Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, tetor 30, 2005

Huazuar nga web faqja Shqip-DK

Hëngra 33 pula të ngordhura dhe jam shëruar nga reumatizma

Lajme nga Shqipëriashkodrani Shkruan "“Brenda dhjetë ditësh kam ngrënë afro 33 pula të ngordhura dhe nuk më ka gjetur asgjë, por përkundrazi, tani më është zhdukur edhe sëmundja e reumatizmës”.....................

Kështu u shpreh dje, njëra nga gratë e fshatit Vërnik të Korçës, Ollga Lavdari, e cila dëshmon se jo vetëm, që nuk ka pasur asnjë pasojë nga tavat e pulave të ngordhura, por sipas saj, ky lloj ushqimi i veçantë, e ka lehtësuar së tepërmi edhe për shërimin e sëmundjes së reumatizmës.Gruaja 62-vjeçare kishte kohë që merrte ilaçe të rregullta për reumatizmën, por ato nuk i bënin asnjë efekt. Ndofta, kjo vinte ngaqë shumica e ilaçeve në Shqipëri vijnë pasi kanë përmbyllur afatin e skadencës dhe për këtë arsye nuk bëjnë më asnjë efekt. Por, ja papritur në fshatin Vërnik u shfaq një sëmundje e shpendëve, që shkaktoi ngordhjen e rreth njëmijë pulave. Disa prej familjeve fshatare, i groposën pulat e ngordhura, por disa të tjerë i rropën dhe i poqën në furrat e zjarrit. Dhe kësisoj, edhe në familjen Lavdari ndodhi e njëjta gjë. Njerëzit e shtëpisë nuk i groposën pulat e ngordhura, por i futën ato në fuurë. Dhe megjithë pengun, që kishin mbi mungesën e vezëve, përsëri në atë periudhë, drekat dhe darkat e vërnikasve ishin shumë të pasura me mish pule. Ndërsa 11 ditë më pas njerëzit nuk kishin asnjë pasojë. Madje disa prej tyre ndjeheshin edhe më mirë se më parë. Një prej tyre ishte edhe Ollga Lavdari, e cila dje, pranoi të tregonte eskluzivisht historinë për gazetën “Sot”.
Si ju duket tani koteci i boshatisur?
Më pikon në zemër se unë merrja çdo ditë rreth 25 vezë. Tani nuk e shoh dot kotecin, por sa të kalojë kjo e keqe do vë pësëri një klloçkë për të mbajtur pula. Se nga pula nuk të vjen asnjë e keqe. Ja, unë kisha 33 pula dhe e pastroja çdo dy-tre ditë kotecin. Tani s’kam asnjë.
Si ndodhi që pulat ju ngordhën menjëherë?
Ishte pasdite dhe unë pashë që dy-tre prej tyre nuk qëndronin dot më këmbë. Dridheshin dhe rrinin në kotec. Pastaj në darkë mora ca ilaçe në farmaci dhe ua hodha në ujë, po nuk po gjenin derman. Kurse të nesërmen në mëngjes i pashë që më kishin ngordhur gjysmat. Të tjerat që ishin akoma gjallë po shfaqnin shenjat e dridhjeve. E kuptova se do të më ngordhnin edhe ato.
Çfarë ilaçi i dhatë pulave?
I dhashë tetraciklinë. Edhe më parë, kur kishin ndonjë siklet u jepja tetraciklinë dhe shëroheshin.
Si vepruat pasi patë se pulat kishin ngordhur?
Nuk kishin ngodhur të gjitha. Vetëm gjysmat. Unë i mora dhe i futa në disa kusi për të zjerrë. Nuk e mora vesh se kush ishte e gjallë dhe kush e ngordhur se mu ngatërruan kur po i rripja. Prandaj i futa të gjitha. Thashë me vete: të dalë ku të dalë, një jetë kemi. Pastaj fillova t’i ha bashkë me një pjesë të familjes. I çova edhe krushkës nja tre-katër copë, po ajo kishte shumë merak dhe sa e mori vesh i hodhi të gjitha në plehra. Biles, nga meraku u sëmur dhe u shtri në krevat. Kishte frikë se mos kishte marrë ndonjë virus, ngaqë thoshte se ato ishin të sëmura.
Ç’bëre me pjesën tjetër të pulave?
Për katër ditë i hëngrëm të gjitha, ndërsa kockat i groposëm thellë që të mos përhapej ndonjë sëmundje.
Si e ndjen veten 11 ditë pasi i ke mbaruar të gjitha?
Shumë mirë. Nuk kam asnjë dhimbje dhe asnjë shqetësim. Më duket se edhe kocka më është forcuar. Kurse reumatizmën e flamosur nuk e ndjej më. Se më parë, kyçet më therrnin gjithmonë sa vinte sabahu. Kurse natën flija me ilaçe. Ka disa ditë që nuk përdor më as ilaçe, se nuk kam asnjë dhimbje. Krushku më thotë se ato ilaçe mund të kenë qenë të skaduara, prandaj m’i shtonin dhimbjet akoma më shumë. Kurse krushka është bërë keq dhe ma hedh fajin mua. Thotë se mos është infektuar me virus, prandaj e ka dizinfektuar edhe krevatin.


SOT

Per"Shqip.dk"Shkodrani"