,pas atij kalvari te gjate mundimesh e vuajtjesh,i jep fund ndarjes familjare.Tomorri bashkohet ,me gruan dhe femijet e tij,ku tani familjes i ishin shtuar edhe dy mbesat,cupat e Ilirit,qe e donin dhe i donte aq shume. Vitet e fundit te jetes, ai i kaloi prane djemve te tij, por shume i rene shpirterisht e moralisht. Fitoi statusin e te perndjekurit politik, por prej tij nuk pati perfitim, sepse kish humbur njehere e pergjithmone jeten e tij, vitet e saj te cilat nuk i'a kthente asnje lloj "statusi"...

... Tomorr Lamçe dha shpirt prane djemve te tij, Ilirit dhe Benit,me 15 prill,1994.Ai u percoll,me nderimet ,dhe respectin me te madh,nga familja e tij,te afermit,miqte e tij,komshij te tij qe e kishin vleresuar dhe dashur,nga bashkevuajtesit e tij,ashtu si i kishte nder dhe respect nje intelektuali te shquar e i devotshem, si ishteTomorri.. Kurre, ne jeten time, s'do t'a harroj nje shprehje te Tomorrit, kesaj viktime te pafajeshme te Diktatures:

- Degjo, bija ime!... Njeriu eshte shume i forte e prej tij lind gjeniu. Sepse Gjeniu, nuk eshte gje tjeter veçse, nentedhjete e nente perqind vullnet e nje perqind talent. Mbaje mend mire kete: Kjo eshte nje thenje e Edisonit !...

I tille ishte per mua, Tomorri ! Gjeni qe pati vullnet e talent, qe arriti te perballonte nje jete me shume padrejtesi, drama e peripeci. Une do te doja t'i thurrja keto vargje mikut tim,"Nordikut rrebel":



Vetmi e tij s'tregohet dot me goje

S'gjej dot fjale ta them, s'kam fuqi

Ajo porte u mbyll, kur per ty kish nevoje

Tani rri hapur, por ne te s'hyn me njeri ...



... Dikush duhet te shkruante per ty, per vuajtjet e tua, miku im "rrebel"!.. Kur ishe gjalle, te isha lutur disa here te shkruaja per ty, por me shume modesti ti nuk kishe pranuar. Prehu i qete miku im! Me fal qe theva premtimin, duke shkruar per jeten tende. Por, dije, ti meritoje shume me teper se kaq !...I perjetshem ,qofte kujtimi tend!Amen!.



Raimonda Moisiu ( Hartford - CT, USA )