Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 15, 2005

GEZIM AJGERAJ :RECENSION

RECENSION

Fjala magjike në laryshinë e vargut poetik

"Muzat i bien lyrës", poezi, botoi revista "Fidani", Prizren, qershor, 2005

Gëzim AJGERAJ

Projekti letrarë i revistës "Fidani", për mbledhjen e krijuesve dhe poetëve prizrenas brenda këtij libri e poezi, është akt i guximit, vandosmëris dhe dashurisë për fjalën e bukur poetike. Si e tillë kjo përmbledhje me krijuesit dhe poetët Prizrenas, krijon një laryshi poetike që sjellë botëra të ndryshme të ngacmimit poetik të shkrira në simfoninë e vargut. Libri me poezi "Muzat i bien lyrës", në ete i mbledhë nga krijuesit e rinjë dhe deri tek poetë tani më të afirmuar në letrat shqipe dhe kjo laramani krijuesish na bënë të kuptojmë se ky libër përmbledh një kolorit të larmishëm poetik i cili në vete përmban kualitete dhe vlera. Nikohsishtë kjo vjen si një mirënjohje për krijuesit e rinjë, të cilëve u jepet mundësi në hyrjen e rrugëve të reja të botës së artit metaforik, e cila mundësi duhet çmuar lartë. Së fundi është një mirënjohje edhe për qytetin e Prizrenit, sepse pas "Sinopsis kohës" të botuar nga KL. “Fan S. Noli”, Prizren, 1995. , kjo përmbledhje vjenë si një tufë trëndafilash që zbukuron pranë bukurive të tij. Natyrisht është edhe puna e krijuesve që e nderon atë. Së fundi edhe për neve si pjesë e kësaj metafora që sjellë libri, është i mirëseardhur nëpër biblotekat tona.

Qyteti si ngacmim i muzës poetike

Poezia e këtij libri është tërheqëse, e thjeshtë me një shprehje të lehtë të frymëzimit autentik, pa grimasa e kozmetikë të jashtme, por i nxjerrë nga shpirti i njeriut tonë aq të vuajtur për lirinë, me aq mundë e nxjerrë nga katrahura e robërisë, me luftën që e kaloi populli ynë. Shtresime këto që flasin për një kohë e cila pa tjetër ka lenë gjurmët e veta edhe ndër krijuesit tone Është një varg që ngre zërin e dhembjes nëpër të kaluarën tonë aq të dhimbshme e me plagë, një akord spontan për lirinë, një himn për dashurinë ndaj atdheut i cili shpesh identifikohet edhe qytetin e lashtë buzë Lumbardhit, ndërsa për lexuesin është një reminishencë e rizbuluar veqanarishtë për qytetarin Prizrenas, i cili për mes vargut shijon bukuritë e qytetit të tije. Dashuria për qytetin buzë Lumbradhit, shprehet për mes formave dhe simbolikave që janë pjesë edhe e tij;/ Bistrica lëpin qetas gurët e urës / rrugët zbrazen nga zhurma / mbushën me dritë / fq. 105, poezia : Prizreni natën. Poezitë e këtij libri kanë pothuaj se një rezonancë zgjimi, që brenda për brenda kanë një vlim të cilin e patë akumuluar koha dhe si shpërthim i sajë vjen ngacmimi i muzës poetike e cila përmes notave të vargut në pentagramin e metaforës shprehet lirshëm pa e kursyer fjalën as dhuntinë e vetë por përmes figurës dhe simboleve e bënë një akt që kapërcen kohën dhe bëhet tingull në varg.

