Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, tetor 16, 2005

Kendi letrar i forumit virtual "Tan portal"-Kanada

Këndi Letrar në TanPortal - 16 Tetor 2005

Dërguar të Saturday, 15 October @ 17:47:42 GMT nga tan


E djela letrare me znj.Marjana Lulushi, z.Engjell Shehu dhe z.Petraq J. Pali

Eja sa me shpejt
znj.Marjana Lulushi

sukseset e tua me dehin,
zgjuarsia jote me lumturon,
ke te zgjedh nga te dyja?
te dyja i pranoj.

qetesia qe me jep,
perhere me duhet,
humori yt,
asnjehere s'paguhet.

malli qe eshte mbledhur,
lehtas me ngacmon,
kurdo qe te vish,
do te jete vone.

zjarri ne shpirt,
mbahet i ndezur,
edhe lutjet e gjata pafund,
te lutem,eja sa me shpejt tek une.

le ti harrojme te gjitha,
te jemi vec une e ti,
deshira e marre,
dhe puthjet me ty.

Te pres me mall,
me brenge ne shpirt,
e di se vec pak do jesh,
edhe prape do largohesh ti.

Po edhe grimcat jane me vlere,
se lenda nga molekulat perbehet,
te gjitha castet tona,
do te bejne nje veper te madhe.
15 tetor 2005


Meditime per Ty
sa shume ke vepruar,
me durim edhe pasion,
me ke shnderruar nga bishe,
ne nje nuse me medalion.

me ke dhene jete,
me ke dhene hapesire,
boten me ke falur,
diamante e xhevahire.

jam e pasur tashti,
sepse jam me ty,
te kam ne cdo moment,
me mrekullon ti.

ti di te prekesh ndjenjat,
nga ty une edhe lotoj,
por shumeplaneshi yne,
eshte me madheshtor.

te kam te shtrenjte,
te kam mik e shok,
por dije mire,
te gjitha jane tok.
16 tetor 2005


Nenes time
atje larg ke mbetur,
e vetmuar,e heshtur gjithnji,
doren ve lehte ne faqe,
mendohesh pafund ti.

sa shume mall,
ke mbledhur ne shpirt,
sa shume lutje ke derguar lart,
fjalet kane mbetur edhe dhoma e thate.

Tashti vec nje lutje mendon,
e thua me ze per dite,
vetem njehere,njehere,
te te takoja ty.

Nena ime, je larg,
te pakten njehere do qe te shihemi,
une dua te jem prane teje,
dhe kurre mos te ndahemi.

me eshte mbledhur malli,
me eshte bere kala,
kaq e madhe qenkam,
gjithshka mbakam brenda?

Nena ime, je e mire,
je shume e duruar e di,
tashti shume faza u harruan,
por jo une e ti.

Si Zoti na denoi,
kaq shume ne te dyja,
valle kaq shume gabuam,
sa kurre s'u harruan?

sa lutje, e lote,
sa pergjerime pa fund,
endrra te gjata,te shqetesuara,
per te takuar,ty, mami im.

pasi gjithshka e rendita,
pyes veten me dyshim,
ia vlen kjo sakrifice?
ketu ne mergim?

Zerin ta degjoj,
foto kam nga ty,
kam edhe video,
po prape s'te kam Ty.

Me mungon tmerresisht,
me dhemb ne shpirt,
Me mundon pafundesisht,
KURRE s'gjej qetesi.
16 tetor 2005


--------------------------------------------------------------------------------

Ngordhi breshka
z.Engjell Shehu

O bobo ç’eshte kështu
foli breshka shume e nxire
e sëmurë duke rënkuar
mori rrugën qe pa gdhire

Ece e ece pa ndaluar
neper pyll e neper gurë
me një frymë duke folur
ne atë vend s’kthehem kurrë

Po për dreq pak me tutje
qe luani i krekosur
ndaj s’ia mbajti te afrohej
breshka qorre e menderosur

Kur Luani u ngrit ne kembe
futi kokën nene samar
dhe nga frika dot s’lëvizi
desh te kthehej ashtu zvarre

Menjëherë luani foli
hajde breshke mos ki frik
vazhdo rrugën nuk te prek
dhe pse vjell vrer përditë

Te njohe mire ty moj breshk
kali kuq flet keq për ty
me ka fol e me ka treguar
breshke qorre me një sy

Do te mbrohesh e shfajësohesh
plot mëkate breshk ke bere
ku ke vjell e ke helmuar
dëshmitare ke një pyll te tere

Pse te duken breshke ty
gjithë armiq e kundërshtar
thirri mendjes reflekto
bene vet a je e marre

Desh Luani te afrohej
por me pas breshka nuk foli
qe e lodhur e nxori shkumë
ra përmbys e pastaj ngordhi
16 tetor 2005


--------------------------------------------------------------------------------

Poezi/Koment
z.Petraq Pali tek Vasil Qesari ... dhe Primo Shllaku!!!

