Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e mërkurë, tetor 26, 2005

Leter e hapur Rektorit të AEFS"VOJO KUSHI" z.Sejfulla SHTËFANI

Letër rekomande R- Nr-170373 Posta Tirana Datë:20.10.2005

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE

“VOJO KUSHI”

REKTORATI

Rr.”MUHAMET GJOLLESHEVA”,TIRANA-ALBANBIA

Nr.prot.226 Tiranë,më 18.10.2005.

Lënda:Përgjigje kerkesës ze Z.Flori BRUQI

Drejtuar:Z.Flori BRUQI

PRISHTINË

Lidhur me kerkesen tuaj per lejen e mbrojtjes se Doktoratures,prane kesaj Akademie,me njeren prej dy temave te propozuara nga ana e juaj,Rektorati

Pasi e diskutoi ate me pergjegjesi shkencore ne Departamentin e Shkencave te Edukimit Profesional,konkludoi sa vijon:

Temat ashtu sikurse jane konceptuar dhe trajtuar nga ana juaj,nuk mund te mbrohen ne Departamentin e Shkencave te Edukimit Profesional,mbase ato trajtojne probleme,qe nuk perfshihen ne programet e lendeve qe mbulon ky Departament.

(Vula e rrumbullaket me steme)

Rektori(nenshkrimi)

Prof.Dr.Sejfulla SHTËPANI

Letra 2.

AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTIT “VOJO KUSHI”

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT PROFESIONAL

Tiranë,më 14.10.2005

REKTORATIT TË AEFS”VOJO KUSHI”

PËRGJIGJE PËR FLORI BRUQIN

Lidhur më shkresën tuaj të dates 11.10.2005,Nr.108 Prot.,Departamenti i Shkencave të Edukimit Profesional iu kthen përgjigjen,si vijon:

1.-Temat ashtu siq janë konceptuar e trajtuar nga Z.flor Bruqi,nuk mund të shërbejnë për mbrojtje doktoranture në departamentin tone.

2.-Tema duhet të jetë formuluar e platforma të hartohet për fushat që mbulon departamenti ynë,veçanërisht në aspektin e Didaktikës së Edukimit Fizik.

3.Do të ishte e nevojshme që Z.Flori Bruqi të merrte kontakt paraprakisht me Departamentin e Shkencave të edukimit Profesional e me Degën Shkencore të AEFS”Vojo Kushi”,që ecuria për mbrojtjen e doktoraturës e tematika të realizohet conform udhëzimit për Kualifikikim Shkencor të MASH e kërkesave të departamentit tone.

4.-Për sa më sipër ,jemi të mendimit që Z.flori Bruqi të kërkojë ta mbrojë doktoraturën në fakultetin e Edukimit Fizik të prishtinës e jot e ne.

PERGJEGJËSI I DEPARTAMENTIT(nënshkrimi)

PROF.DR.Guido SUBASHI

Letra 3. dhe 4 si përgjigje e ime në letrën 1 dhe 2 janë dërguar sot në telefaksin nr:++3554226652 e AEFS”VOJO KUSHI”-Tiranë si dhe në e-mailin

e Kryeministrit tone Prof.Dr.Sali Berisha(kryeministri@km.gov.al) dhe Sektorit informative pranë Kryeministrisë Shqiptare në Tiranë(info@km.gov.al)

From :

Flori Bruqi

Sent :

Wednesday, October 26, 2005 6:37 AM

To :

kryeministri@km.gov.al, info@km.gov.al, i_prokshi49@hotmail.com, g.ajgeraj@bluewin.ch, shehuengjell@hotmail.com

CC :

floribruqi@hotmail.com

Subject :

Leter e Hapur per Kryeministrine Shqiptare

|

|

|


Attachment :

FloriBruqi-1.doc (0.03 MB)


Republika e Shqiperise-Tirane

Kabinetit te Kryeministrit Shqiptare

Personalisht :Drejtorit te Kabinetit Z. Arben Imami

Z.Imami,

Bashkangjitur më e-mail keni një Letër të hapur për zotërinjt e Shtetit Shqiptare,Leter kjo qe do ta behet publike ne shume web faqe interneti per mos efikasitetin ne lemin e Arsimit te Larte ne Shtetit Shqiptare , me fakte konkrete...

