Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 08, 2005

From : Flori Bruqi
Sent : Thursday, October 6, 2005 5:19 PM
To : art-cafe@alb-net.com, floribruqi@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi-Gezim Ajgeraj:Shkrim i Arsim Ajgeraj

Përgatiti: Arsim AJGERAJ

Arsim Ajgeraj
Si ndodhi që "Hëna e plotë" ta shëndrrojë qytetarin "romantik" në vrasës të pa skurpull, i cili i përjetonte transformimet në stilin e doktor Xhekillit dhe kolegut të tij Hajd, duke u shëndruar në sadist të atillë që rrallë shifet e edhe më rrallë mund të përshkruhet dhe çka në të vërtetë lindte nga Fransoa Leroji?...


NDIKIMI FATAL I HËNËS


Të gjithë flisnin për të se është një pesëdhjetvjeqar me dukje të një djaloshi. Shokët dhe ata që e njifnin e përshkruanin si njeri shumë të sjellshëm dhe të butë. Fëmijëve u ndihmonte ta kalonin rrugën në vende të rrezikshme, më të vjetërve u a barte torbat, gjithkujt i ndihmonte kur kishin nevojë. Ai gjithashtu organizonte aksione humanitare dhe merrte pjesë në to, i ndihmonte njerëzit fizikisht, me këshilla dhe jo rrallë edhe materialisht. Pos kësaj ai për ndryshim nga njerëzit e tjerë, të cilët i janë besnik vetëm parasë dhe fitimit, ishte njeri i kallëpit të vjetër dhe shpesh humbej në ëndërrime romantike duke mos u ruajtur as nga të tjerët.
Përveç kësaj, i adhuronte kuajt dhe gjithmonë mundeshe ta gjesh në garat e tyre. Binte në sy se kuajt i donte si qenje të gjalla e jo si mjete për fitim. Pra nuk ishte qudi që 46 - vjeçarin Fransoa Leroj e adhuronin të gjithë.

Për fat të keq më vonë u kuptua se ky njeri i zakonshëm dhe shumë i adhuruar nga të tjerët është një vrasës shumë i rrezikshëm dhe jo bash i përditshëm, sepse u vërtetua se ai i ka kryer shtatëmbëdhjetë krime seksuale-sadiste ndërsa i shtohen në barrë edhe nëntë të tjera! Policia e kryeqytetit të Francës një kohë të gjatë vuante nga neuroza kolektive për shkak të disa rasteve të paspjeguara: vinte natën, në mënyrë sadiste shfryhej në to dhe në fund i mbyste. Nuk i zgjidhte viktimat, kështu që vriste edhe vajza të reja të moshës 18 vjeqare edhe plaka të moshës 73 vjeqare. Ai ato i ngulfiste, i rrihte, i shponte me thikë, i dhunonte dhe në fund i vriste në mënyra të ndryshme. Vetëm tri prej tyre nuk i vrau dhe ato i ndihmuan shumë hetimeve të policisë.

Po, Fransoa shpesh dilte vonë nga shtëpia pas mesnate, dhe këtë e spjegonte me nervozën e paspjegueshme e cila e shtyente të dilte dhe të shetiste. Dilte i shqetësuar - thotë Brizhit Varga, e cila me të i kishte kaluar pesë vjet e gjysmë në martesë.
Kundrejt saj ai ishte shumë i kujdesshëm, bile i butë dhe kurrë nuk mundej të kuptohej se ai në të vërtetë ishte një psikopat me kërkesa të sëmura sadiste. Gruaja e dytë e tij, në gjykim thoshte se familja e tij veçanarisht nëna, kurrë nuk e kishin pranuar, sepse nënën e kishte diktator të llojit më të keq e cila në shtëpi nuk e lejonte përdorimin e alkoholit, duhanit bile edhe qeshjen me zë.
Ajo gjithmonë vendoste në emër të tij, bile edhe për gjëra si zgjedhja e pastës së dhëmbëve apo gjatësisë së pejve të këpucës.
Psikiatrët thonë: ajo grua është person posesiv me autoritet agresiv, sjelljet e saj kanë lënë shenja në djalin e saj. Psikiatri prof. Zhak Kozini shkon edhe mëtej duke thënë se nëna e tij ka pasur ndikim fatal në të birin e vet.