"Lulet e se keqes"
(per z. Vasil Qesari, nga pJp)
Sa e heshtur rinte kenga
Ne sepete e ne sirtare
Djalerine t'a kish enda
Mbyllur brenda ne pllockare *(dryna)

I rethuar dhe i t'kurur
Vargu te levron ne gji...
Hape thesin qe ke ruajtur
me margaritaret e djaleris !

"Pena"juaj e florinjte
Shket e shkruan cdo gjini
Vasil Qesari te thone...
Nxiri c'ke brenda ne gji !

Dergou njerezve dhurate
ato vargje te Florinjta
Leri le te marin drite...
Mos i kyc mos i mbaj brenda !

Eresira kish mbuluar
Ndjenjat endrat e rinis...
Sikur vargu t' fluturonte...
Pre do beheshe e policis.. !

Kemi vite qe ne pame
Eren e kendeshme te liris...
Habitem pse vargu juaj
"arestuar" ende ri ?

"Lulet e te keqes"
shpirtin fort te kane munduar
Neper vite e dekada...
Bashke me tya udhetuan !

Na magjepse mik i dashur
"Lule" "bombe"ishte vargu
I rrethuar neper tela
Komunizmi na kish kallur !

Prandaj them sa mire bere
Se shume na ke embelsuar
Permes vargut permjet kenges
Historia duhet shkruar !

Nuk harohen ato vite
Kur jetonim ne censure...
Se lirine dashuruam
nuk shperthenim si furtune... !

Edhe "lulet" ngelen lule
Se cdo varg kullon ne lot...
Iku djaleria vate...
Boll duruam e s'durojme dot !

"thueja kenges rini...thueja kenges gezim plote/
qeshu rini qeshu/ se bota eshte e jote.../(Migjeni)
Me dashuri Vasil Qesarit

--------------------------------------------------------------------------------

NE "ENDERRIMTARET" E KOHES SE ENDRRAVE TE NDALUARA ...
( Variacione mbi kengen "Imagine" te John Lenon )
I dashur Petraq

Sot ne mengjes, lexova vargjet qe ti, shoku, miku e njeriu im i afert dhe i dashur, kishe shkruar per poezite e mia. Te them te drejten u preka. Njeriu eshte nje qenje delikate e nuk eshte veshtire te behet shpejt sentimental e nga nje here bile edhe "narcizist". Sic e mesove edhe nga fjalet e mia qe shoqeronin ato poezi, eshte per here te pare qe une nxjerr nga"blloku"im personal, te vjeteruar nga koha ( te cilin e morra me vehte nga"arkivat"e mia ne Vlore,gjate veres qe shkoi),natyrisht me rezerve e ndrojtje, poezite e mia te kohes se rinise. Ato kishin qendruar aty, ne shtepine time,ne nje"baule" dhe une i nxorra ato prej "sarkofagut" te tyre ( ku ndofta do te ishte me mire te vazhdonin te qendronin ), jo me paramendimin a qellimin per t'i bere publike por, me nje deshire inkoshiente per t'u rikthyer edhe nje here ne kujtimet e atyre koheve te erreta e asfiksuese, atehere kur ne enderronim te shihnim horizonte te tjera, te ndryshme nga ato qe na ofronte regjimi,nderkohe qe degjonim kengen "Imagine" te John Lenon -it.

Ndokush edhe mund te thote se, ky gjest i imi, per t'i bere publike keto poezi te thjeshta e modeste qe shumekush nga ne edhe mund te kete shkruar na ato vite,mund te jete nje tentative per t'a futur vehten ne rradhen e "disidenteve". Jo!... Jo!...Ne asnje menyre!...Une s'kisha vuajtur,nuk isha ndeshkuar direkt nga regjimi komunist,isha bir i nje anetari partie,pata studjuar ne fakultetin e letersise e, pastaj, per"merita te vecanta"isha emeruar mesues ne fshatin me te thelle te Skraparit - ne Backe. Por, ti me njeh mire,une pervecse isha i ri e enderrimtar qeshe formuar edhe nga nje "brume" i vecante. Si shume te rinj e te reja te asaj kohe,edhe une enderroja per nje jete tjeter e, nuk ishte"buka e gjella", ato qe mund te me benin te lumtur. Kerkoja shume me teper...Por, ato qe kerkoja ose me sakte qe enderroja, ishin gjera te pamundura...