Ju lutem postoni atachmentin personave kompetente ,ngase jam tejet i rezignuar si shtetas kosovare....ne mos pergjigjje zyrtare nga Kabineti Berisha , stafi i tij profesional....

Te njoftohen me letren:

-Prof.Dr.sc.Sali Berisha,kryeminister shqiptare
-z.Arben Imami,Drejtor kabineti
-z.Genc Pollo,Minister Arsimi
-z.Halit Shamata,Z.Minister Arsimi
z.Myqerem Tafaj,Keshilltar per Arsim.

Me respekt

Flori Bruqi


(Verejtje: Letershkruesi eshte magjister i shkencave te Kultures Fizike dhe Sportit nga Prishtina,autor i 2o librave letrare dhe shkencore,gazetare , publiciste,moderatore ne 3 web faqe interneti)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTIV
”VOJO KUSHI”
Rr. Muhamet Gollesha
TIRANË

Rektorit: Prof. Dr. Sejfulla Shtepani
dhe përgjegjësit të Departamentit:
Prof. Dr. Guido Subashi

Të nderuar pedagogë!

Ju faleminderit shumë për informacionin Tuaj. Më sa duket nga përgjigjja diplomatike e AEFS “Vojo Kushi” në Tiranë, këtij institucioni të lartë shkencor i mungoka kuadri profesional në këtë fushë studimi. Dhe se Shtetit shqiptar nuk i lypsen psiko-sociologët sportivë, dhe më bënë të dyshojë se akoma sportit shqiptar i mungon një hulumtim i tillë, dhe se duhet të mendoj t’i qasem këtij lëmi edhe në shtetin amë.
Më vjen shumë keq që 2 librat e mi nuk paskan” vlerë “ si punime shkencore-doktoraturë(deri më tash vendorët e as ndonjë i huaj nuk iu ka qasur këtij hulumtimi- disa vjeçarë) .
Aq më shumë më vjen keq që profesorët e nderuar z.Sejfullah Shtëpani dhe Z. Guido Subashi nuk deshën shkencërisht për ta “kuptuar” atë çfarë unë si njeri i kam lejuar vetes, të humbas kaq shumë kohë, kur të njëjtën temë ma kanë pranuar për mbrojtje Disertacioni- Fakulteti Kineziologjikë i Universitetit të Zagrebit. Mbrojtja fatkeqësisht duhet të bëhet jo në gjuhën amtare. Ndoshta do të vijë koha që shkencëtarët e mirëfilltë nga Kosova do të gëzojnë diç nga Shteti amë, ngase unë nuk i përkas sojit të shkencëtarëve (kineziologëve Kosovarë dhe FYROM-as ) të avancuar në “ DOKTORA SHKENCASH “nga AEFS “VOJO KUSHI”-Tiranë, kohë më parë me tema tejet diskutabile të mbrojtura në Departamentin e Shkencave të Edukimit Profesional,që nuk dijnë t’i trajtojnë problemet kineziologjike aty ku këta “shkencëtarë”tashmë fatkeqësisht edhe ligjërojnë...Temat e tyre shkencore të bëra shkel e shko ,e që fatkeqësisht janë të “përfshira” në programet e lëndëve që mbulon ky departament(Atletikë,Basketboll,

Futboll,Lëvizje ritmike etj)tema këto të mbrojtura para një paneli të lartë shkencorë...

Pra,për këta “shkencëtarë”( Doktorata) me kompilimet dhe vjedhjet e tyre nga literatura serbosllave do të shkruajmë shkencërisht nje herë tjetër ...

Me respekt të sinqertë!

Mr.sc. Flori Bruqi

http://flori-press.blogspot.com

http://floart.blogspot.com

http://sport-ritmizemres.blogspot.com

http://www.google.com (search: Flori Bruqi)

http://www.alb-net.com(alb-shkenca.org)

http://www.metaforapoetike.de.vu (search:Flori Bruqi)

Ky informacion publikohet pa ndryshime np ueb faqet:

http://flori-press.blogspot.com

http://floart.blogspot.com

http://sport-ritmizemres.blogspot.com

http://www.metaforapoetike.de.vu

si dhe ju postohet për botim forumeve virtuale(www.alb-net-com për Art-Cafe; Alb-Shkence.org, www.Frosina.org,Shqip-DK,www.kumanova.li, www.bszh.ch etj si dhe mjeteve informative ne trevat shqiptare.

Prishtinë,26 tetor 2005. Flori Bruqi