Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, tetor 10, 2005

Kolec Traboini: Leter nga Tirana

MBRESA TETORI NGA TIRANA

I dashur miku im Flori Bruqi, Prishtine

Deshire kam me ardhe ne Prishtine e te falenderoj per ftesen vellazerore, por keq me vjen se nuk kam mundesi per arsye se per tre kater dite nisem ne Boston. Por vitin tjeter kur te vij mbase gjej mundesi te jem ne Prishtine bashke me zonjen time dhe vajzen se edhe ato kane deshire me njofte Kosoven nga afer. Dua te te njoftoj si mik e koleg shkrimtar se ketu u festua 60 vjetori i Lidhjes se Shkrimtareve e Artisteve te Shqiperise ku mora pjese i ftuar nga kryetari i kesaj lidhje shkrimtari Zyhdi Morava i cili me priti edhe ne zyre e me beri te ditur reformat qe ai mendon me te drejte te beje ne kete shoqate shkrimtaresh. Kete program ai e shpalosi edhe ne Mbledhjen perkujtimore ku ne emer te ketij institucionit qe drejton kerkoi falje publike per te gjithe shkrimtaret e artistet e persekutuar nga diktatura rreth 92 vete nder te cilet edhe ai vete ka qene i burgosur. Theksoi se jane pushkatuar nga diktatura 7 shkrimtare cfare tregon tmerrin qe hiqnin intelektualet tek shihnin reprazaljet ndaj njerezve te mendjes. Zoti Morava beri thirrje per nje tejkalim te se kaluares duke shikuar ne te ardhmen. Ky eviniment u pasqyrua ne gazeten "Drita" qe doli te dielen e ku per kenaqesine time u botuan ne dy faqe krijimtaria ime poetike bashke me nje shenim shoqerues mbi autorin.Po te dielen, per koicidence, ne Radio Tirana nga ora 9 deri ne 10 dhjete te mbremjes dhashe nje interviste per krijimtarine time ne radio Tirana ne rubriken "Udhetim per tek vehtja" qe e drejton poetja e spikatun Valdete Antoni. Dy librat e mi te ri "E verteta perveluese e Aristidh Kolias" Ese, dhe libri poetik " Rekuiem per nje gjethe" dolen nga shtypi dhe ka nisur te shperndahet ...Dhe per koicidence eshte 5 vjetori i vdekjes se mikut tim te paharruar Aristidh Kolia e jam i ftuar te jap nje emision ne radio te merrkurren nga ora 9 deri ne 10, ne radio Tirana.Nuk e di a e degjoni ju atje ne Prishtine. Dy librat e mi te rinj do ti nisi menjehere me poste ne adresen tende, nga nje per ty e nga dy per Biblioteken Universitare Prishtine.Te pershendes nga Tirana qe kesaj radhe me kenaqi me qetesine e bujarine e saj intelektuale e qe me solli kenaqesi shpirterore dhe dua te shtoj se me doli krejt ndryshe nga se e prisja, sepse kam qene pesimist, por realiteti me bindi se jeta ne Tirane ka hyre ne hulline e arsyes qetesise e te mirekuptimit e prej saj duhet te ndikohen te gjitha qytetet e hapsira shqiptare te pakten ne ate pjese gjysmake e cunguar qe quhet Shqiperi.Dhashte zoti qe nje dite te bashkohemi e qe ta shohim ne te gjalle enderren tone shekullore per nje shtet e komb te perbashket qofte kjo edhe duke hyre ne Europe.

Vllaznisht nga Tirana, Kolec Traboini, 8 shtator 2005

www.traboini.com