Koloriti i vargjeve në gjerdanin poetik

Idetë dhe motivet e shkrira në këtë libër, siç e thamë më lartë në të shumtën e vargjeve e prekin të shkuarën tonë jo edhe të largët dhe aq të dhimbshme e cila shkrihet në varg. Kjo edhe na vjen si një çlirim i brendshëm shpirtëror, për shumicën e autorëve në këtë përmbledhje. E kaluara e zezë, që na rrinte si korb mbi kokë na vjen: / Çdo mbrëmje më sillet si gjarpri / herë në gur herë në thikën e zezë/, fq. 117, poezia ë pritje afër larg. Edhe pse tani ajo kohë shikohet nga një prizëm tjetër, gjurmët e saja i hasim kudo në vargje: /jo që se deshe jetën jo që s'e deshe dashurinë / të dyja t'i vranë ta plagosën lirinë / Fq. 30, poezia Identifikim me barin. Ndërsa dashuria për atdheun vjen e portretuar herë si dhembje e herë si krenari për atë që bëri populli i ynë nëpër përpjekjet për çlirim: /Drenicë lot i dhembjes krenare / Lahutë kreshnikësh në odat shqiptare / Fq. 11, poezia; Drenicë kështjellë baroti. Pra është një simbolikë e qëndresës kombëtare, e cila për gjatë gjitha kohërave nëpër histori, e mbajti ndezur zjarrin luftës për liri. Kjo dashuri për atdheun na vjen edhe përmes respektit të veprës sublime të dëshmorëve: / E laj fytyrën me ujin e kësaj vije / rrjedha e së cilës kalon nën këtë lis / dhe më thotë - nëse vdes - kështu vdis! / fq. 52, poezia Te varri i shokut (kushtuar S. Berishës). Plagët tona janë të shumëllojshme, që janë të mbushura me plotë dhembje, e që pa tjetër rrënjët i kanë në të kaluarën tonë. Ato sikur i rrinë përmbi dashurisë ë atdheun dhe e ngacmojnë çdo herë atë, për të na nxjerrë nga udhë e harrimit; / Ditëudhëve tona i shkruajmë pendesë / letër i qojmë mallit mos na lër në harresë / dhe me mallin tonë e bëjmë një kronikë / i shkruajmë kohëpaardhurës shpresë në lirikë / fq. 43, poezia Udhë e zjarmi. Pra katandia e jonë vjen edhe nga përtej atdheut dhe bëhet simfoni e dhembshme në varg. Duke qenë vigjilent të kohës jo edhe aq te përshtatshme në të cilën gjendemi sot, ajo na vjenë si një katandisje, pse jo: / kur njerëzit bëhen numra / çdo gjë humb kuptimin / fq. 5. poezia Katandisje. Është një pakënaqësi e përgjithshëm me kohën nëpër të cilën po e kalojmë, pa tjetër se poeti e ndjen dhe nuancat e kësaj katandisje ngacmojnë muzën poetike për tu bërë varg. /Kudo lëvrijnë anakronistët futuristë / E zhgënjyen porosinë e këtij shekulli / Uji guror pikëlon në gjenet njerëzore / fq. 112, Asketizmi. Dhe e gjithë kjo kacafytje, sikur nga njëherë na nxjerrë në paudhësi, deri në mohim, që nuk do të na bënte fare mirë si shoqëri. Dhe si thirrje ngritet zëri poetik i cili kërkon ruajtjen e tradicionales, sepse pa të kaluarën s`do të ishim as ne e s`do të jetë as e ardhmja. / E reja dhe e vjetra në mua thyejnë shtizat / e së kaluarës dhe të tashmes / në mua ka mbetur diç nga tradicionalja / thellë në shpirtin tim të plagosur / fq. 26. poezia: Kacafytje brezash. Dhe klithma e këngës nuk ndalet, sepse është shpresa ajo që i prinë njeriut, poetit i cili me vargun e tij si një maratonomak i dritës, bëhet; / Klithmë e shpirtit të etur / pishtarë për ditën e bardhë / mendjendritur /, fq. 56, dhe ai nuk ndalet, por i qëndron vigjilent kohës së mjegullt e cila po na përcjellë plotë plagë, siç ishte dhe rrita e jonë; /kur i mësova shkronjat e para / i lexova të plagosura / dhe për plagë shkrova / fq. 83, poezia; Plaga. Pra e kaluara mbetet si një foto e dhembjes në muzën e vargut; / Fotografitë e familjes i ka djegur zjarri i luftës / kujtimin e rrallon hiri i biblotekës që nuk egziston më / fq. 94, poezia; Foto e dhembjes. Megjithatë drita e ditëve të bardha që ka filluar të shkëlqejë, hapë shpresa; / Ardhmëria ime / më e lumtur je ti / liri / fq. 97, poezia Ardhmëria. Dhe koha ecën siç thotë poeti; / Koha ecën, ecën / me shi qoftë a me diel / në mot me acar po / me shtërngata në qiell / fq. 103, poezia; Koha ecën, siç ecë edhe vargu i poetit i cili vigjilon krah sajë. Në fund edhe dy vargje të bukura nga ky libër; / Se nga i bie fundërrinës së kujtimit tonë motak / Engjëllor më kall tek buzët tek këta sy të zi lotakë /, fq. 67, poezia; ëndërrishte. E gjithë kjo laramani tingujsh na vjen si ngacmim i brendshëm i muzës poetike e cila hynë në varg me motive të pasura artistike. është e pa mundshme të përmblidhen të gjitha motivet dhe krijuesit brenda këtyre pakë fjalëve, por më se miri ato gjenden brenda këtij gjerdani poetik të qëndisur me dyzeteshtatë ngjyra nga krijuesit dhe poetet Prizrenas.

Gëzim Ajgeraj, 11.10.05, Zvicër.