Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, tetor 14, 2005

Leter nga Iljaz Prokshi per shkrimtarin Engjell Shehu

From : Iljaz Prokshi
Sent : Friday, October 14, 2005 1:13 PM
To : shehuengjell@hotmail.com, floribruqi@hotmail.com, g_ajgeraj@hotmail.com
Subject : Pershendetje



Z. Engjell,

Une Ju pergezoj per shkrimet qe jeni duke i bere ne websejtin tuaj. Jane vertet shkrime bashkekohore dhe shume aktuale. Njeheresh edhe temat jane mjaft te qelluara. Bile sot e lexova nje shkrim per 28 Nentorin. Cfare te them, punen qe duhet bere mbase historianet po e ben nje Engjell Shehu, dhe ate, me mjaft saktesi, tamam si njeri me komptence..

Degjo z. Engjell ti po e ben nje pune te madhe, por libri eshte ai qe te ben akoma me te njohur. Sepse shkrimet neper gazeta, agjenci ditore e te ngjashme here-here sikur i merr era, apo i lexojne, por lexuesit kane edhe pune te tjera dhe nuk rrin dot vetem mbi kompjuter.

Te jem me i qarte, une sa verej ti je njeri me talent te lindur si krijues dhe publicist. Poezite e tua estetikisht, me motiv satirik, por edhe ato lirike apo me taban sic themi kane nivel te lart estetik. Dhe kur eshte keshtu, pse te mos i botosh. Une mos harro kam punuar bukur rrast ne librin tend, qe e pata titulluar ZHGENNJIMI, dhe, punen qe e bera e bera nga dashuria per artin, per mikun, dhe e dyta, sepse, poezite ishin te inspiruara, heroi lirik ne to del shumedimensional.

Dal i here, o z. Engjell dhe mendo. Me mire nje liber qe do jetoje gjate e gjate apo nje shkrim publicistik, nje poezi apo dic ngjashem, qe e lexojne nje grup i caktuar lexueasish njeheredhe "iken"...

Por, por, sidoqofte, ti e ke fjalen. Une po t'isha ne poziten tuaj s'do e zhagitja dot me botimin e librit.
Dhe mos harro, une kam bere aq pune ne te, sa per te figuruar emri im faqet e atij libri. Tjetra e di se ke besim ne mua sic kam une ne ty dhe ne miqte e mi te adresuar.

Urime, urime,urime te gjitheve!

Paci Uraten e Zotit!

Miku juaj, Iljaz Prokshi