Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 10, 2005

Misioni Sekret nga Muharrem Blakaj

Romane

Misioni Sekret - Romane  nga Muharrem BlakajRomani i titulluar „Misioni Sekret“ i autorit Muharrem Blakaj, është një vepër letrare që për nga motivi sjell një frymë të re në letrat shqipe. Autori për gjith gjat strukturës të këtij romani shpalon një dramë rrënqethëse e cila ndërtohët mbi fatin individual, familjar e kolektiv të një populli në rrethanat e një tragjedije të përmasave apokaliptike. Autori i këtij romani për temën e veprës së tij trajton punën e shërbimit sërb në vlimet politike të viteve nëntëdhjeta gjat përiudhës së fundit të luftës në Kosovë, dhe deri në përfundimin e saj.
Kapitulli i parë i këtij romani fillon me pasqyrimin e ngjarjeve të stuhishme të protestave dhe demonstratave përmes të cilave një popull i tërë si uragan, kundreshtoj aneksimin juridik të Kosovës, dhe suprimimin e autonomisë nga ana e Sërbisë. Në këtë konteks, autori përmes strukturës tematike dhe përsonazheve të vepres pasqyron angazhimin e tërë një makinerie dhe, të gjith segmenteve tjera, me këtë rast edhe të shërbimit sekret sërb, për t’a mposhtur rezistencën gjithpopullore, si dhe inspiruesit dhe organizatorët e tyre. Duke lexuar këtë vepër mund të pikaset forca motivuese, pjekuria dhe mbarështrimi kompozicional i veprës dhe në veçanti zhdërvjelltësia dhe pjekuria e autorit për të krijuar rrethana të efektshme, duke pasqyruar veprimet, rrethanat dhe metodat mbi të cilat vepron ky shërbim, autori arrinë që pikrisht përmes këtyre të demaskoj fytyren kriminale, abuzuese e të pamoralshme të këtij shërbimi policor. S’do mend, se pjesë e këtij shërbimi jan edhe disa shqipfolës, të cilët me vetëdije bëjnë lojën e djallit në dëm të kombit të tyre. Filli i ngjarjeve në këtë roman fillon në kryeqytetin provincial të Kosovës por, pëmes një artikulimi të mirë të ngjarjeve nga autori, spostohët sa në një vend, sa në një vend tjetër, duke pasqyruar gjith ato rrethana të jashtëzakonshme, gjithë atë tragjedi që shkarkohej mbi një popull nga pjesë të padukshme, veprime të nëndheshme, që shpesh herë i shohim para syve tonë por nuk jemi në gjendje t’i akceptojmë.
Krahas veprimeve që ndërmerr shërbimi sekret serb, për të mposhtur rezistencën që bëhët në Kosovë, atij i duhën njerz të përgaditur, njerz të kamufluar, për t’i dhënë goditje vdekjeprurëse mergatës politike shqiptare në Evropë, e në këtë rast në Zvicërr, aty ku përpjekjet për organizim politik ishin më të fuqishme se kudo. Përmes emisarëve të vetë, përmes misioneve sekrete, ky shërbim dëshiron të arrij qëllimin e përqarjes totale të levizjes politike dhe të rezistencës shqiptare. Pikrisht, një mision të tillë sekret, autori e pasqyron përmes këtij romani. Pjesë e misionit sekret të këtij romani jan protagonistët: Fer Gjergjlekaj ekspert i zbulimit me akademi policore të kryer në Beograd, Brankoviq Marinko i denuar me njëzet vjet burg për krime të rënda, Starqeviq Misha i denuar me shtatëmbëdhjetë vjet burg poashtu për krime, Milivojeviq Momqillo alias Moma i denuar për shumë delikte si dhunues dhe vrasës i vajzave të mitura. Zgjedhja e kriminelëve nëpër burgje, studentet vullnetar, të rinjët nga jetimorët dhe dërgimi i tyre në detyra speciale, ishin metoda të vjetra në politikën serbe.
Fer Gergjlekaj, përsonazh kryesor i romanit „Misioni Sekret“ pasqyron prototipin e mercenarit, servilit dhe njeriut pa moral në shoqërinë shqiptare. Edhe në kohën kur fillon kthesa e madhe për pamvarsinë e Kosovës ai nuk parapelqen të shkëputët nga vargojt e tradhtisë dhe krimit ndaj popullit të vet. Përmes protagonistëve të Ferit, Momës, Mishës, Nebojshës autori arrinë të zbulojë një labirint të tërë me plot të panjohura të shërbimit sekret sërb duke pasqyruar pikrishtë këtë shërbim si mekanizëm të krimit të organizuar, prostitucionit, drogës, pastrimit të parave të pista, kurdisjeve të atentateve politike dhe mafioze dhe në fund qërimit të hesapeve në mes tyre, për të humbur gjurmët e krimit. Këtu jan ndërlidhur jo vetëm ambasadat e shtetit jugosllav, por edhe strukturat më të larta të këtij shteti.
Do theksuar se romani „Misioni Sekret“ i autorit Muharrem Blakaj është një vepër e strukturuar dhe e ndërtuar mirë si në planin ideor, ashtu edhe në planin artistik. Autori përmes këtij romani është dëshmuar si mjeshtër i hollë i kompozicionit, lëvrimit të temës, dialogimit, përshkrimit të situatave etj. Gjuha e pastër, stili i thjeshtë, pa ngarkesa simbolike dhe metaforike, bënë që kjo vepër të lexohët me një frymë, dhe të mbahët gjatë në kujtesë!