Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 10, 2005

Kufij kam në mes nga Shpresa Ajvazi

Poezi

Kufij kam në mes - Poezi  nga Shpresa AjvaziShpresë Ajvazi na vjen me librin e parë, por na bind se krijimin e poezisë e ka kuptuar si punë serioze. Në librin e saj "Kufij kam në mes" Shpresa trajton jetën e njeriut tani me të gjitha dhëmbjet, vuajtjet, por pa
patetikë, pa klithma por me një qetësi poetike.
Kjo poezi është ndërtuar me metafora dhe figura tjera stilistike vetanake.
Vargu është i dendur, gjuha e pastër dhe e pasur. Libri nuk është i ndarë në cikle e duke e lexuar na duket se poetesha Ajvazi na thotë: "Mjaft ndarje".
Libri i Shpresë Ajvazit, "Kufij kam në mes", merret me përditshmërinë tonë , por pa rrëshqitur asnjëherë në zhurnalizëm.
Edhe pse ky është libri i saj i parë ajo ka sjellë një freski në poetikën tonë.