Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, tetor 16, 2005

Letra pershendetse nga diaspora(1 dhe 2)

Te medhenjte pak flasin...

Per lexuesit tone ,kontributi i krijuesit letrar nga diaspora(Danimarka) Luigj Shkodranit eshte shume i madh .

Kjo shifet nga shkrimet e tij qe i bene ne shum web faqe virtuale interneti,
si fjala vjen ne Albeuropa,Art-Cafe;dk-shqip etj,per cka lexuesit e FLORI-PRESS-it, FloArt-it , Luigjin tone e pershendesim ,qe sa me pare nga ai te elxojme dic te bukur si fjala vjen permbledhjen e tij me poezi...

Faleminderit edhe nje here vella i dashur Luigj Shkodrani.

Flori Bruqi

Prishtine,16 tetor 2005.

---------------------------------------
Letra 1.

From : luigj shkodrani
Sent : Saturday, October 15, 2005 7:39 PM
To : floribruqi@hotmail.com
Subject : Pershendetje


I nderuar z.Flori te falenderoj per pershendetjen qe keni bere ne drejtimin tim dhe ju jam mirenjohes per respektin,por une nuk bera asgje,vetem ju falenderova per ate pune te mire qe ke bere ju dhe grupi juaj punues.Kjo eshte nje pune e mrekullueshme qe i meriton levdatat.
Ndersa per punen time po te tregoj qe nuk jam marre shume me krijimtari te drejtperdrejte,me qe puna ime ka qene gazetaria,por ne kohen e lire kam shkruar poezi e ndonje tregim te vogel.sa te arketohem per vehte.
Kam kryer universitetin "Luigj Gurakuqi ",ne degen gjuhe letersi,kam perfunduar edhe degen e gazetarise,ku per nje kohe kam punuar ne nje gazete lokale,jam marre me shume me organizimin e aktiviteteve te rinise.Ne vendelindje jam marre me pune te ndryshme kulturore.Per nje periudhe kohe kam pregatitur edhe emisione te rinise ne radion lokale ne Shkoder.
Me ardhjen ne emigracion,kam kontribuar ne te gjitha veprimtarite kulturore e artistike qe jane organizuar nga komuniteti shqiptare i Danimarkes.Me qe ne kishim nje radio shqipe ku imitohej nje emision per femijet mergimtare,kam krijuar poezi ku femijet i kane recituar cdo te diele ne radio.
Gjithashtu jam Kryeredaktor i revistes "Aktuale",qe botohet ne Skandinavi.Krahas aktivizimit ne te gjtha aktivitetet qe ka organizuar komuniteti shqiptare,kam marre pjese dhe ne nje festival te kenges e te poezise shqipe qe organizohet ne ´Suedi i vetmi i ftuar qe perfaqesonte Danimarken,ne kete festival.Mora pjese me nje krijimtim timin.
Tani jam duke punuar ne nje permbledhje te krijimtarise sime nder vite,ku shpresoj se se shpejti do te perfundoje.
Ndersa tani po mirembaje faqen e lajmeve te Te komunitetit shqiptare ne Danimarke,ku i kam vene detyre vehtes qe te sjell ne kete faqe punen e mire e te lavdrueshme qe bejne miqte e koleget tane ne diaspore e vendelindje,ti njohim e ti lidhim shqiptaret ane e mbane botes,te jemi nje ure lidhese ne mes te shqiptareve ane e mbane globit qe rinia dhe femijet tone ta dine se ne po punojme tu leme dicka atyre,si ne histori ,ne kulture dhe ne te gjitha sferat e jetes.Ku gjuha jone te degjohet ne cdo vater shqiptare ane e mbane botes ku ka shqiptarte.
Besoj se keshtu te gjithe se bashku duke vendosur nga nje gur ne kete kala do te ngrejme kalane e madhe te shqiptarve.
Cfare te them i nderuar z.Flori me shume,Jam nga ata njerez qe nuk dua te flas shume per vete,por ka rendesi per mua qe komuniteti ku une punoj e jetoj te jete i kenaqur me punen time.

Letra 2.

From : luigj shkodrani
Sent : Saturday, October 15, 2005 11:50 PM
To : floribruqi@hotmail.com
Subject : Te faliminderit shume

Faleminderit e nderuar Flori,respekt e mirenjohje per ju dhe punen tuaj.Me bere nje respekt te madh.

Pershendetje e mirenjohje per ju Z.Flori e penda jote mos te shterofte kurre.
Luigji