Rrethanat vendimtare


Por cila ishte rrethanë vendimtare në formimin e një personaliteti maniakal dhe vrasës?
Si fajtore kryesore u cilësua caku i vjetër dhe i tashëm i çdo romantiku e ajo është HËNA. Sepse, Fransoa Leroji renditej në kategorinë e atyre personave të cilët mjekët i quanin " homme de Lune" pra njerëz të hënës. Ekspertët mjeksorë të cilët e kanë kontrolluar të akuzuarin dhe të cilët e përcillnin gjendjen e tij, mundoheshin që në mënyrë objektive ti tregojnë gjygjit ndikimin misterioz të hënës në sjelljet kriminale të romantikut të akuzuar. Testet e ndryshme treguan se Leroi në mënyrë të veqante sillej kur ishte hëna e plotë. Për dallim nga personat e tjerë, te ai gjatë kohës së hënës së plotë rritej tajimi i hormoneve, deri sa në gjak kishte sasi senzacionale të adrenalinës. Bëhej i parahatshëm, fillonte të vraponte dhe ti mëshojë me grushta dyerve to Parizit dhe në fund nisej për në shtëpinë e viktimës ose atë e gjente edhe rrugës. Tajimi enorm i hormonit fillonte në mbrëmje të natës me hënë të plotë dhe nuk i binte as pas mesnate. Psikiatrët mendojnë se Leroi natën përjetonte transformim në stilin e dr Xhekillit dhe dr Hajdit, duke u shëndruar në vrasës të cilin as nuk mundesh ta përshkruash.

Ç'farë është ndikimi i hënës


"Tek i akuzuari ekziston një element sekret i ndikimit të hënës të cilën shkenca edhe në shkallën e sotme të zhvillimit ende nuk mundet me spjeguar. Por nuk ka kurrëfarë dyshimi se i akuzuari në kohën e hënës së plotë shëndrrohet në një personalitet krejt tjetër, deri sa në proceset e tij fiziologjike vjen deri te alarmime dhe ndryshimet e mëdha dhe të quditëshme. Në të vërtet vjen deri te aso tajimesh të hormoneve të cilat ishin dashur të priten te dhjetë njerëz përnjëher e jo vetëm te një njeri i vetëm. Përveç kësaj vjen edhe deri te ndryshimi i tonusit të muskujve të cilat tkurren dhe forcohen e që në medicië janë vërejtur vetëm te disa sëmundje".
Kështu para gjygjtarit u shpreh psikiatri tjetër, prof. Ogist Sharije.
Por në gjyq u kuptuan edhe disa fakte tjera. I akuzuari që në vitin 1962 ishte denuar me 20 vjet burg për shkak të vrasjes së tezes së vet. Mbrojtja e tij këtë e arsyetoi me atë se ai atëherë në moshën 16 vjeqare ishte i traumatizuar me vdekjen e dajës së vet, që ai e donte shumë, si dhe me vetëvrasjen e shokut të tij më të ngushtë nga shkolla. Gjyqi i ndjeu edhe disa të dhëna se i akuzuari kishte jetuar në një pronë të pasur të fshatit në një rezhim të rreptë ku babai e urrente si vrasës deri sa nëna, fanatik i madh fetar, i rrinte si një "mur i pakapërcyeshëm" duke e ruajtur veqanarisht nga shoqëria me femra. Edhe psikiatrët edhe mbrojtja e tij thanë se Fransoa Leroi ka qenë viktimë e ndryshimeve patologjike të natës, kur edhe ishte i zoti ti kryente veprimet e veta kriminale, duke u bërë një maniak sadist-mazohist dhe duke e kompenzuar inferioritetin e vet ditor.
Si ndikonte Hëna në vrasësin? A çfaqet shpesh ky fenomen? Çfarë janë ato rreze rë cilat drejtohen nga Hëna dhe futen në njeri?
Në Francë filloi intenzivisht të kërkohet përgjegjja!