Prandaj, sinqerisht te rrefej se, poezite e mia, ne vend qe te quhen te tilla, me se tepermi jane vargje te shkruara ne momente te shpeshta deshperimi,pezmi e revolte, te cilat une,me guximin e moshes e nga fakti qe per rrethanat ne te cilat isha rritur, s'kisha frike i hidhja here pas here,aty ne "fletorken"time sekrete. Duke vepruar keshtu, une s'kam bere asgje te vecante e per me teper, aso kohe, as qe me shkonte mendja se po merrja "pozen"e qendrimin e nje "disidenti". Ishin te tjere ata qe, vertet, kryenin veprime me te guximeshme se te miat por, ata nuk ishin me mua aty rreze malit te Ostrovices, ne ajer te paster e transparent, por ne galerite e Spacit apo kampet e punes,ane e kend Shqiperise.

Me kete rast, deshiroj te kujtoj nje mik te ngushte, i cili me qendroi prane me miqesine e tij duke u bere per mua, ashtu si Stratfordi per David Koperfildin. Ai ishte vertet poet, njeri me shpirt e sens poeti. E quajne Primo Shllaku.Ishte nje nga miqte e mi te ngushte te jetes studenteske. Inteligjent, poliglot, imponues me kulturen e tij te gjere e dijet ne shume fusha ai, dukej se kishte zbritur si "Messia"nga nje "planet" tjeter e te impresiononte me Heshtjen dhe Vetmine e tij. Nje Heshtje e cila fliste shume me teper se gjithe "altoparlantet" e "burite"e propagandes totalitare. E kam ndjekur fatin e mikut tim ne vite; ne ato vite te trishta pa drite e pa shprese dhe, kam ndjere gjithmone dhimbje per fatin e atij njeriu te lindur artist e, medet, per nje tjeter bote. E kujtoja, nderkohe qe mua, here pas here, indirekt me vriste edhe ndergjegja e ndjeja bile edhe nje sens "kulpabiliteti" nga qe une, pak a shume, kisha pasur "fat" te kisha,me pas,nje pune te privilegjuar, nderkohe qe Primo vazhdonte te ishte mesues ne nje fshat te humbur te malsise se Shkodres. E, une sa here e kujtoja ate, ndjeja nje dhimbje te thelle per dramen e nje njeriu i cili pervecse meritonte shume, vazhdonte te rrezatonte ne memorien time,per cdo cast, admirim,dije, sqime, cilivizim,pasion e dituri....

T'i tregoj te gjithe keto ,sepse, Primo Shllaku, ka botuar keto vitet e fundit dy vellime me poezi te shkruara gjate Nates Totalitare e te cilat e pane driten vetem pas tridhjete vjetesh. Lejome te te rekomandoj ti lexosh vargjet e tij,i dashur Petraq, e jam i bindur se do te kuptosh se cdo te thote te shkruash poezi te vertete,ne rrethana e gjendje shpirterore "disidente"si te atij...Keto te miat,edhe pse "pjelle" e nje guximi te cartur, te cilat me se shumti,ndofta,mund te me kishin cuar edhe ne burg per pese a me shume vjet, gjithsesi nuk e kane aspak forcen, kuptimin,driten e vleren e vargjeve te tij...Eshte kjo arsyeja pse,une prej shume vitesh kam hequr dore nga te shkruarit poezi. Se pari, sepse aso kohe,une s'mund te shkruaja vecse poezi "blloqesh"personale e, se dyti sepse e ndjeja,isha koshient se Poezia ishte nje "barre"e rende, te cilen une s'mund t'a mbaja dot mbi shpatulla. Per nje gje te tille, sinqerisht, nuk e ndjeja vehten te afte e te zot, as dje e as sot...

Gjithsesi te falenderoj per fjalet e tua te sinqerta.Falenderoj gjithashu edhe shume te tjere. Miqte e mi Vitoren,Meriten, Fatmirin, Sillon, Monden,Kolecin, Mardenen, Lushin, Eleonoren etj...Ne fund te fundit, ne nje fare menyre, njeriu e ndjen vehten ne "konfort shpirteror"kur degjon te tilla fjale te mira, apo jo?... Nje situate te tille, s'besoj te jem une i vetmi qe e provoj...